Yuri Kim takon Ramën para vizitës në SHBA

9 Shkurt 2022, 12:23Politika TEMA

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, u takua sot me kryeministrin Rama përpara vizitës së tij në Uashington DC.

Sipas një njoftimi të Ambasadës, ajo përshëndeti mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus, qoftë si aleate e NATO-s ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku SHBA-të janë krenare që do të punojnë me Shqipërinë si “bashkë-penëmbajtëse” për Këshillin në çështjet e Ukrainës.

Ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara, duke vërejtur se barra e përgjegjësisë është natyrshëm më e madhe mbi ata që qeverisin.

Ata biseduan gjithashtu mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, përparimin historik në forcimin e marrëdhënies sonë në mbrojtje, dhe hapat e mëtejshëm për të rritur tregtinë dhe investimet midis SHBA-së dhe Shqipërisë.

1 komente në “Yuri Kim takon Ramën para vizitës në SHBA”

  1. alphade says:

    Mos shterngo aq perzemersisht duart se kemi
    frike se Sali NonGrates dhe Ilir Floririt do na i
    ndonje infart fulminant dhe shkojne te doktorr
    Adhamudhi …..!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje