Mjeku kardiolog: Variantet e reja të Covid lënë pasoja serioze në zemër

1 Shkurt 2022, 15:44Sociale TEMA

Variantet e reja të Covid-19, siç është dhe ai Omicron shkaktojnë probleme serioze edhe në zemër. Sipas mjekut kardiolog, Taulant Gishto pasojat dhe komplikacionet janë nga më lehtat e deri tek më të rëndat.

“Ajo që kemi vënë re në variantet e reja të Covid-it, është prekja e muskujve të zemrës duke rezultuar në miokardite masive dhe lidhet shumë më shpesh me Omicron se sa me format e tjera. Perikarditet janë më të shpeshta, fatmirësisht janë të lehta si dhe uji në zemër. Format e lehta e mesatare mund të trajtohen në shtëpi me trajtim medikamentesh”, u shpreh mjeku.

Edhe pas periudhës së kalimit të virusit, nëse pacientët kanë lodhje, probleme me frymëmarrjen apo luhatje të tensionit, duhet të tregohen të kujdesshëm.

“Pas Covid, nëse disa javë më pas vazhdon mbajtja e frymës, lodhja, debulesa, palpitacioni, prania e hipertensionit te ata që nuk e kanë pasur më parë ose shtimi i stadit te ata që vuajnë, është kambana e alarmit për t’iu drejtuar kardiologut për një vizitë rutinë”, shtoi ai.

Sipas specialistëve ndryshe nga të rinjtë, moshat e treta duket se tregohen më neglizhentë përballë komplikacioneve afatmesme dhe afatgjata të koronavirusit.

 

5 komente në “Mjeku kardiolog: Variantet e reja të Covid lënë pasoja serioze në zemër”

  1. Daja says:

    Po pse streson njerzit kot o doktor leshi
    Ku di ti apo bota pasojat , sikur omicroni ka 30 vjet qe eshte cfaqur, ka vetem 5-6 muaj.

  2. Anarko-Sindikalisti says:

    Legen, mashtrues e sharlatan!
    Omicron thote, vaksinat mRNA more faqezi i shkaktojne perikarditet dhe miokarditet!
    Maskara!
    Po vjen dita dhe per ty!
    Ne litar kete zagar!

  3. Mario says:

    Nuk jane variantet e Covid qe sjellin pasoja ne zemer por vaksinat, sidomos tek moshat e reja. Keta genjejne.

  4. qytetar says:

    Ju po i vrisni njerezit duke krijuar frike dha panik.
    Doktor kriminel.

  5. qytetar says:

    Drejtohuni per viztite ….se eshte keq per Leke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje