Me reshje të dendura dëbore ka nisur muaji shkurt në Dibër dhe Bulqizë.
Reshjet nisën në orët e para të mëngjesit dhe trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 10 centimetra, ndërsa në zonat e thella malore në 30 cm.
Për shkak të reshjeve të dëborës është krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në akset kombëtare, ku kalohet me zinxhirë.
Rruga e Arbrit nga Peshkopia deri në Klos kalohet me zinxhirë, ndërsa By-Passi në Qafën e Murrizit është i bllokuar. Kompania ndërtuese e rrugës po punon me 4 mjete borëpastruese për hapjen e saj.
Në aksin Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë, në segmentin rrugor Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë dhe në Dibër – Librazhd kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.