BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate, të zgjatet mandati i institucioneve të vetingut

8 Shkurt 2022, 17:38Politika TEMA
BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në

Delegacioni i BE në Shqipëri dhe ambasada e SHBA në vendin tonë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku kërkojnë të miratohet zgjatja e afatit të organeve të vettingut duke vlerësuar rezultatet e Reformës në Drejtësi.

Në deklaratë thuhet se zgjatja e organeve të Vetingut është votë direkt për integrimin sa më parë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Deklarata e plotë:

Gatë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë përparime domethënëse në reformat e anëtarësimit në BE. Ndër hapat më të vështirë, por thelbësore, ka qenë miratimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Jemi në një moment të rëndësishëm pasi reforma në drejtësi po jep rezultate.

Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një element themelor i reformës në drejtësi. Për t’u mundësuar institucioneve të vetingut të kryejnë misionin e tyre, është i nevojshëm ndryshimi i kushtetutës për ta zgjatur mandatin e tyre për një periudhë të kufizuar. Komisioni i Venecias konfirmoi se zgjatja e propozuar është në përputhje me standardet evropiane dhe është e nevojshme për të garantuar barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike

Zgjatja e propozuar e vetingut mbështetet fuqishëm nga miqtë e Shqipërisë që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo nuk është çështje partiake. Shpresojmë që të gjithë deputetët- pavarësisht nga përkatësia partiake- ta shohin këtë si një çështje të interesit kombëtar dhe të votojnë në përputhje me të, ashtu siç kanë mbështetur gjithmonë rrugën evropiane të Shqipërisë. Vota për zgjatjen e vetingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

 

2 komente në “BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate, të zgjatet mandati i institucioneve të vetingut”

  1. Shqiperia rrezikon te shndrohet ne Siri .
    Kta po i imponojne Poltikes Shqiptare cfar i do qejfi ktyre duke injoruar popullin shqiptare
    dhe Krimet e Poshtersite e bera nga Kriminelet Politike ,
    qe kta i menaxhojne per interesat e tyre dhe te keqen e Shqiperise .
    (kjo e mban afer dhe mbeshtet nji Kriminel e sharlatan te flliq si basha ,e para paasnji te drejte Morale
    e Juridike ,duke kerkuar ti Pastroje imazhin Pleres basha qe ka shume skandale e krime mbi kurriz ,
    duke na i imponuar neve shqiptareve ne Politike , si me qen Shqiperia nji vend i xhungles Afrikane !!!!!!
    Kjo eshte DIKTATURE zoja KIM jo DEMOKRATI si talleni ju per 30 vjet me kte popull .
    Shkofshi ne Djall ishalla se paskeni qen me te ndyre se Egersira Naziste dikur
    Perse nuk reagon asnji ate ate bend por behet sehir nga te gjithe si me qen kunguj

  2. Sabriu says:

    Po pse u tallni me kete popull.Boll vuajti 45 vjet.Po te doni e rregulloni kete vend.E cfare jemi ne per ju, nje lagje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje