Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare “burrnesha” e famshme e Tropojës

6 Shkurt 2022, 20:45Sociale TEMA

Një “burrneshë” ishte një titull që e merrte gruaja e cila vendoste të mos martohet deri në fund të jetës së saj. Ajo merrte përsipër në familje punë që janë në traditën e meshkujve dhe kishte një status njësoj si të meshkujve në familje, apo edhe më gjerë. E tillë ishte gruaja nga Viçidoli, Fatime Bardhi, e cila e ndërroi emrin në Hajdar. Lajmin për ndarjen e saj nga jeta në moshën 90 vjeçare e kanë dhënë të njohurit e saj.

Hajdar (Fatime) Bardhi vishej si burrë dhe në kokë mbante qeleshen e bardhë. Jeta e saj ishte e mbushur me shumë sakrifica. E lindur me 13 prill 1931 ajo përjetoi burgosjen dhe internimin e babait të saj në kampin famëkeq të Portolongones ne Itali. Ai ishte ndër antifashistët e pare te Malësisë së Gjakovës. Më vonë përjetoi edhe vdekjen e parakohshme të vëllait te vetem, duke marre pergjegjesinë për rritjen dhe edukimin e 6 fëmijve te tij. Në një moshë fare të re, u kthye në “burrë” dhe madje u angazhua edhe në shumë punë publike të kohës.

Burrneshat, të njohura edhe si “virgjëreshat e betuara”) i përkasin një tradite që u krijua dhe u zhvillua përgjatë një periudhe disashekullore, por që vazhdon të jetë e pranishme ende sot, kryesisht në disa zona periferike të veriut të Shqipërisë. Arsyet e lindjes së kësaj tradite lidhen me një sërë faktorësh, në bazë të të cilëve qëndrojnë rregullat që organizonin dhe orientonin shoqërinë e dikurshme.

Ndër këta faktorë, më themelorët lidheshin me nevojën që kishin familjet pa një trashëgimtar mashkull për të ruajtur pasurinë familjare; për të shmangur ndonjë konflikt me pasoja fatale; për shkak të kushteve të vështira të jetesës, të cilat e detyronin një femër të shndërrohej në personin kryesor që kujdesej për familjen; por edhe për shkak të një zgjedhjeje personale që bënte femra, e cila dëshironte të bënte një jetë të tillë.

Kjo traditë, pavarësisht se në përmasa më të vogla, vazhdon ende sot në Shqipëri në disa zona. Aktualisht, një numër i vogël i tyre jetojnë kryesisht në veri të Shqipërisë, si në Shkodër, Dibër, Mat, Bulqizë, Kukës etj. Për historitë e burrneshave në Shqipëri janë botuar edhe libra, ndërsa një interes të veçantë ka pasur edhe kinematografia, ku janë realizuar dokumentare a filma të veçantë mbi këtë traditë.

8 komente në “Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare “burrnesha” e famshme e Tropojës”

  1. Alfred says:

    Qofsh e parajsës moj zonje, do Zoti e tërheq kemben zvarre e mer per ne ferr dike nga fshati jot, qe po na e bene jetën ferr ketej nga anet tona ku njerëzit duan te jetojnë te qete.

  2. Nandi says:

    ‘Burrneshat Tropojes”! Thoni me mire lezbikja e Tropojes

    1. LALA says:

      Landi shko mer ndonjë “çibuk,, me që e ditke atë punë. Ajo sakrifikoi jetën për fëmijët e vëllait more idjot, ndërsa ti e vret vëllanë se jotëmë ju ka me burra të ndryshëm.

    2. toku says:

      ooo Nandi ooo kar me zile

    3. Shmil Gurra says:

      ORE, trap barbar.NANDI!
      Është pjesë e ETNOKULTURËS ARBNORE. JETA e pamëshirshme kushtëzon një status që do një KARAKTER tepër të LARTë, një përballje me vështirësitë. DinjiTET.
      “Primitiv është ai individ që nuk është i vetëdishëm e shpërfill vlerat e kolektivitetit (kombit) pjesë e të cilit është ai” – MARXI.

  3. Taipi says:

    Vari hajdarin.

  4. Një Tropojan. says:

    Kam lindur dhe jetoj në qytetin B-Currit, Hajdar Bardhin e kam njohur që kur isha fëmijë. Kam patur dhe ruaj rrespektin më të madh per këtë person, i cili ishte i thjeshtë, i ndershem dhe shumë punëtor. Familjes së tij ja prezantoj ngushllimet e mija. Kurse ty komentuesit “Nandi”, megjithse mundem, por në këtë koment ngushëllimi që po ja drejtoj një familje që ka një vdekje brenda sajë, nuk po ju ofendoj rëndë ashtu siç e meriton, por të keni turp për fyerjen që keni bërë ndaj një personi që ju nuk e njifni. Turp turp turp.

  5. H Hyko says:

    Krenar familja dhe gjithë Tropoja për këtë burrneshë do të jenë përjetë.
    U prehësh në paqe !
    Ngushëllime Trashgim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje