Ambasadori gjerman: Të zgjatet mandati i organeve të Vettingut! Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët për të rritur sundimin e ligjit

8 Shkurt 2022, 14:14Politika TEMA

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf mbështet zgjatjen e afatit të organeve të vettingut.

Në një deklaratë të publikuar nga ambasada, kryediplomati gjerman thekson se everia dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët për të rritur sundimin e ligjit.

“Procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është një element kyç në këtë kontekst.

Ndaj për vendin është shumë e rëndësishme që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të vetingut, i cili përfundon në qershor, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt.

Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit duke u mundësuar kështu qytetareve dhe qytëtarëve shqiptarë të ecin më tej në rrugën drejt Bashkimit Evropian.“ shkruan ambasadori.

 

3 komente në “Ambasadori gjerman: Të zgjatet mandati i organeve të Vettingut! Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët për të rritur sundimin e ligjit”

  1. Erzeni says:

    ,Amerika denoj Saimir Tahirin pa asnje fakt,per ti treguar shqiptaret e se reforma po fuksionon,kjo nuk shkon,e di I madh dhe I Vogel se Saimiri u denua kot.

  2. Dajti says:

    Zgjateni afatin e vettingut,por ju lutem mos denoni njerez per te thene se me demek po funksionon,jo keshtu bene efektin e kundert,lexoni komentet per Saimir Tahirin qe te bindeni,mbi 90% mendojn se ai u denua nga USA,jo nga gjykata.

    1. Selman says:

      Ore per budallenj na marrin kta?
      Kan 8 vjet e me shume qe thone: beni kte te hyni ne Eu, beni kte tjtren te hyni ne EU.
      na can trapin.
      Shkoni ore pirdhuni. Reegullini europen edhe veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje