FOTOT: Kamioniste që 19-vjeç, rrëfimi i vajzës shqiptare që ka habitur Italinë

9 Shkurt 2022, 10:59Sociale TEMA
FOTOT: Kamioniste që 19-vjeç, rrëfimi i vajzës shqiptare

Bianka Dervishi është shqiptarja që i ka habitur të gjithë në Itali.

Edhe pse e re në moshë, ajo vendosi të bëhej… kamioniste.

Gjithmonë e lidhur ngushtë me automjetet, ajo tregon se ishte 19 vjeç kur hypi për herë të parë në kamion.

“Lashë profesionin tim si parukjere për t’ju përkushtuar më shumë kamionit”, tregon ajo për Euronews. Fillimet për të nuk kanë qenë të lehta, por mbështetja më e madhe ka qenë familja e saj.

“E kisha të vështirë t’ua thoja familjarëve, por pastaj ata ishin të lumtur, sidomos babai”, tha ajo. Sot Biankën e shoqërojmë në kamion, ku na tregon më gjatë për punën e saj si shofere kamioni. Një ditë pune për të fillon herët në mëngjes.

“Zakonisht bëjmë nga 400 kilometra. Pushojmë çdo 4 orë e gjysmë.”, tha ajo. Po si reagojnë njerëzit kur Bianka drejton kamionin?

“Në kompaninë që jam, jam e vetmja vajzë aty, por kur unë zbres më shikojnë më çudi”, tregon vajza. Bianka jeton prej 16 vitesh ne Itali, po a do kthehej ajo në Shqipëri për të vazhduar profesionin e saj si kamioniste.

“Mua Shqipëria më pëlqen shumë, por nuk mendoj se do të rikthehm në Shqipëri”, thotë ajo. Si kamioniste e zonja, Bianka  ndan me ne një rregull  që çdo shofer nuk duhet ta harrojë.

“Telefonin nuk duhet ta prekim, të mos tejkalojmë oraret e punës”, shprehet ajo. Pasi ndau me ne pak nga eksperienca e saj, e shoqërojmë Biankën për në destinacionin e saj të radhës.

13 komente në “FOTOT: Kamioniste që 19-vjeç, rrëfimi i vajzës shqiptare që ka habitur Italinë”

  1. Gogogo says:

    Shume e mire. Vajze punetore. Te rujt zoti.

    1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      Bianca dhe Dervish…!!!??? Hahahaha!
      Pafytyresi sunitesh shqipfoles…..

      1. Pa vlere says:

        Qenie e pazhvilluar parazite.
        Shikon vetem te gjesh gabim te gjithkush qe nuk eshte si ty.
        Një qelizor i shkrete!
        Brezi trete i joti do jete sherbetor i brezit te trete te Biankes.
        Per nje arsye te thjeshte o njeqelizor:
        Se rraca jote duke e quajtur veten superiore, thjesht nuk do shumohet, dhe do jete pakice!
        Ndersa punetoret si Bianka do ju marin ne pune juve qe jeni pakice.
        (Flas per rracen tende nga formimi qelizor dhe zhvillimor. Nuk merrem fare me fenë qe ti ke. Se orientimin e cdo diskutimi me fene – e ke ti eksluzivitet si njëqelizor qe je)

  2. Alex says:

    Respekt. E mbaresi.

  3. shoferi i vjeter i RT says:

    Nuk perben lajm pompoz , ka shume gra qe ushtrojne profesionin e shoferit ne kamiona te medhenj , keshtu si ka ecur sot zhvillimi i automjeteve , drejtimi i tyre eshte thjesht nje zbavitje , per sa i perket drejtimit te automjetit , per sa i perket regullave te qarkullimit ne rruge , veshtiresite jane standarte …..vec mos haroni , chiqnim ne te zinjte me kamionet primitive , zil , zis , skoda rt , per mos te shkuar te lumverdhat kineze , atje te binte bretku ……me vone erdhen dhe karpatet rumune , liazet me te modernizuara ….tani eshtethjsht zbavitje ….me thoni mua se ckam hequr vite e vite me rt me timon mekanik , zbrisja dhe ngjitje Muzinen me timon mekanik …..gjithsesi njebravo per zonjen , vec se eshte femer i takon nje respekt ….

    1. Jorgo says:

      perben lajm qe c’ke me te, moshataret e kesaj dua te rrojne duke reklamuar sumen online!!!

  4. dikur says:

    Zanat i rende kamioni. E kam me te provuat jo me te drgjuar. Nga 10 foto vetem 3 kishte ne kamjon. Nuk duhet te çuditen ata qe e lexojne si lajm. Tek ne eshte ne ky eshte lajm i hershem shume. Harruat pjesen teatrale “Lezja”. Edhe kengr me çifteli ka patur per kete teme.

  5. Lapraks says:

    Po cka habitur kjo mer cka habitur kjo katunare. Italia as e di qe kjo ekziston. Ca jane kto lajme patetike qe na nxjerrin provinciale fare ?‍♂️

  6. Cuko says:

    Edhe kjo ishte ne Sanremo

  7. Detari says:

    kjo po femer origjinale, jo si ajo turkja e mbuluar me shami

  8. enea says:

    ore apo jeni ne vete ju qe shkruani..habiti italin ..ne itali ka me qindra gra e vajza kamioniste, ….

  9. D.Didani says:

    Mos e teproni me Titullin e lajmit!
    Ne vendet e ndryshme te botes,vajzat dhe grate me Makina te renda ka shume!
    Lajmi eshte qe edhe kjo shqiptarja jone,qe na ka habitur ne dhe jo Italine …punon ne nje pune te rende,sepse eshte puntore dhe familjare,eshte ne grupin e BURRNESHAVE dhe jo atyre vajzave qe rrine ter diten ne Smart phone! PIKE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje