Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë do të jetë gati këtë verë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në Facebook, ku shkruan se ai do të vihet në shërbim të Shqipërisë turistike dhe do të afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër vepër të bukur që së shpejti do t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike, siç është Tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kjo nuk është hera e parë që kreu i qeverisë publikon pamje nga tuneli i Skërficës. Në fund të korrikut të viti të kaluar ai publikoi pamjet e e momentit të hapjes së tunelit, i cili do të shkurtojë me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë.
Edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi në gusht të vitit të kaluar se rruga do të jetë gati para sezonit të ri turistik, ndërsa garantoi një lëvizje më të lehtë për qytetarët dhe duke i dhënë një hov të ri zhvillimi turizmit të zonës.
Tuneli i Skërficës ka një gjatësi prej 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670 m, sipas të gjitha kushteve të sigurisë.
Hajde veper hajde……made in Turkey!
Ti marresh te keqen Turqise! Kur krahason Shqiperine e Edroges me Turqine e ERDOGANIT.
Gabim fatal ne jete!
=
Po si mo fshatar mund te krahasosh Shqiperine rrumpalle, vendin me te prapambetur , me ndonje vend te Ballkanit!
=
Po ti ske nje hekurudhe, drita dhe uje, o trapush i realizmit socialist.
=
*Se kam me ty personalisht, por me bagetine shqiptare…lol
Me duket si tuneli i ujit te ftoht ne vlore2.5m i gjer dhe 3m i larte, apo gabohem ?
.
Ok po te pakten te kalojm dhe ne shoferat e dalikes.
O ju dhjefsha me gjith Kardhiq, rruga e Ndroqit qe ndodhet mes dy qyteteve kryesore eshte ne meshire te fatit dhe ju mereni me Kar dhi qi n
Ate harkun s paskan dit me e bo i cik me drejt. Kan mar dhe miliona euro