Rama ironi krah Sorecës: Vetëm në Napoli s’ka burokraci, mund ta ndajmë mendjen që dhe Brukseli të vazhdojë punën e vet

8 Shkurt 2022, 11:29Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në krah të ambasadorit të Bashkimit Evropian në BE, Luigi Soreca, rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Rama tha se edhe integrimi i Shqipërisë është peng i burokracive. Kryeministri u shpreh se mund të vijë edhe dita që vendi ynë ta lërë “Brukselin të vazhdojë me burokracitë e veta”.

“Lufta me burokracinë, lufta me afatet, me të gjitha sfidat që kanë projektet, ku kërkohet harmonizimi i shumë forcave është e përditshme, kudo, në Tiranë, në Bruksel, kudo vetëm në Napoli s’ka burokraci.

Por për momentin ne kemi zgjedhur të bëhemi pjesë e BE sipas Brukselit. Mund të vijë dita që ta ndajmë dhe ne mendjen po bëjmë si Napoli e Brukseli pastaj të vazhdojë me burokracitë e veta”, u shpreh Rama, ndërkohë që ambasadori Soreca e shoqëroi me buzëqeshje këtë deklaratë.

Rama foli nga Kruja, ku u prezantua projekti i Muzeut Etnografik, si edhe grantit të BE për banorët dhe Bonusit të Rijetëzimit të shtëpive të vjetra, në funksion të ekonomisë familjare e turizmit.

“Një mbështetje e re financiare për çdo familje që do të investojë në kthimin e banesës së vjetër tradicionale në një vatër ekonomike”, tha Rama.

4 komente në “Rama ironi krah Sorecës: Vetëm në Napoli s’ka burokraci, mund ta ndajmë mendjen që dhe Brukseli të vazhdojë punën e vet”

  1. Kalec Dega says:

    Humori dhe Ironia e nje Skizo Freni, qe vetem Meron argeton, lol
    =
    Kur dhelpra se hongri rrushin , morri Ka in..ene kjo puna e Liderit Global….

    1. ATDHETARI says:

      Dege mbete gjithmone,kurre nuk behesh
      trung e jo me rrenje

  2. Bardha says:

    Kaleci shume slim,ky ka mundesi edhe me rruajt topet

  3. Ndue says:

    Ky sorra reka bani nje deklerat dje se denoni kot njerzit si puna e Sajmirit se do futeni ne Euvrop,pergjigja sot ishte Made sakte me keto karabusha qe dergohen ne Albiistan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje