2 në 3 shqiptarë mendojnë se inceneratorët janë aferë korruptive

3 Shkurt 2022, 21:00Sociale TEMA

Shqiptarët mendojnë në shumicë se koncesioni i inceneratorëve është një aferë korruptive.

64,3% e të anketuarve në Barometrin e Euronews Albania janë përgjigjur se kemi të bëjmë me abuzim me pushtetin dhe korrupsion.

Një në pesë shqiptarë (19,4%) mendon se është shkelur ligji në dhënien e koncesioneve, por që opozita i ekzagjeron ato.

Edhe vetë votuesit e Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit mendojnë se inceneratorët janë abuzim me pushtetin.

Thuajse gjysma e tyre (45%) mendojnë se ka pasur korrupsion, ndërsa më shumë se 74% janë të bindur se në këto koncesione ka shkelje të ligjit.

Gjetjet e Barometrit në Euronews janë të anketës së kryer në datat 13-24 Janar me 1000 intervista ballë për ballë në familje.

4 komente në “2 në 3 shqiptarë mendojnë se inceneratorët janë aferë korruptive”

  1. Jorgo says:

    fshati qe duket nuk do kallauz!

  2. Jeton says:

    2 ne 3 shqiptar jane loqe

  3. Taulant says:

    Kjo eshte nje ceshtje per hetim dhe jo ceshtje perceptimi. Qe une si qytetar te jap mendimin/perceptimin tim duhet te kem ne dore shume dokumente, te pyes shume aktor dhe te njoh shume mire ligjet referuese dhe aktet nenligjore. Pra eshte pothuajse e pamundur. Prandaj jane institucionet si kontrolli larte i shtetit, prokuroria, etj.

  4. trimi says:

    Ka gjo ne Shqipëri që nuk është korruptuar. Dhe ke mjeku me shku te shef nga duart kot ti thuash që më dhemb kemba

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje