Nga Andi Bushati
Albin Kurti rrezikon të bjerë pre e lehtësisë së politikave ditore që përdhosin rëndë memorien historike. Qeveria e tij, ose më mirë Ministria e Kulturës së Kosovës, ka përkrahur idenë, për të rikonstruktuar shtëpinë e kriminelit dhe kolaboracionistit Xhafer Deva, në qendrën historike të Mitrovicës, duke hedhur kështu një hap drejt rehabilitimit të njërës prej figurave më të erëta të luftës së dytë botërore.
Më të drejtë ambasadori gjerman në Prishtinë u shpreh i shqetësuar për daljen në sipërfaqe të një simboli të krimeve naziste, duke mos lënë asnjë ekuivok që reket ta maskojë këtë akt të retushimit të së shkuarës, përmes vlerave historike apo arkitekturore të një godine të fillim shekullit të shkuar.
Vendimi i qeverisë së Kosovës është i rëndë sepse ai u jep hov zërave që e përshkruajnë këtë bashkëpuntor të nazistëve si një mbrojtës të kufijve të Shqipërisë së madhe, si një themelues të lidhjes së dytë të Prizrenit, si një luftëtar partiot kundër sllavo-komunistëve, klishe që mund të shërbejnë si tema të politikës në kontekstin aktual.
Por, në këtë pikë historia është e pamëshirshme. Xhafer Deva nuk është personazh i errët. Ai ka qenë ministër i brendëshëm i qeverisë kuislinge të Tiranës. Ai është themelues i divizionit famëkeq “Skëndërbeg”, që u ngrit me miratimin e drejtpërdrejtë të Hitlerit. Ai luftoi përkrah gjermanëve dhe u ndihmua të dilte nga Shqipëria për të shpëtuar kokën, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të pushtuesve. Njolla më e madhe e këtij krimineli lufte, filozofia makabre e të cilit qe: “gjaku don gjak dhe terrori terror”, është vrasja e 84 banorëve të Tiranës, shumica qytetarë të thjeshtë, gjatë masakrës së 4 shkurtit 1944.
Figura e Xhafer Devevës nuk mund të shpëtohet as nga disa pseudo teori që gëluan rëndom pas rënies së Murit të Berlinit dhe që mëtonin ti justifikonin bashkëpunëtorët e fuqive të boshtit me prirjen e tyre për të luftuar komunizmin dhe për të penguar rënien e vendit nën zgjedhën bolshevike. Në librin e tij “Shqipëria gjatë luftës 1939-1944”, historiani i ftohtë dhe skrupuloz, Bernd Fisher, dëshmon se ministri i brendëshëm Deva ishte thjeshtë një pazarxhi parimesh që i merrte para komunistëve të arrestuar për ti nxjerrë nga qelia. Ai tregon gjithashtu se njësitë e divizionit Skënderbg, morrën një nam shumë të keq, pasi në vend që të luftonin kundër antifashistëve, ata më shumë “përdhunonin, plaçkisnin dhe vrisnin me gjak të ftohtë”.
As alibia se këto trupa do të shërbenin si ushtarë të mbrojtjes së “Shqipërisë së madhe” nuk ka bazë. Rreth 1200 bashibozukët që Xhafer Deva solli në fund të dhjetorit 1943 nga Mitrovica në Tiranë, më shumë sesa si patriotë u sollën si kusarë. Kjo e bëri komandantin gjerman të divizionit SS Skënderbg, August Schmidhuber, të thoshte me hidhërim: “shqiptarët hidhen në sulm, vetëm kur ka diçka për të vjedhur”.
Pra, shkurt, Xhafer Deva ka qenë një kriminel pa parime dhe etiketa e vetme që shkon atij është ajo e një bashkëpunëtori të nazistëve.
Pikërisht për këtë, përdorimi i figurës së tij sot, përpjekja për të luajtur me shtëpinë në qendër të qytetit simbol të Mitrovicës, evokimi i një patriotizmi të paqenë, janë sa të liga e sharlataneske, po aq dhe anti produktive. Ato janë ku e ku më keq, sesa rahabilitimi që kryeministri shqiptar, Edi Rama i bëri një tjetër kolaboracionisti, të provuar, Mit’hat Frashërit.
Por, në rastin e qeveisë së Vetëvendosjes, që pretendon se është trashëgimtare e vlerave antifshiste të së majtës, gafa është edhe më e rëndë. Në këtë rast, duket sikur parimet dhe idealet universale të një force politike qeverisëse janë përdhosur nga sirenat e gënjeshtëra të një patriotizmi fast-food, sikur lufta vëllavrasëse kundër shqiptarëve, duhet sfumuar para llafollogjisë që, një tip si Xhafer Deva, ka përdorur kundër sllavo-komunistëve.
Kësaj zgjedhjeje dritëshkurtër, që duket sikur i shërben interesave të aty përatyshme të momentit, i duhet dhënë fund. As duke u fshehur pas traditës dhe arkitekturës, as duke pretenduar se projektin e ka gjetur të gatshëm, qeveria e Albin Kurtit nuk e ka luksin të japë qoftë edhe sinjalin më të vogël të rehabilitimit të Xhafer Devës. Çdo përpjekje në këtë kah, është një njollë turpi mbi fytyrën e saj ende të papërlyer. Çdo demarsh për marrjen nën sqetull të pseudo patriotëve, që s’janë asgjë tjetër përpos se kriminelë, e rënon kauzën e saj reale.
Mitrovica e vjetër është më e bukur me atë ndërtesë të rënuar, sesa me një godinë që do të evokojë kujtimin e një idhtari të Hitlerit. Kosova dhe Shqipëria do të jenë më të mira nëse nuk do të bëhen pre e kujtimit të atyre që vrasjet i veshën me petkun e një nacionalizmi të rremë.
Minor je ti more Bushat, për të përlloçur figurat e mëdha patriotike, siç ishin Mit-hat Frashëri e Xhafer Deva, me shokët. Ti je ushqyer me propagandën e gënjeshtrave komuniste sllave dhe enveriste, pa i njohur figurat për të cilat llomotitë. Në kohën e Xhafer Devës, të Mitat Frashërit, Bedri Bejanit, Rexhep Mitrovicës etj, Shqipëria u bë gadi sikur e mendonin patriotët-veprimtarë të Lidhjes së Prizrenit (të 1878 dhe të 1943): shteti shqiptar fitoi pavarësinë dhe u njoh nga zyrtarisht nga Gjermania, u vunë marrëdhëniet diplomatike dhe u shkëmbyen ambasadorët. Xhafer Deva, Mit-hat Frashëri dhe shokët e tyre, nuk janë fajtorë që Luftën e Dytë Botërore e fitoi komunizmi sllav, çuditërisht me përkrahjen e aleatëve anglo-amerikan(!).Rri ku je, mos u merr me figura e ngjarje të mëdha, se nuk ia ke 'kaçikun'.
Dakort me kete shkrim te Bushatit, por nuk e zbulon krejt historine.
Pse u revoltua ambasadori gjerman nga rehabilitimi e Deves?
Pikerisht per krimet qe ka bere Xhaferri, por sidomos ai thekson HOLOKAUSTIN .
E pra, me kot qenkemi mburrur ne shqiptaret se nuk kemi dorezuar tek gjermanet asnje hebre.
Historia qenka ndryshe. Divizioni shqiptar Skenderbeu, ishte tmerri i hebrenjve. Spiunoi, vrau dhe dorezoi tek gjermanet dhjetra e hebrenj.
Per kete gje u revoltua ambasadori gjerman kur tha, kujdes me trajtimin e historise dhe te holokaustit.
Apo kosovaret nuk jane shqiptare….
MAL CARI !
Ambasadori gjerman, sic shihet, është i matur, por nënkuptohet se ka pak njohuri (fragmentare) për personalitetin politik të Xhafer Devës.
Ambasadori gjerman, me të drejtë, tmerrohet nga kjo pjesë e historisë së tmerreve naziste gjermane. Njeri me etikë e integritet të lartë njerëzor e patriotik të shëndoshë gjerman. Ai nuk do dhe as i shkon mendja të bëhet VUCIC e të krekoset për tmerret serbe gjenocidale. Ja morali dhe e njerëzishmja. Deklaratën e tij e lexova me simpati dhe e mora si një këshillë njerëzore, së pari.
Mirëpo, Xhafer Deva e kaloi jetën në ambiente demokratike, me kulturë të lartë politike, pa paragjykime patologjike e perverse.
Historia është tërësi veprimesh, jo literaturë agjitacioni gomarllëqesh.
Në qytetin tim të lindjes, gjatë L2 B veproi kundra hordhive antishqiptare cetnike e partizane një trim i MADH SHQIPTAR, parë nga interesi ynë kombëtar, por popullata shqiptare e adhuronte dhe e trajtonte edhe si person mëkatar, sepse pat kryer një ditë të vetme, një krim të shëmtuar hakmarrës, një hakmarrje tepër e paktë nga përmasa e krimit gjenocidal të ushtruar në trevat ndaj popullatës shqiptare rrreth Dibrës e Gostivarit, Kërcovës.
Sado që jemi mendimkëqinj ndaj popullit – vetes sonë etike kombëtare, shqiptarët janë të rralët me një etikë MONUMENTALE. Shembulli i trajtimit të ushtarëve italianë është ENCIKLOPEDIK.
KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT
Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
Dinet, Elezët.
3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
(Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
Zotni i nderuar, Keta plehra analiste , si ky kopili i Bushatllinjve (pjesa komuniste) nuk flasin, por pjerdhin nga goja. Asnje nga keta doçër nuk thite ate qe duhet te thote kunder Xh. Deves. E verteta eshte (sipas thenies se bashkekohesve te Xh. Deves) qe komunistet e Tiranes shkuan e vrane nipin e ti pa asnje motivacion. Ky veprim TERRORIST u denua nga njerezit e thjeshte dhe te ndershem te asaj kohe. Ky ishte dhe shkaku u shperthimit te 4 shkurtit. Ata qe u vrane ne kete date ishin ne lista si terroriste qe vrisnin ne mes te dites njerez te pafajshem. Komunistet i “shfajsonin” vrasjet qe benin me situaten e luftes. Pra ata donin te vrisnin, por te mos vriteshin nga te tjeret. Per kuriozitet shikoni se cilet kane qene te paret qe kane shkuar refugjate politike ne Gjermani. Njerezit e ish shokeve komuniste qe shanin Gjermanine. Po te kishin qene kaq patriote, ata nuik duhet te kishin kaluar asd per qejf kufirin gjerman. Disa miq te mi qe jetojne ne te ashtuquajturat vende “kapitaliste”, sipas emertimit komunist, jane pranuar se emigrante politike, jetojne prej shume vitesh atje, kane shkolluar femijet, jane bere me makina, biles nje pjese e tyre jane bere edhe me shtepi dhe vazhdojne te mbajne foton e Hoxhes te varur ne mur dhe nuk pushojne se shari e kritikuari vendin qe i ka bere njerez.
NË STILIN e MENDËSISË KLISHETISTE
I nderuari Andi!
Mendimi yt rrjedh nga silogjizmi në titull. Nuk dua të bëj eseistin, por po të duash do të jap referenca publikimesh për një “KUISLING” me shtatoret e të cilit zbukurohen sheshet e një shteti “kuisling” që i dha një leksion lufte hegjemonisë rusomadhe. Me këtë shtet Izraeli ka raporte të shkëlqyera, historianët e të tjerë, kryesisht janë dakord për “Mëkatet kuislinge” të këtij vigani historik.
Vuani shumë vetë (analistë etj.) nga cenimi i tërësisë së vlerës së argumentimit. Fragmentat mun të na shpiejnë në rrugë pa krye.
Paralelizmat me shqiptarizmin tonë (Shqipëri ETNIKE) duhet t´i kesh të vetëkuptueshme.
Konkretisht, nuk jam studiues i personalitetit politik të Xhafer Devës. Mund të jem i gabuar. Mendoj se Albini ka siguruar mjaft informacion të vlershëm objektiv dhe nuk ka parë prova komprometuese për figurën e Xh. Devës.
Tek e fundit, provë mjaft relevante, ku e përfundoi jetën Xh. Deva. Besoj jo në Spanjën e Frankos, jo e jo gjetkë…
Në shtëpinë tonë, zot shtëpie gjyshi im ILIAZ (emër hebrenj) Kita, mbajtëm Davidin…(shiko reportazhin e Dervishajt) dhe Xh. Deva e kishte të ditur, përmes Xhemë Hasës, dhe pat thënë bëni c mos që puna të mos vejë (nuk vajti) në vesh të komandanturës gjermane..
Në past dorë Xh. Deva në dorëzimin e ndonjë cifuti partizan nuk jam në dijeni, por cështja e kalon harkun e ekzistencës njerëzore etnike…
Kaq për sot. Të fala!
Divizioni skanderbeg dorezoi 400 hebrenjte e Kosoves ne kampin e prishtines.Kete si e shpjegon
dhe drejtori i spitalit, me dijen e Xhafer Devës, e shpalli spitalin dhe zonën rreth, “ishull të izoluar” se pacientëve iu “paskësh rënë TIFOJA” dhe
ndalohej cdo kontakt me stafin e spitalit etj dhe hebrenjtë shpëtuan nga dora e “kolaboracionistëve”
Lexo emrat e personave shpëtimtarë në “Pllakën e engjujve “
@N.Kita
Ti zotni hiqesh si nje femije 1 vjecar dhe nuk kupton nga jeta. Nuk ka shume rendesi se kush ka qene Xh. Deva dhe divizioni i tij me fame “Skenderbeg”. Rendesi jetike dhe historike eshte se ne shqiptaret jemi krenare per LNC dhe rreshtimin tone ne ane te aleateve. Ne u rreshtuam me fitimtaret dhe kjo eshte nje nga fitoret tona me te medha ne historine tone. LNC nuk duhet te ngaterrohet me komunizmin. Lufta NC ka te beje me luften kunder nazizmit dhe fashizmit.
1-Ti mund te kesh te drejte per mendimet e XH. Deves se ai ishte nacionalist etj etj. Te tera keto jane llafe. Nga ana praktike shiko qe gjithe bota perendimore u alarmua me ate qe po ben Kurti. Kulmin e arrin Gjermania qe e ka mohuar Hitlerin dhe nazizmin, per hir te vazhdimit te jetes…Ti koqe kandari je me vdekjen dhe nazizmin, duke e bere vehtem si nje Don Kishot Shqiptar. Po te lexosh shtypin perendimor te ben pershtypje se si vet Izraelitet kane bere thirrje qe ky projekt te ndalet. Te besh veprime te tilla kunder gjithe botes eshte pak te te quash antishqiptar…
2- Albin Kurti ose eshte budalle ose eshte i detyruar te beje keto veprime per te ulur prestigjin tone ne arenen nderkombetare ne situaten kur bota kerkon nga Setrbia te njohi Kosoven. Ky veprim eshte kunder aleateve tane dhe i sherben serbit per te na nxirre ne si fashiste dhe naziste.
3-Une mund te te jap 100 argumenta te tjera kunder ketij veprimi te Albinit por nuk ja vlen. Albini njihet si shqiptar qe punon kunder shqiptarizmes. Kjo eshte arsyeja qe pasi diskteditohet ai mohon ate qe ben. Une ve bast qe Albini do e ndaloje kete projekt. Ai e beri te keqen dhe ajo qe do beje me mbrapa nuk ka rendesi. Kur te ndaloje projektin asnje nuk do kujtoje ndalesen por “heroizmin” e Albinit qe do te ngreje XH.Deven! Kjo do jete nje njolle e zeze jo vetem ne biografine e Albinit, por edhe ne historine tone. Midis ketyre muterive te Albinit ne kete rast , do ngelet si simbol se si shqiptaret ja shperblyen Izraelit njohjen e Kosoves….Turp e kaluar turpit! Ti do thuash se ku kane turp armiqte e kombit dhe spiunet e dushmanit. Jam dakort me kete mendimin tend!???
O KATUNAR, fashizmi ka vdekur ne 9 maj 1945 dhe bashke me te edhe shpresa jote dhe e funderrinave si puna jote!
Ja u kemi barutin e thate!!!
Vaj medet kush flet,çuni,nipi,sternipi i krominelave katundare…ueee…ueeeee….ska faj i gjati kazan e bir kazani…Mehdiu son kriminel e pederast …
Si nip i lahe nuros qe je,hajvan ngelesh.Fiqte e Smokthines sikur te gjitha ti hash,kaps ngelesh o Labi pa opinge
Eshte me shume se turpe te reabilitodhe kriminelin Xhafer Deva
4/2/1944 masakra ndaje 86 qytetarve te pafajshem Tiranas nje nga kriminelet e tije tregone i prisnim gishtin te vrareve ped ti mare unazen pa hyre thelle ne bashkpunim me nazizmin gjermane
Nese kosovo reabiliton kriminelin Deva ahhh qeveris Shqiptare duhet ti ngreje permendore Sllobodan Milloshevicit
O katunar Berati . Meqe thu 86 te vrare gjej te pakten emra e 6 prej ketyre te vrareve. Se megjithese sa u lodh regjimi komunist deri 14 emra ka dhene gjithsej.sa per xhafer deven ishte njeri kontravers intelektual i zoti Po me divizionin Skenderbeu me shume beri plackitje kundra qytetareve te pafajshem te Tiranes se sa lufte kundra komunisteve .
Shuke te paska lene covidi me goditje .
Nuk eshte faji jot po i internetit qe i jep mundesin budallait te fshatit te exprimohet .
Komentohet ate cfare gazetari ky shkruar dhe nuk behet histori o i goditur
shko mor birbo – kelysh komunisti e sigurimsi…. sa kohe qe llapi eeper mediat kryesore e bridhni ne piacen e Tirones ju, ky vend s’ka per te pare hajer!!!!
Nje nga shkrimet e pakta te sakta te ketij analisti
Atë po mendoja ‘”Shkodrani pa bukë,, .
D.m.th. di laneti po nuk do.
I dashur Andi; eshte hera e pare qe me pelqen atikulli juaj.
Nuk vlen me ne histori parimi -o me ne o kundra neve- Po marrim Mit,hat Frasherin : Eshte nga te paktet e atyre viteve qe njihte mire gjuhen shqipe ! Kur flasim per Kongresin e Manastirit dhe meritat e pjesemarrseve do jete edhe Mit,hat Frasheri ! Po ashtu edhe ne Pavaresi , firmetaret jane te nderuar ne histori ! Mit,hat Frasheri ka marre miratim edhe nga nje zone e Kosoves qe te perfaqesoje ne Pavaresi pasi nuk mund te vinin delegatet ! Edhe si perfaqesues i Shqiperise ne diplomaci ! Edhe si Kryetar i nje formacioni bashkepunues me pushtuesin ! Te gjitha ne cdo moment te historise !
Ne Kosove nuk gjykohet historia si ne ne Shqiperi ! E majta kosovare eshte antiserbe dhe cdo individ antiserb dhe qe ka punuar per ceshtje kombetare per shqiptarine ne Kosove eshte i nderuar ! Neve kemi shume figura historike qe pas luftes se dyte jane burgosur, vrare ose ndjekur e denigruar kur ishin jashte shqiperise ndersa ne Kosove jo tani qe eshte qeveria Kurti po qe heret ka qasje tjeter sic thuhet : Xhafer Deva ka emer rruge ne Mitrovice, Prishtine, Ferizaj, emri i tij gjindet ne muzeun ne Izrael ku nderohen ato qe shpetuan cifutet ne Shqiperi dhe i ka mbrojtur institucionalisht ne bashkepunim me kryeministrin e Regjencen pas lufte jetoj ne SH,B.A ! Rexhep Krasniqi Minister Aresimi po ne kete periudhe 1943-44 ne Prishtine eshte rruge ne emer te tij, pas lufte jetoj ne SH.B.A ! Rexhep Mitrovica ,firmetar i Pavaresise ,Kryeminister ne 1943-44 pas lufte jetoj ne Turqi sot ne Prishtine e Mitrovice ka rruge me emer te tij !Bedri Pejani ,firmetar i Pavaresise i majte nacionalist,me nje aktivitet te madh ne ceshtje shqiptare , i arrestuar ne Shqiperi e dorezuar ne Jugosllavi ku vdiq ne 1946 sot i dekoruar ne Shqiperi nga Presidenti Topi me “Nderi i Kombit” dhe Gjimnazi i Pejes ka emrin e tij ! etj si Iljaz Agushi i vrare me atentat ne Tirane ne Prishtine ka emer rruge. Tahir Zajmi pas lufte jetoj ne Turqi e Belgjike i dekoruar nga Presidentja Jahjaga me “Urdherin e Lirise” ne Prishtine,Prizren , Gjakove ka rruge ne emer te tij.Po keshtu Mustafa Kruja, Ernest Koliqi per vepren e madhe ne fushen e aresimit pas bashkimit ne nje shtet . Regjenca ne vitin 1943- 44 perbehej Mehdi Frasheri qe u largua nga Shqiperia, Pater Anton Harapi e Lef Nosi qe u pushkatuan dhe Cafo beg Ulqini qe jetoj ilegal mbi sa vite e pas dorezimit ne Shqiperi u burgos pas lirimit jetoj ne Shkoder sot ne Ulqin rruga qe te dergon ne plazh eshte ne emer te tij ! e shume tjera qe nuk duhet te shihen bardh e zi pasi 29 nentori ne Shqiperi eshte dita e clirimit por ne Kosove eshte dita e ripushtimit serb te Kosoves !!!!
Sa je lodhur shoku nje kriminele ngelet kriminele nuk eshte komenti jot qe do ringjalli te masakruarit e vrare nga Xhafer Deva nese ne kosove ka rruge me emra kriminelesh nuk eshte dicka e jashtezakoneshme pasi jane antishqiptare dhe pro Serbe kete e verteton sondazhi fundit jane kundra Shqiperise sic kane qene perhere i harruat bandat shqipfolese diversante te udb mbas clirimit te gjithe ishin koqevare
Krimineli Deva nuk gjykohet si kundershtare politike po si kriminele vrases bashpuntore i nazizmit o kare njeri
Fshatari pa toke ! Ne luften e pare kemi bashkepunetore te Austro- Hungarezve dhe ne luften e dyte bashkepunetore te gjermaneve ! Nuk ka bashkepunim si naziste por si gjermane ! kete nuk kuptoni juve ! Antikomunizem e antifashizem ka vetem ne luften civile te Spanjes ne 1936-1939. Ne hapesiren shqiptare me shpallje te Pavaresise cdo pushtim Serb dhe Grek ka qellim qe te marre territorin dhe te eleminoje shqiptaret prandej bashkepunetoret e tyre jane armiq te Shqiperise ! Ne luften e pare boterore Italia mori te drejten nga Antanta qe po te rreshtohej kunder Austro-gjermaneve i jepej Vlora me krahinen perreth. Ne 1915 Italia hyri ne Vlore dhe ka shqipetare qe e dinin dhe bashkepunuan me italianet e keto jane armiq . Ne luften e dyte me 7 prill 1939 Shqiperia u pushtua nga Italia dhe ato shqiptare qe pranuan qe Kurora Mbreterore ynja te dergohej Mbretit Emanueli dhe te bashkohej Shqiperia ne nje shtet me Italine jane armiq!
Ndersa ne Luften e Pare ne territoret ku hyri ushtria Austro- Hungareze hyri si rezultat i operacioneve ushtarake dhe Shqiptaret qe administruan nuk jane armiq te vendit tyre ! Edhe hyrja e Francezve ne Korce ne luften e pare ishte operacionale dhe Themistokli Germenji me shqiptaret qe administruan Korcen nuk jane armiq! Po keshtu ne luften e dyte ne vitet 1943-44 qe hyne Gjermanet ato hyne pikerisht per aresye opracionale ushtarake dhe shqiptaret qe administruan vendin ne kete periudhe nuk jane armiq te vendit tyre ! Edhe po te hynin Anglezet perseri shqiptaret do administronin !!!
KOZI, ti flet me gjuhën e argumenteve e të logjikës, ndërsa trukënetarët kanë mbështetje papagalizimin e pohimeve parulla enveriste.
Të fala
Bashkepunimi i Ballit me greket
Letra e Mitat Frasherit derguar Dhimiter Falos me 10. 05. 1944, per “Federaten Greqi-Shqiperi”
Kjo marreveshje midis Greqise dhe Shqiperise u pergatit nga nje komision perfaqesuesish :
1. Xhavit Leskoviku – perfaqesues i Qeverise kuislinge
2. Koco Kota – perfaqesues i Legalitetit
3. Dhimiter Falo – Perfaqesues i Ballit
4. Koco Tasi – perfaqesues i Ballit
5. Selman Riza – perfaqesues i Kosoves
Ne letren qe kryetari i Ballit, Mitat Frasheri i dergon Dhimiter Falos ne Selenik ne 10. 05. 1944 shkruhej :
… ju falemi per gjithe sa keni bame deri me sot dhe kemi shume shprese qe me aktivitetin t’uej te gjejne nje perfundim te mire tratativat per marreveshje. Vime tash te pikat mbi te cilat do jete bazue marreveshja e jone ;
1. Mbasi ceshtja e lidhjes ne forme federative varet nga mundesite e mbasluftes, prandaj te dy palet marrin angazhimin qe sot se jane te disponuem per realizimin e ktij projekti …
Pak kohe me vone gazeta greke “Vradhini” Athine 1944, shkruante: “Partia Komuniste e Shqipërisë u bë shkak për mosrealizimin e një marrëveshje që ishte projektuar ndërmjet Shqipërisë e Greqisë, e cila do të zgjidhte perfundimisht çështjen e aneksimit me Greqinë të Vorio-Epirit, në suazën e një federate, ku Shqipëria do të gëzonte një autonomi duke qenë e bashkuar me Greqinë”.
Kelyshi i gjyshit Hysni,,,
Rikonstruksioni i shtëpisë së kriminelit dhe bashkpuntorit të nazistëve që si Ministër i Brendshëm i qeverisë kuslinge të Rexhep Mitrovicës urdhëroi dhe kreu masakrën e 4 Shkurtit në Tiranë eshtë njollë turpi që kërkon të rehabilitojë një figurë të urryer për pipullin shqiptar. Shqiptarët e Kosovës duhet të reagojnë dhe të mos lejojnë që të ndidhë diçka e tillë. Ç’do afiliacion me figura naziste për Kosovën do ishte vetvrasje pasi Aleanca Petendimore që e çliroi nga fashizmi serb ka në themel të demokracisë së saj ANTIFASHIZMIN.
As Hysniu sdo ta kishte shkruar me bukur . Sa urrejtje qe keni ne gjak o kelyshe bastardesh. Po njeriu dhe per meshire ben nje hap mbrapa Po ti mbas 80 viteve je Po i njejti karakter si yt gjysh e yt baba. Sju mjafton qe keni vra 6000 bij nenash shqiptare e keni burgos per 45 vjet qindra mijera te tjere . Kaq i pangop je mer katil e kelysh katili
‘Mendi’ me pelqeu mendimi yt ..jam ne te njejten linje me ty dhe dua te them se rraca bastarde qe la mbrapa qoftelargu enver dhe nomenclatura komuniste jane rrace hibride qe as nuk evolojne as behen pishman per krimet qe I kane bere ketij populli dhe as nuk kane nderment te kerkojne falje sepse ata nuk e njohin humanizmin apo kulturen qytetare..problemi me madhor qe ka shqiperia sot eshte mungesa e transparences dhe rishikimi apo rishkrimi I historise se shqiperise dhe te shqiptareve..historia qe na la qoftelargu enver ishte nje histori e manipuluar dhe e mbushur me trillime qe u vinin per shtat diktatures dhe nomenclatures se tij komuniste..pavaresisht se kemi 30 vjet e themi se jetojme ne demokraci ne realitet nuk kane ndryshuar shume gjera sepse ‘aktoret’ kryesore te demokracise jane osh komunistet e bijte e tyre apo nostalgjiket dhe bashkepunetoret e atij regjimi pra edi rama sali berisha apo ‘pardesyt bezh’ jane komuniste te vendosur qe kane nje nostalgji patologjike per ate regjim..tani presim ne qe dikush ti hapi syte popullit por kush?? mediat qe jane vegel e pushtetit te tyre?natyrisht qe jo..apo historianet e ‘akademiket’ qe dolen nga shkolla e nomenklatures? kush do ti hapi syte popullit ? Paskal Milo Neritan Ceka apo Skender Gjinushi??Shqiptaret akoma nuk e kane kuptuar qe kjo klase e qelbur politikanesh akoma nuk e kane denuar adhtu sikurse e meriton diktatorin dhe periudhen e diktatures ata e anashkalojne me mjeshteri dhe nen ze pantothenic si me ideologjine gjithashtu edhe me krimet e ish nomenclatures prandaj edhe urrejne e perbuzin kundershtaret e regjimit te qoftelargut enver..ne sot kemi nje kryeminister qe Ballit Kombetar i drejtohet njelloj si I drejtohej dikur qoftelargu enver pra me termin ‘pulaxhinjte’ gjithashtu edhe opozita me ne krye saliun jane shprehur hapur se nuk I kane dashur dhe as nuk I duan ish ‘kolaboracionistet’ apo ‘armiqte e regjimit’..pra sot e kesaj dite eshte turp ta shprehesh fjalen ‘kolabiracionist’ e jo me te dalesh hapur per luften e klasave (te cilen ju qelbaniket e ish nomenklatures e keni aq te shenjte saqe e vazhdoni edhe sot e kesaj dite)…
po mire mor kopila..gjermanit ia falet krimet ju..italianit gjithashtu..grekut po e po serbit qe vrau e perdhunoi vellezerit tane jo vetem e falet por edhe I hapet dyert kanate me kanate kur akoma nuk eshte there gjaku I shqiptareve te pafajshem dhe keni fytyre ju sharlatane e bij kopilash te flisni per ‘kolaboracioniste’ ..??
jeni rrace e felluqur..nuk kam se cte shtoj sepse ju njoh shum mire si ju si babalkaret e gjysherit tuaj sherbetore e xhelate te regjimit te qoftelargut..a e dini se cfare me ngushellon mua kur ju shikoj te krekoseni dhe te shpalosni gjithe fodullek forcen e pushtetit tuaj??pra me ngushellon ligesia qe ju keni ne shpirt..prandaj edhe nuk gjeni rehat ju edhe pse keni pushtetin edhe pse keni para perseri ju jetoni te zhytur ne ligesi dhe ne zullum sepse keni trasheguar and e qelbur dhe nuk ndryshoni dot..keshtu ju pasha jete e mot te ligj e te pangopur.
Zhaku, sinqerisht me vjen keq per ty. Ish komunistet me siguri te kane cneduar ty dhe fisin tend. Ti si njeri i dobet dhe i ndershem qe ke qene nuk ke duruar dot. Je kethyet ne nje hale te qelbur dhe te helmuar. Ngado te te kapesh, ti vjene ere. Me vjen shume keq per ty dhe si simpatizant per vuajtjet qe ke kaluar te keshilloj te shkosh te psikiatri. Urrejtjen per komunistet e ngateron me dashurine per fashistet. Ke humbur sencin e kohes dhe ke mbetur 100 vjet mbrapa, gje qe me ben te mendoj se do jesh 150 vec.
Ca thua mor Halabak!?
O debila Mehmet Shehu me banden e tij vrau mbi 100 luftetar te Ballikt te kapur rob ne Lushnje.
Enver Hoxha lejoj qe forcat e Titos te kalonin neper Shqiperi 4000 te rinj nga Kosova te cilet me pas u ekzekutuan ne ate qe quhet masakra e Tivarit.
Qellimi i Xhafer Deves ishte i njejte ishte lufta ndaj Komunizmit sepse Xhaferi e dinte cfare ekeqe do vinte prej Milladinit e Dushan Mugoshes.
Dhe Shqiperia e pagoi rende me Komunizmin .
U ndertua regjimi me i dhunshem ne bote.
Amerikanet e vleresuan Xhafer Deven i dhane titullin Profesor.
Ndersa Shqiptaret vleresuan plehrat Komunist prandaj jane ne kete gjendje.
E ke mbaruar filloren o Torrollak?
Kush po analizon figuren e Xhaferr Deves?
Andi Bushati, nipi i krimineleve, nipi i katileve qe vrane,turturuan dhe roberuan shqiptaret me dekada .
Andit i paska trute e shplara nga parardhesit e tij , ne vend te marri realitetin e luftes dyte boterore por na shkruan historin e PPSH
Po ti nipi i kujt je o RROT CARI?
Kush po e akuzon Albinin për rehabilitim të tradhtarëve o Zot si nuk ka turp ky njeri që shkruan diçka të till kur në Shqipëri të gjithë tradhtarët përkatësisht agjentët e shërbimeve të huajaj anë shpall dëshmorët demokracisë dhe janë paguar me lekë nga Shteti Shqiptar.Mos harroni o njerzë se Xhafer Deva ka punuar në Shqipërin Etnike në kohën kur në Kosovë.për herë të parë është hapë shkolla shqipe, administrata shqiptare pra shteti shqiptar.Xhafer Deva mund të jet armik klasore për komunistet por kurr tradhtar i kombit shqiptar përkundrazi patriot imazh që ka fol dhjet gjuhë dhe kafenë nder Intelektualët më të zgjuar të kohës në te gjitha trojet shqiptare.
Raif Denktash, po ti mor tyrceli Prizreni ca mutin do ketu?
Mos shkruani kot,flas per disa te mesiperm.Kush e vertetoji qe paska qene Xhaferr Deva qe na paska vra mbi 80 shqiptare ne Tirane,njeri thote qe i prene dhe gishtat per ti marre unazat.Kush i thonte keto gjera,Regjimi i Enver Hoxhes,qe vetem Skenderbeun nuk e ulen dot si figure,por te gjithe te tjeret perfunduan ne tradhtare dhe armiq.Ky Pjella Bushati,i Nipi i Hysni Kriminelit,shoku i ngushte i Kryekriminelit Enver,e di ky Pjella Bastard,qe te gjithe qe ishin Firmetaret e Panvaresise me 1912,perfunduan mbas clirimit te gjithe ne Burgje ose u Vrane,me termin Bashkepunetore te Nazizmit.Dhe ju merreni me Deven,kush e pa dhe kush e di cfare ka bere Deva ne te vertete,por se cfare kane bere me te vertete Komunistet e mbas luftes me Enverin dhe Hysniun me popullin shqiptar ketu dhe ne Kosove,atehere Klyshi i Hysniut nuk duhet te marre guximin te shkruaj,se eshte turp te tallesh me Historine.Mos e nxirrni or ju te Temes ke Bythqim te Hysniut dhe Vitos,se keshtu tregoni qe edhe pse eshte 2022,Shqiperia akoma sundohet dhe ligjin e bejne Familjet dhe Kelyshat e Komunistave.Turp per Demokracine qe u be ne Shqiperi,te te jape mend Bushati,Lubonja,Ngjela,e shume te tjere qe jane femijte e Antareve te Byrose qe vrane me Mijra shqiptare,me duket se Mjaft eshte Mjaft,or Pisa.
O Budall, thirri mendjes o trupeshk! Historia eshte shkruar me gjak jo me shurren e sat’eme dhe tyt’ati! Nese ti nuk ke njohuri eshte puna jote o halabak rrugesh.
Prandaj jane shtuar kohet e fundit budallenjte, islamistat dhe fashistat …
KALLP në zemër e KALLP në TRU!
ANDI, më dole kallp. Tash e pashë se po shërbehesh me një kallk SERBOSHOVENIST -“SHQIPËRIA e MADHE”
E panjohur për ne – SHQIPËRIA ETNIKE është nocioni i drejtë dhe e drejta jonë KOMBËTARE, pa diskutim. Kjo është arsyeja e shtrembërimit të këtij nocioni politik, në të “MADHE2. dicka e ngulitur tek disa të majtë defektoz brenda Shqipërisë POLITIKE – të disenjuar sipas orekseve të armiqve tanë.
Kur doni te beni patriotin dhe ju zgjyrat kolaboracioniste, ketu eshte fundi i maskarallekut!
Me rehabilitimin e Xhaferr Devës vertetihet me fort argumenti se shqiptarët e Shqipërisë e ata të Kosovës janë shumë shumë larg njeri -tjetrit.
Rehabilitimi i atij vrasesi eshte fyerje per shqiptaret , te majte e te djathte.
Gazetar mediokër, konformist, oportunist dhe i kompromentuar. Që nuk di asgjë për atë që shkruan. I njëanshëm, ekstremist i majtë në pikëpamjet dhe qëndrimet politike (nuk thonë kot: qeni leh atje ku ha…nipi i gjyshit Hysni…).Hibridizim i genit dhe mendësive komuniste, I cekët dhe i pakulturë,arrivist dhe sahanlëpirës…
Perderisa Xhaferr Deva ishte minister qe i sherbente e bashkepunoi me fashistet ne Shqiperi duke kryer krime ,ai nuk duhet kurre te nderohet .Ka vepruar drejte B.E ndaj shtetit te Kosoves.
Teksa lexoj reagimet e komentuesve sepse me kujtohet shprehja e goditun”O sa mir me ken shqiptar ,o hej o hej o hej”!Shqiptarizmin e ka pllakosun injoranca e sotme!Sa keq qe ky komb po shkon drejt shkaterimit te çdo vlere historike!Andi Bushatin e pergoezoj ne kete analize,veçse ka nje gabim se fondamentalisti Kurti fundosi duke i çuar ne Hage me deshmi te reme gjithe komandantet e ushtrise çlirimtare te Kosoves e Andi heshti !Narsesi Kurti ne kete rast ka pare reabilitimin e Mit’hat Frasherit nga Edi Rama e idiferencen e popullit shqipetar!Ndaj lerini “udheheqesit” tane kobetar ta çojne kete komb drejt shkaterimit te vlerave morale duke reabilituar te gjithe kolaboracionistet me fashistet dhe nazistet !Vlera e shqipetarit sot eshte paraja ,droga dhe vrasjet me pagese,nen ritmin e vargjeve “O sa mir me ken tradhtar o hej o hej o hej”!
Po ti që bënë emsione mediatike me kolaboracionistin më të madh “Bata Haxhiq”? Si të kuptohet kjo, kur e gjithë bota e di që “Haxhi Qamili” i kosovës me lekun nga moska e beogradi bënë agjitacion politik nga Tirana?
Rrespekte , shkrim i goditur dhe i vertet , esht nje soj si ne te reabilitojm figuren e sllobodan millosheviçit , si xhaferri dhe millosheviçi njesoj jan per shqiptaret , te dy shqiptar kan vrar , posht tradhtaret e ish tradhtaret kombit lavdi luftes partizane per liri .