“Saliu ka hyrë në ‘shtëpinë e Ilirit’”, Balla: Meta thirri zgjedhjet për të parë sa vota merr me Berishën kundër Bashës

9 Shkurt 2022, 18:00Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë një takimi me banorët e dy lagjeve në Lushnje, ku prezantoi kandidaten për bashki, Eriselda Sefën  nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të Ilir Metës, Sali Berishës si edhe ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Balla u shpreh se Berisha tashmë është futur në shtëpinë e Ilirit, duke ironizuar kështu koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’.

“Ata që kanë mbështetur PD-në, ata nuk e gjejnë më veten as tek Saliu që ka hyrë tek shtëpia e Ilirit, as tek Luli që ka vjedhur shtëpinë e Saliut, sipas asaj që thotë vetë Saliu. Të dy janë të së shkuarës dhe nuk kanë lidhje me të shkuarën. Unë nuk dua që demokratët e Lushnjes të japin votën. Këto zgjedhje në 6 mars, Ilir Meta i thirri jo për të respektuar Kushtetutën, se sipas rregullit zgjedhjet do ishin bërë verën e vitit të kaluar. Për Shkodrën Ilir Meta priti 6 muaj.

Këto zgjedhje u thirrën për të parë se sa vota ka Saliu dhe Iliri bashkë, dhe sa ka Luli se di me kë do jetë. Unë e them troç. Nuk krahasohen dot kurrë punët që ka bërë PS, me ato që kanë bërë ato që nuk ekzistojnë. Këtë fushatë do e shfrytëzojmë. Sot jemi në dy lagje të rindërtuara të Lushnjës. Duhet të trokasim çdo derë. Duhen mbajtur shënim të gjitha pakënaqësitë e qytetarëve lushnjarë. Unë kam kritikat e mia për punët që duhen bërë në Lushnje.

Duhen vëmendje, jo shumë fonde. Nga trotuarët, siguria e këmbësorëve dhe të gjitha. Ne po bëjmë një projekt me qeverinë gjermane, e cila prej disa kohësh ka financuar kanalizimet e ujërave të zeza. Falë Eriseldës, e cila ka treguar integritetin e duhur dhe komunikimin e duhur me donatorët. Qeveria gjermane nuk financon nëse nuk gjen qeverinë e duhur. Bashkia e Lushnjes ka fituar besimin e humbur prej disa kohësh të donatorëve të huaj”, deklaroi Balla.

 

1 komente në ““Saliu ka hyrë në ‘shtëpinë e Ilirit’”, Balla: Meta thirri zgjedhjet për të parë sa vota merr me Berishën kundër Bashës”

  1. rexha 10 says:

    OOOOOOOOOOO BALLA ,MEQE KE DALE ANDEJE NGA LUSHNJE ,HIDHI NJE SY ANDEJE NGA BERATI ,SEPSE EDHE ANDEJE NUKE I KE MIRE GJENDJEN .BEJE DHE KUJDES KURE FLETE ,SE DUHET TE RUASH KODIN E ETIKES SE QEVERISE .PERSE NUKE THUA QE ILIRIN E BEME NE PRESIDENTE ,DHE NUKE KA PASUR KURRE KUNDERSHTARE POLITIKE ,PORE VETEM KUNDERSHTARE INTERESASH PERSONALE ,DHE ME VONE PARTIAKE . A E MORET TEPSINE DHE KAPAKUN ,C’FARE QREQIN DONI ME QE SE LINI REHATE ATA NJERZE ,QE S’DUAN GJE TJETER VETEM QETESI DHE BUKE ME MBAJTUR FAMILJET GJALLE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje