Na furnizon Rusia e Serbia, importi i grurit vitin e shkuar u rrit, bashkë me të edhe çmimi

2 Shkurt 2022, 10:51Sociale TEMA

Shqipëria është ndër shtetet me varësinë më të lartë për sa i përket importit të grurit, dhe ky hendek u thellua edhe më tej vitin e shkuar. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë 2021-shit u ble nga jashtë një sasi prej 272 mijë kuintalë drithëra, niveli më i lartë i gjashtë viteve të fundit.

Rreth 70 për qind e drithit vitin e shkuar rezulton të ketë ardhur nga Rusia, ndërsa pjesa tjetër nga Serbia.

Po pse kjo varësi e lartë nga jashtë për një ndër vendet më bujqësorë në Europë?

“Kjo ndodh për shumë arsye, por këto 30 vite bujqësia është lënë jashtë vëmendjes së qeverisë nga financimet. Nuk ka financime. Reformat që bëhen nuk janë të studiuara. Në këtë situatë ne jemi të pajustifikuar të kultivojmë misër e grurë”, u shpreh agronomi Zef Gjeta.

Bashkë me sasinë më të lartë të importuar në vitet e fundit, Shqipëria pagoi më shtrenjtë se kurdoherë për drithin e blerë. Nga të dhënat, rezulton se gjatë vitit të shkuar një kilogram u ble me 37 lekë, niveli më i lartë në 6 vitet e fundit.

“Çmimi ndryshon në varësi edhe të tregut. Por kur je i varur nga jashtë e pëson më shumë dhe e dyta cilësia. Ne marrim grurë, miell e misër të një cilësie jo të mirë. Kjo dëshmohet si nga çmimi referencat ndërkombëtare dhe nga analizat për përmbajtjen e proteinës dhe amflatoksinës”, theksoi Gjeta.

Referuar të dhënave të INSTAT, Shqipëria arrin të prodhojë drithë sa për të përmbushur 45 për qind të nevojave. Kultura bujqësore kultivohet kryesisht në Lushnje, Maliq, Divjakë, Korçë dhe Elbasan.

Sikur të mos mjaftonte edhe kjo sasi po vjen duke u tkurrur nga viti në vit për shkak se tokat po lihet djerrë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në vitin 2016 u mboll një sipërfaqe prej 70,511 hektarë e cila u reduktua në më pak se 54 mijë në 2020-n.(A2)

6 komente në “Na furnizon Rusia e Serbia, importi i grurit vitin e shkuar u rrit, bashkë me të edhe çmimi”

  1. qytetar says:

    Epo ina SOVRAN …thone Poltiqkanet.

  2. Mondi says:

    Rusia po mban me buke evropin she keta duan te bejne lufte mw rusin. I beni vete dy llogari kush del i humbur, Rusia sigurisht nuk vdes per buke sepse eshte nje vend i madh dhe superfuqi..

    1. Agronom says:

      Jane lajme vetem per injorantet e patriotet e leshit. Asnje nuk mbjell grure ne Europe se sado te mbjelle ka kosto shume me te larte se gruri rus e kanadez. Edhe ai grure qe mbillet ketu eshte cilesia me e keqe ngaqe sdo asnje hyzmet e ben vetem per kafshett. E dyta : shprehja e famshme e Hrushovit qe mbillni kultura te tjera se gruri ke ju ska asnje leverdi megjithese kane kaluar 65 vjet eshte me se e sakte.une habitem akoma si ka mundesi qe mbilleshka grure kaq shum ne Shqiperi

      1. agro-leshi says:

        po te jesh ti agronom, une jam papa i romes

      2. Wheat says:

        Sot ta jep interneti cdo informacion qe do, nese do ta kerkosh! Te thuash se asnje ne Evrope nuk mbjell grure eshte gomarllek prandaj lexo para se te flasesh:

        https://en.m.wikipedia.org/wiki/International_wheat_production_statistics

  3. Enveri says:

    Ore pse nuk I thoni Governatores se Shqiperise shoqes Kim te nga dergoje grure nga USA me cmim me te mire se Serbia e Rusia? Enveri e prodhonte ne vend me teknologji me te vjeter. Bravo Qeveria!!! Cojini paret e Shqiptareve ne RUSI e Serbi se kane nevoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje