Artan Fuga ka komentuar shkarkimin e pritshëm të Ilir Metës si president.
“Përtej propagandës, procedurave fallco, përrallave me gjykatë kushtetuese, e më e the e të thashë, historia është kjo:
Në Shqipëri kryeministri pushon nga puna presidentin e Republikës!
Kaq është! Pra Kushtetutra thotë gjoja presidenti mandaton kryeministrin, hahahahahaha! kurse në fakt është kryeministri që po të dojë e pushon nga puna presidentin sikurse pushon edhe pastruesen e wc të kryeministrisë!
Unë nuk e kam qejf shumë çfarë ka bërë në raste të caktuara Ilir Meta. Kjo është tjetër gjë. Madje ka presidentë që në fund të mandatit nuk i do askush!
Por nuk i shkarkojnë sepse respektojnë Kushtetutën. Më mirë një president që është sipas Kushtetutës sesa të heqë kryeministri një president që e ka vendosur vetë dhe e quan të keq kur zihet me të.
Dhe pastaj thonë çfarë ka Evropa me ne që nuk na pranon! O Zot, hajde pastaj mos shih ëndërra të llahtarshme në gjumë kur gratë e Libofshës sulmojnë me sfurqe derrat e Semanit”, shkruan ai.
Ai e vuri. Ai le ta heqë. Sa për Kushtetuesen paçavure të Albanistanit këtu bëhet president edhe karrocieri pa shkollë. Boll të di të vjedhë dhe shpërndajë para.
Je njeri pa parime, o Fuga! As t’i vete nuk do nganjehere nga do ja mbathesh, ke te lepish e ke te shash!? Qe ta dish, ajo pastruesja qe permendni eshte ku e ku me e ndershme dhe e respektueshme se ai presidenti jot!
Nëse deri dje dyshoja,sot e kam bindje absolute se ti ka rrjedhur komplet o Fuga!
Analizat e tua o Fuga, nivel llumi. Nuk di ku i ke mare diplomta, kush ka qene udheheqes i temes por me e rendesishmja, kur dreqin te propozoje dhe te pranoje ty ne Akademine e Shkencave.
E pushon SHBA -ja si antiamerikan dhe pro Rus, se shpejti do zhduket dhe fara jote e peshtire Fuga
Eh, more hanalist! Po ku eshte fallsifikimi more fuge? Shkresa ka daten 5 apo 6, sapo e degjova se te dyja datat jane brenda afateve ligjore te vlefshme per shkarkimin e presidentit tone te nerum!!! Nqs ke punuar ndonjehere ne administrate ore hanalist, daten nuk e ve kuvendi ne shkresa, por protokolli i kuvendit. Mendoj se kuvendi vendimin e ka marre sipas ligjit dhe protokolli ka rregjistruar daten e protokollimit te shkreses. Pra, sic thoshte ajo e tatimeve, ku eshte problemi ketu!!!