“Ish-kryetarit i bëri magji”, Berisha ‘kërcënon’ Ramën e Bashën: Do përfundoni në koshin e plehrave të historisë

9 Shkurt 2022, 18:33Politika TEMA

Ndonëse KQZ vendosi që të përjashtojë grupin e Sali Berishës nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhje e 6 marsit, Berisha është ndalur ditën e sotme në Lushnje ku edhe ka bërë prezantimin e  kandidatit për kryetar bashkie, Elton Bano.

Berisha dha dhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Lulzim Basha, për të cilët u shpreh se do të përfundojnë në koshin e plehrave të historisë.

“Edhe këtu dhe në këtë rast fermerët e Lushnjes qytetarët duhet të votojnë ndryshimin sepse ndryshimi është një mesazh për Ramën dhe regjimin e tij, është një mesazh se me Lul Bravën do përfundoni në koshin e plehrave të historisë. Është një mesazh për mijëra e mijëra të rinj të cilët presin me padurim si rreze shprese votën tuaj për ndryshimin me datën 6 mars”.

Berisha ka përmendur dhe takimin e zhvilluar në 2017 mes kryeministrit me kreun e opozitës tek Pallati i Kongreseve.

“Në vitin 2017 Rama përdori mashtrimin me 62 premtime mashtrime, përdori banda dhe shumë mënyrë por përdori edhe naivitetin e tmerrshëm të ish-kryetarit tonë të cilit sikur i bëri magji në një takim  të papritur 5-6 orësh dhe nuk morëm vesh çfarë ndodhi. Nga ajo kohë në zgjedhjet e vitit 2021 ai vendosi sistemin e patronazhistëve sistem i përdorur në partinë e punës. Basha tradhtoi votën tuaj në mënyrën më të pabesë. Tani dua ti pyes pak qytetarët e Lushnjes a mundet ky njeri që të luftojë Ramën. Rama i dha vulën, logon e PD me policë dhe rrëmbyen. Ai ka vendosur shpirtin e tij logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj në dispozicion të Ramës. Ndaj dhe çdo votë për kandidatin e tij i cili unë nuk e njoh as nuk merrem me të fare”.

2 komente në ““Ish-kryetarit i bëri magji”, Berisha ‘kërcënon’ Ramën e Bashën: Do përfundoni në koshin e plehrave të historisë”

  1. Shqiptar says:

    Ti Sali gjendesh ne keto momente ne koshin e plehrave te historise. Gjendesh ne Kosh si Hajdut, minues i demokracise dhe shantazhues i drejtesise. Dhe do mbetesh perjete ne koshin e plehrave te historise. Je nje i vdekur qe flet.

  2. Goni says:

    O qelbesira pse i jepni hapsire ktij halje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. K
    Kelly

    Martesa ime ishte pothuajse në pikën kryesore kur pashë një koment për një burrë të quajtur Dr GIDEON. martesa ime ka qenë e qëndrueshme, faleminderit për gjithçka që keni bërë për mua, mund t'ju siguroj që ta kontaktoni atë, ai është i aftë me magjitë e mëposhtme: * Unë e dua magjinë * magjitë e martesës * magjia e parave * magji fati * Magjitë e tërheqjes seksuale * Magjia e shërimit të SIDA-s *Shpella e kazinosë * Shpellat e mallkuara u hoqën * Mbrojtja drejtshkrimore * Magjia e Lotarisë * Magjitë me fat * Magjia e fertilitetit * Unaza e telekinezës Nëse jeni atje dhe keni nevojë për ndonjë lloj ndihme këtu është WhatsApp i tij: 2347042191323 Email: [email protected]

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje