Për të siguruar qumështin e nevojshëm për popullatën, Shqipëria përherë e më shumë po i drejtohet importit.
Donjaldo Hoxha, nga shoqata Industria e Përpunimit të Qumështit, tregoi sepse gjithnjë e më shumë kjo industri po i drejtohet Serbisë për të importuar qumësht.
Hoxha evidentoi mungesën e prodhimit vendas të qumështit, ndërsa theksoi si më kryesoren çmimin më të ulët të këtij produkti në vendet e rajonit.
“Situata është drastike dhe emergjente. Kjo është situata më e vështirë që po kalon industria e përpunimit të qumështit që nga krijimi i saj. Ne i drejtohemi importit vetëm në rastet kur nuk ka lëndë të parë brenda vendit tonë. Kërkesa e tregut është dinamike dhe sezonale.
Në muajt e verës kur kemi rritje turizmi, ne duhet t’i drejtohemi importit për lëndën e parë. Por duhet përmendur se çmimi i qumështit në Serbi është 15-20% më i lirë se në Shqipëri. Në Shqipëri, qumështi lëviz nga 50-52 cent. Në vendet e rajonit ai lëviz nga 32 deri në 36 cent.
Ky ndryshim çmimi vjen, në radhë të parë, për shkak të politikave subvencionuese që vendet e rajonit kanë për sektorin e blegtorisë. Kjo bën që fermeri shqiptar të jetë i disavantazhuar në krahasim me fermerin e rajonit”, tha Hoxha për A2.
Ndërkohë, edhe Irfan Tarelli, drejtor i politikave bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, e pranoi rënien e prodhimit të qumështit në vend dhe këtë e lidhi me familjet në fshat që gjithnjë e më shumë po mbajnë më pak lopë.
Tashti esht ber fshati si qyteti , katundaret kan ardhur ne qytet dhe ju ushqen serbia , shyqyr qe keni serbin qe ju furnizon me produkte blektorale dhe me miell. Shtet i mar fund .
Kollaj te ankohesh po veshtire te prodhosh. Fshatra te prapambetura, pa infrastrukture dhe pa tradite zhvillimi intensive. Nuk perballohet turizmi me nje lope qe mban fshatari as me nje dylym toke qe ka ai. Aq sa ai prodhon nuk e shet dot. Rruga deri ne treg i shkon me shtrenjte se cmimi qumeshtit. Duhen ferma te medha dhe politika mbeshtetse.
Po pse jo nga Maqedonia apo Greqia. Por pikerisht nga Serbia. Shume shpejt dhe uji do te vije nga Serbia. Nderkohe qe injoranca shqiptare merret me diten e vdekjes se Skenderbeut. E cila eshte nje date e cila asnjehere nuk eshte festuar. Por eshte nje date e shpikur para pak vitesh. Sot shqiptareve i erdhi dita qe te pine qumesht nga cicat e Serbise. Patjeter pse jo do te thone neser edhe Skenderbeu ka pire qumesht Serbie. Sepse edhe ai bire shkije ishte.
Shume analiza behen per kete problem, por nuk e kuptoj se ku eshte e keqja ketu. Shteti Serb subvencionon cmimin e qumeshtit qe vjen ne shqiperi, pra serbi paguan per ne, e jo ne per serbin. Kjo eshte ekonomia e tregut. Se dyti nqs shoqeria do te subvencionoje per bujqesine, perimet, qumeshtin etj., mos i bie me mire qe shteti te mos harxhoje asnje lek dhe cmimet ne vend te jene me te ulta per shkak te importit?!! dhe ato lek te perdoren ne vend tjeter. Dhe me keq akoma prodhuesit bejne protesta se perse shteti nuk i subvencionon, pra perse shteti nuk u jep para qe qytetari me parate e tij te bleje ne treg qumesht me te shtrenjte.