Monika Kryemadhi: Basha u shit më 25 prill

8 Shkurt 2022, 21:40Politika TEMA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se përplasjet e saj me ish-aleatin Lulzim Basha nisën pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryemadhi në një interviste për Euronews Albania, tha se Basha bëri “tradhti politike” dhe se do t’i shkojë deri në fund për të zbuluar arsyen pse “u shit”.

“Të jesh aq afër dhe ta tradhtosh në mënyrë më flagrante normalisht që do ta investigosh për të zbuluar cila është mënyra që është dorëzuar dhe shitur në këtë drejtim”, deklaroi Kryemadhi.

Kryemadhi tha se Ilir Meta ishte skeptik për aleancën me Bashën duke thënë se qëllimi i tij nuk është të bëhet kryeministër.

PD dhe LSI garuan në një koalicion më zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 prillit, por dolën me listë kandidatësh veçmas.

Opozita i humbi zgjedhjet pasi mazhoranca socialiste arriti të merrte 74 mandate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje