Atentati ndaj Ramiz Alisë dhe rrjeti i agjentëve jugosllavë në Shqipëri, Sigurimi i Shtetit në vitet 1989-1992

8 Shkurt 2022, 18:04Politika TEMA

Faqe nga historia e Sigurimit të Shtetit në vitet 1989-1992, rrëfyer nga Bujar Sh. Hoxha një nga krerët e këtij shërbimi në Kukës, Vlorë dhe Tiranë. Atentati i dështuar kundër Ramiz Alisë gjatë vizitës në Kukës dhe rrjeti i agjentëve jugosllavë që vepronin intensivisht në Shqipëri. Cilët ishin dy prej tyre, njëri që punonte në Komitetin Qendror me pseudonimin “Profesori” dhe tjetri në sistemin e drejtësisë me pseudonimin “Ereniku”.

 Bota e shërbimeve sekrete ka shumë për të thënë në lëvizjen e individëve dhe shtetit e të shoqërisë shqiptare. Vite me radhë është shkruar shumë pak për natyrën e shërbimeve sekrete, rolin e operacioneve sekrete që ndikuan në klimën historike dhe shumë sekrete do të mbeten të panjohura për opinonin publik, për faktin se ato flenë sipas rregullave të ashpra të arkivave. Në duart e publikut dhe opinionit publik shqiptar është tashmë libri me titull “PLURALIZMI DHE SIGURIMI I SHTETIT SHQIPTAR” me autor zotin BUJAR. SH. HOXHA. Një libër që të befason me misteret dhe të panjohurat e spiunazhit shqiptar dhe rolin e tij në kthesat e historisë në fundvitet 1989-1992.

Në parathënien e tij z. Bujar Hoxha shkruan edhe faktorët që e nxitën për të lënë këto dëshmi, – edhe unë isha peng i kujtimeve të mia për historinë e punës në institucionin më të përfolur, siç ishte SIGURIMI I SHTETIT. Armiqtë e SSH-it, pas viteve 90-të, do të deklaronin se ishte frika nga dosjet ajo që i kishte kërcënuar kundërshtarët politikë dhe kritikët. Nuk ishte asgjë, veçse një tymnajë. Nëse frika nga SSH-it u ishte një nga arësyet për fuqinë e tij, një arsye tjetër ishte simpatia që ai ka gëzuar në pjesën më të madhe të popullit si ruajtës i vijës së parë të atdheut dhe popullit. Muri i heshtjes nuk i ndihmon ndriçimit të çështjes. Ka gjithnjë rrugë për të kapërcyer barrierën konspirative, duke kaluar nën të apo mbi të. Këto shënime nuk gjykojnë analizën 50-vjeçare të SSH-it. Fuksioni im, për periudhën që do të flitet, nuk ka qenë në majë të kupolës sekrete, megjithatë për vitet 89-92, kam mbuluar një detyrë të rëndësishme në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë në sektorin e SSH-it, më pas SHIK-ut për kryeqytetin, duke qenë pjesë drejtuese e kanalizimit operativ dhe informativ të këtij shërbimi. Në këtë luftë me dhe pa rregulla, SSH-it do të mbetej në vijën e parë për të penguar skenarë kompleksë dhe të mbushura me intriga nga fqinjët tanë tradicionalë grekë dhe jugosllavë. Prania e fuqishme e SSH-it kundër armiqve shekullorë, s’do të ndalej as në ngjarjet që pasuan proceset demokratike.

Libri i Bujar Sh. Hoxhës i shkruar me prova të freskëta dhe fakte të qarta dhe dëshmi të besueshme, të cilat paraqiten me stilin e shkrimit agjenturor dhe operativ, është i ndarë në tre pjesë. Pjesa e parë: “Ballë për ballë zbulimit jugosllav”, pjesa e dytë: “Në gjurmët e “Kalit të Trojës””, pjesa e tretë: “Pluralizmi dhe Sigurimi i Shtetit”. Përzgjedhja e kapitujve nga kushdo do të ishte një punë sfilitëse dhe thuajse e paimagjinueshme, sepse është ideja e autorit, i cili i ka renditur ngjarjet me një domethënie të caktuar për të na qartësuar pamjen e panoramës së luftës së “nervave” mes spiunazhit dhe kundërspiunazhit ku punonin shumë specialistë të talentuar, të cilët njihnin mirë historinë e spiunazhit, në mënyrë të veçantë të atij grek e jugosllav.

Në njërin nga kapitujt “GJUETIA E SPIUNËVE” përshkruhet me përpikmëri atentanti kundër ish presidentit Ramiz Alia nga zbulimi jugosllav. Një fis i tërë i vënë në shërbim të zbulimit jugosllav. Ja si e përshkruan Bujar Hoxha këtë ngjarje:

“Në verën e vitit 1983 ishte planifikuar ardhja në Kukës e Ramiz Alisë, i cili kishte marrë në dorë frenat e drejtimit të vendit. Puna e parë ishte shkundja e dosjeve për të vlerësuar fijet logjike që të çonin në parandalimin e ngjarjeve të rënda. Zbulimi jugosllav mbetej shumë agresiv dhe thellësisht antishqiptar. Në darkën e shtruar në hotel turizmin e qytetit, në mënyrë të çudithme do fikeshin dritat… Paradite erdhi një denoncim i frikshëm, se në depozitat e fabrikës ku prodhohej buka për banorët e qytetit, ishte dyshuar se një person kishte tentuar të hidhte diçka, por nga frika e pikasjes, u largua pa u indentifikuar. Përderisa çështja po bëhej serioze, kërkoheshin masa strikte duke fokusuar kontrollin e afërt të një pjese të fisit Dauti, që në arkivat e SSH-it regjistronin ngarkesa të forta për shërbime e favore ndaj zbulimit jugosllav. Në përbërje të tyre, veç masave legale, do të futej dhe një agjent i kundërzbulimit, lidhje e afërta fisnore dhe tepër i vëmendshëm. Turma po pozicionohej para tribunës dhe në rreshtin e dytë do qëndronin të bashkuar Man Dauti, Ukë Dauti dhe të tjerë persona të familjes. Mani kishte planifikuar vendosjen në rreshtin e dytë të turmës, bombën e mbante në xhep për t’ia dhënë Ukë Dautit.

Pasi të hidhnin bombën, autori mund të humbiste në turmë dhe të fshihej në rrëmujën që do të krijohej. Rreth njëzet minuta para ardhjes së Ramiz Alisë ndodhi një rrëmujë e vogël nga një person i pirë, policia ndërhyri duke shoqëruar pijanecin e identifikuar si Z. Meshi, banor i qytetit. Ndërkohë Man Dauti duke menduar se ishte dekonspiruar, nxori bombën e tentoi ta fuste në xhepin e agjentit që e kontrollonte “Gjeologu” i cili e refuzoi dhe informoi menjëherë një specialist të njohur. Mani e dorëzoi tek Ukë Dauti, i cili i zënë në befasi, bashkë me vëllain e tij u arrestuan në flagrancë. Gjatë hetimit paraprak vëllezërit Dauti në dhoma e izolimi të ndryshme nisën komunikimin me copa letre duke porositur njëri- tjetrin të mos flisnin që bombën e kishin për Ramiz Alinë dhe takimet e tyre me diversantin Avdyl Alija. Vëllezërit pranuan bashkëpunimin si agjent të shërbimit jugosllav dhe betimin që kishin bërë para Avdul Alisë tek “Kumbulla e kuqe” për atentatin ndaj Ramiz Alisë. Nipi i Manit do të tregonte “paudhësitë” e grupit.  Më pas do të dilte në skenë plani agjenturor dhe terrorist i rezidenturës “Bomba”. Nëse nuk do të ishte parandaluar, grupi “cubat e Hasit” do të kishte qenë si një fitil shpërthyes për ngjarje më të frikshme. Një kuriozitet, nëntëdhjetë e nëntë dyqane kishte zona e Hasit, të gjitha të grabitura më shumë se një herë. Do të zbuloheshin djegiet e stallave me bagëtitë brenda, hapja e dyerve të rezervuarëve, që përdoreshin për vaditje në “Hasin e Thatë”. Në këto implikime do regjistroheshin persona nga zona e Tropojës, ku SSH-it do niste procesin lidhës “Merimanga”.

Në nëntitujt e tjerë, siç shkruan zoti Bujar Hoxha tek SKEDA AGJENTURORE, bëhet fjalë për një listë “urithësh” pseudonimesh të agjentëve jugosllavë. Kjo listë “e vjedhur” nga zbulimi shqiptar në bërthamën arkivore të zbulimit jugosllav parashkruante në mënyrë të detajuar cilësitë karakteristike të agjentit të maskuar, një lloj biografie e padeshifrueshme. Kështu do të identifikohej “Udhëtari”, “Ereniku”, “Daliu”, “Malësori” e “Zhuri”. U zbulua një agjent në Brigadën Ushtarake të Krumës i cili më pas për të larë tradhtinë e tij bashkëpunoi me kundërzbulimin shqiptar e u bë një agjent produktiv. Një spiun tjetër ishte një oficer i zbulimit ushtarak, mbante pseudonimin “Vrojtuesi”, dhe me informatat e tij e kish dëmtuar shumë shtetin shqiptar. Spiuni Ukë Mazreku i cili ishte bërë tmerr në zonën e Hasit, duke i terrorrizuar banorët me lëndë shpërthyese në derën e shtëpisë, kishte filluar të fliste e dha shumë emra e lidhje, implikime për spiunazh kolegjial të grupit dhe për disa figura të rëndësishme, që i shtrinin lidhjet e tyre në Has, Kukës, Krumë, Tropojë e Tiranë. Dy prej tyre, nga të cilët njëri punonte në Komitetin Qendror me pseudonimin “Profesori” dhe tjetri në sistemin e drejtësisë me pseudonimin “Ereniku”.

Një tjetër nëntiull interesant është edhe “Korridori Kosovar”. Në vitin 1982, mora edhe një detyrë plotësuese, që mbetej pjesë e rëndësishme e kundërspiunazhit. M’u ngarkua administrimi i “korridorit kosovar”, – shkruan Bujar.Sh. Hoxha. Në atë periudhë kosovarët që vinin ilegalisht mbaheshin në një “karantinë operative” dhe u nënshtroheshin procedurave të verifikimit. Për ne ishte e qartë se emigrantët kosovarë që vinin nga Jugosllvia ishin burim shumë i çmuar informacioni për SSH-it. Njëkohësisht, ishte paralajmërim se shërbimi sekret jugosllav do të përpiqej të shfrytëzonte kanalin e emigracionit kosovar për të futur në Shqipëri agjenturën e tyre. Shumë prej tyre, për t’i shpëtuar represionit serb kaloheshin ilegalisht në vendet perëndimore, shumë të tjerë nëpërmjet kanaleve të sigurta ktheheshin ilegalisht në Kosovë. Kishte prej tyre që demaskoheshin si “urithë” dhe në mënyrë publike ekspozoheshin para kosovarëve të tjerë duke i adresuar motivin për t’i nisur në Kosovë. Duhet thënë se përqindja më e madhe e të ardhurve ilegalisht ktheheshin duke i bindur për planin shkombëtarizues serb “Patkoi”.

Pjesa e dytë e librit mban titullin “NË GJURMËT E KALIT TË TROJËS”. Bujar Hoxha tashmë i vlerësuar maksimalisht nga eprorët për punën në Kukës, transferohet në qytetin bregdetar të Vlorës si zëvndëskryetar i Degës së Brendshme. Informacioni që vinte nga Vlora ishte shumë i varfër për spiunazhin grek, puna agjenturore pothuaj kishte ngecur. Kërkohet të ngrihet temperatura informative, më porositën në emërimin e detyrës së re. Agjenti “Zeusi” kish raportuar për spiunë grek në zonën e Himarës, duke veçuar njërin prej tyre i cili kishte vrarë agjentin e kundërzbulimit shqiptar me pseudonimin “Arbëri”.  Në rrjetën e “Zeusit”, i cili ishte një patriot i ndershëm dhe fisnik dhe zotëronte gjuhën greke, ranë shumë spiunë e bashkëpunëtorë të zbulimit grek. Mbi 40 informacione kundër rezindenturës greke. Lavdinë e vërtetë, “Zeusi” do e arrinte në kontaktet e tij në zemër të zbulimit grek. Ai e furnizoi kundërspiunazhin shqiptar me një sasi të tillë dokumentesh të cilat në arkivat e SSH-it numëronin me mijëra faqe. Vlerë të veçantë patën sidomos materialet e servirura nga shërbimi i fshehtë grek mbi strategjinë e shtetit grek ndaj Shqipërisë.

Në kapitullin “ZEUSI NGJITET NË OLIMP”, ngjarjet që pasojnë tregojnë se si e tërhoqi për hunde SSH-it shërbimin sekret grek. Zbulimi grek kishte në veprim agjentë të rëndësishëm në gjithë vijën bregdetare Sarandë-Vlorë, ai e kish shpërndarë rrjetin e spiunazhit në qytetet Sarandë, Vlorë, Fier e deri në Tiranë dhe kish në dispozicion agjenturën e ngritur në sektorë të rëndësishëm në disa ministri dhe në nivele të tjera, madje kishte arritur në disa rrethe intelektualësh në fushën administrative dhe universitare. Në raportet e “Zeusit” theksohej konkluzioni sipas të cilit ishte e nevojshme që t’i bëhej një hetim grupit agjenturor në Tiranë për të zbuluar shtrirjen e depërtimit të tyre në institucionet shqiptare.

Pjesa e tretë titullohet PLURALIZMI DHE SIGURIMI I SHTETIT.

Kjo pjesë meriton një vëmendje të veçantë, sepse është një libër më vete, por padyshim që ka lidhje me dy pjesët e tjera. Tashmë autori i librit, zoti Bujar. Sh. Hoxha është emëruar në detyrën e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë P. Brendshme Tiranë.

Ja se si e përshkruan ai periudhën e viteve 1985 – ‘90.

Në të vërtetë, gjërat kishin filluar të ndryshonin pas vitit 1985 dhe në mënyrë të veçantë pas vitit 1989, kur entuziazmi tërheqës i njerëzve ishte ligështuar dhe shkurajuar nga një regjim qartësisht i ashpër. Në të vërtetë SSH-it, me shumë mundim gjatë viteve, veçanërisht viteve të ndryshimeve esenciale i ishin afruar shumë zbulimit të planeve që Perëndimi kishte ndaj Shqipërisë. Asnjeri nuk mund të thotë të kundërtën, por politika nuk mori nismat e nevojshme. Parashikimi i ndryshimeve politike, ka qenë një nga objektivat e SSH-it, veçanërisht pas rënies së “Murit të Berlinit” duke siguruar raporte agjenturore për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, mirëpo udhëheqja komuniste nisi të besonte idenë se shteti i kishte dhënë besimin e tij një shërbimi që po i shmangej detyrës duke neglizhuar ndjekjen e veprimeve antishtetërore nga individë që mbaheshin të dyshuar si spiunë të shërbimeve të huaja apo element antiparti që po organizoheshin në vrullin demokratik. Ka një galeri të gjallë emrash dhe operacionesh sekrete të kryera nga SSH-it. Për t’u përmendur, rasti më i qartë ishte me zbulimin që në nisje dhe asgjësimin e bandës së Xhevdet Mustafës. Monitorimi i vëllezërve Popa në Ambasadën Italiane, ndjekja e një rezidenture aktive, me shtrirje në disa qytete të vendit. Elementë të ndryshëm zhvillonin në mënyrë harmonike veprimtari agjenturore në favor të zbulimeve të huaja të kordinuar me pikësynime graduale për përmbysjen e sistemit komunist.

Këto fakte nuk u mësuan në kohë. SSH-it që rrinte me veshët ngritur zbuloi, se tradhtohej nga dikush që mbulonte një detyrë. Ai rregullisht sinjalizonte kundërshtarët tanë spiunë. Më pas kanali i tradhëtisë u dekonspirua dhe tradhtari që mbulonte detyrën e shefit të arkivës operative në kundërzbulim B.J. do të gjykohej me dënim kapital. Ambasada Italiane në Tiranë u bë arenë dhe provë e një ndeshjeje interesante operative mes zbulimit italian dhe kundërzbulimit shqiptar. Rrethanat e krijuara diktuan një manovër operative delikate, por të domosdoshme, realizimi i së cilës do të reflektonte kulmin e përsosmërisë. Bashkëpunëtori i profilizuar dhe i instruktuar sqaroi se në zyrën e ambasadorit italian tapeti pastrohej shpesh dhe kontrolli i përditshëm prej tyre në momente të shkurtra krijonte shkujdesje indiferente, që mund të shërbente si kohë e mjaftueshme për vendosjen e mjeteve të përgjimit. Italianëve, madje nuk u shkonte mendja, se në stolat e lulishtes së oborrit të ambasadës ku familja Popa nën mbikqyrjen e tyre kalonin kohën jashtë, vazot e luleve ndërroheshin herë pas here, u ishin vënë aparate përgjimi. Dosja titullohej “Kaos”. Në nxitjen për hapjen e këtij fashikulli shërbyen informacionet e rrjedhshme të kundërzbulimit. Me qindra fletë dokumentesh që kishin lidhje me lëvizjet demokratike administroheshin në këtë fashikull.

SSH-it niste buletinet me mendime orientuese për udhëheqjen e lartë komuniste se po farkëtoheshin aleancat e fshehta duke e cituar si stil të ri konspirativ dhe se niveli i konpiracionit antikomunist do të forconte boshtin e protestave popullore. Prapa tyre do të qëndronin individë të regjistruar nga SSH-it, do t’i bashkëngjiteshin edhe fuksionarë të shtetit, të diferencuar me material apo fije të dyshimta agjenturore. Kaos-i nuk ishte një aspekt i vogël i operacioneve, që shërbimet e huaja kishin ndërmend të lëshonin kundër Shqipërisë. Objektivi ishte të nxitej një revolucion, ndaj kishte nisur depërtimi i spiunëve që do të vendosnin kontakte me grupet e ndryshme politike që rrinin në pritje. Këtu do të zinte vend edhe historia e agjentit të fshehtë të SSH-it, “Boletini”, emigrant kosovar që me inteligjencë u fut në një kanal të fshehtë të zbulimit jugosllav duke përpunuar një ish fuksionar të lartë, i cili do të arrestohej dhe dënohej. Takimi me elitën e SSH-it i ish presidentit Ramiz Alia kish mbaruar vetëm me hedhjen e dorashkës nga ana e tij duke urdhëruar: ”Më sillni planin e Perëndimit”. Në këtë kapitull, “MYSAFIRI NGA PËRTEJ OQEANIT” është një operacion për planin e Perëndimit, siç shkruan autori B.SH.Hoxha. Kundërzbulimi i Tiranës kishte futur në rrjetin e tij një agjent të kualifikuar me pseudonimin “Dajti”, që cilësohej me produktivitet informativ. Kishte një vëlla të arratisur prej dekadash nga Shqipëria dhe mbante komunikim të rregullt. Pas “dy korrikut” shtroi problemin, nëse i vëllai që banonte në Amerikë mund të vinte si vizitor. Menjëherë u miratua dhe vëllai i tij mbërriti në Tiranë. Pas dy javësh qëndrimi me familjarët, me mirëkuptim u vendos të niste procedura e bashkëbisedimit. Takimi u zhvillua në Hotel Tirana. Më pas do të shpjegonte planin strategjik të SHBA-së në Ballkan. Sipas tij, në kancelaritë e CIA-s ekzistonte një studim analitik që shtjellonte ekzistencën e një dokumenti që Shqipria mbetej aleati më i besuar në Ballkan. Mysafiri nga Amerika pohoi se thelbi i materialit nxirrte në pah qëllimin gjeostrategjik të SHBA-së për çimentimin e trekëndëshit Riad-Ankara-Tiranë, korridor i sigurtë për të vënë nën kontroll Evropën dhe më gjerë ku “Shqipëria do të jetë Izraeli i dytë”. Para se të përfundonte MD, me dashamirësi më këshilloi të rrisnim kujdesin ndaj proceseve demokratike, kryesisht ndaj frymës radikale, që po dukej në sipërfaqe. Fjala përmbyllëse do të ishte paralajmëruese: “Fitorja opozitare do të sjellë shkatërrimin e Shqipërisë”.

Operacioni “Depërtimi”, nënkapitull i cili do të mbahet mend gjatë në memorjen e lexuesit. Nën petkun e atesheut kulturor francez, u angazhua në qendrën universitare një agjent me emrin e koduar “Luku”. Luku zuri shumë miq në Tiranë. Edhe pse fshehtësia në punën e tij ishte në lartësinë e duhur, mbi kryet e Lukut filluan të dendësohen re të zeza. Ndaj tij u vendos një survejim i kujdesshëm i alternuar. Për Lukun filluan të vërshonin informacione nga “Pena e Artë”, “Artisti”. Dashnorja e kolonelit francez që fshihej pas mantelit të sekretarit të ambasadës filloi të zbërthehej. Kjo situatë ndihmoi në vjedhjen e një dokumenti tepër të vlefshëm në kasafortën e ambasadorit francez. Fshehtësia nuk prekte kodin diplomatik të nderit. Ne me shumë pak mjete e forca duhet të përballoninm edhe agjenturën ruse në Tiranë e cila ishte pjesë e Ambasadave Çeke e Polake. “OMONIA” NË PARLAMENT””. Këto histori me një gjendje tensioni mes shërbimeve sekrete në Shqipëri, duan një penë si të Bujar.Sh.Hoxhës, sepse në çdo operacion nis nga vlerësimi i detajeve nga më të rëndomtat, siç ndodh me skuadrën e vëzhgimit e cila dikton takimin e një gruaje të profesorit me konsullin e Ambasadës Greke. Petku i tij i vërtetë ishte misioni i zbuluesit të shërbimit grek. Ky shërbeu si rast për të përcaktuar aktivitetin e vërtetuar të grupit agjenturor grek, që do të zbërthehej më pas në zyrat e kundërzbulimit shqiptar. Gjatë hetimit operativ dolën shumë emra, rreth njëzet të dyshuar, më së shumti me kombësi greke, midis të cilëve numëroheshin pedagogë universiteti, ushtarakë, inxhinierë. Kështu filloi zbërthimi i karrierës së spiunëve grekë të cilët ishin përgatitur për të hyrë në politikën shqiptare me emërtimin “Omonia”. Nga mesi i ndjekjes së këtij proçesi, kundërzbulimi do të identifikonte me dhjetëra persona aktivë në shërbim të spiunazhit grek. Gati dyfishin e këtij numri, do të regjistronte ndaj zbulimit jugosllav me komunitetin vrakaçiot në Shkodër dhe maqedonas në Pogradec e Korçë.

Përgatiti për botim Kastriot Kotoni-Dita

17 komente në “Atentati ndaj Ramiz Alisë dhe rrjeti i agjentëve jugosllavë në Shqipëri, Sigurimi i Shtetit në vitet 1989-1992”

  1. Çome kakaci says:

    ti kishin shkuar ne hell te gjithe Dauterit si fis

    1. Hajredin Kashta says:

      Sukseset e Sigurimit te Shtetit :), ç’na beni te qeshim tani, ata ishin nje bande me debile qe veç dinin te torturonin e asgje me shume. Vetem te mendosh se ku ishin shkolluar dhe sa intelekt kishin. Mase idiotesh xhelate funksionale, here pas here nevojitej terror i forte e ata vuuu drurit. Per fat s’e kemi jetuar ate kohe, keqardhje per budallalleqet e ketij Bukarit. Zaten s’njihet ne Shqiperi nje Bujar i sakte, te gjithe idioter deri tani.

  2. Jorgo says:

    Keta, spiunet u shpallen heronj te demokracise dhe te persekutuar nga kryespiuni i ddyfishte Sali Berisha… pastaj vazhii dihet ne 30 e ca vite…

  3. Pak says:

    S’kisha durim ta lexoja, vetem sa njoha Gjergji Velon ne fotografi…

    1. Operacioni Zjarri says:

      Super liber. Te vertetat duhet ti behen te njohura ketij populli qe ka harruar se çka qene. Tani jane katandisur si nje tufe lypsaresh nga politikanet e shitur tek agjenturat e huaja

    2. Kapedani says:

      Nuk e kuptova çfarë lidhje ka fotoja me artikullin.Gjergji ka qenë ne Lushnje kryetar komiteti dhe Lushnja nuk permendet fare.

  4. Shaqo says:

    Bravo Bujar.
    Ka rendesi te dalin vlerat e sigurimit te shtetit, i cili u perball dhe doli fitimtar me zbulimet me ne ze te botes, nga CIA, KGB, Inteligjenc Servisi e gjithe te tjeret.
    E pohoi vete Blair, deshtuam ne perballjen me sigurimin e shtetit.
    Le te shkruajne cfare te duan Kalocet e ca te tjere, sherbetore e pa personalitet. Sugurimi ka patur kuadro profesioniste, qe mund te krahasoheshin me kuadrot me te pergatitur te zubulimeve kryesore te huaja.
    Do te shkruhet akoma per vlerat e tyre.

    ruhet

  5. Raifi says:

    Sot agjentura serbe është larg me prezentë në Shqipëri se që ishte dikur.Ajo është fut në të gjitha strukturat e Shtetit Shqiptar dhe e ka gjendjen në dorë.Në çdo moment të përshtatëm për te agjentura serbe mund të inkenoj veprime tepër të rrezikshme edhe për pavarsinë e vendit siq ishin :futja në ambasada dhe ngjarjet e vitit 1987,pra kur situata në Kosovë ishte para eksplorimit.As shërbimi sekret grek nuk mbetët prapa atij serb për më.keq ai ka korr suksese të dukshme dhe po bënë presione të dukshme në Shtetin Shqiptar lidhur me pronat ,varrezat e ushtarëve grekë pensionet greke për ata që regjistrohen si grek etj.Kohëve të fundit agjentura serbe ka marr krah të rinjtë me rastin e përcaktimit të Ramës për të bashkëpunuar me Vuçiç në dëm të Kosovës dhe kosovarëve.

    1. Llazi , shoku i Hajros says:

      Greket ishin shume prezent ne Shqiperi.
      E njihni Spiro Dunin , ate regjizorin dhe aktorin e filmave, shokun e Muc Xhepes, atij antikomunistit qe ka ngel pa buke ne SHBA?
      Babai i tij, shofer, ndiqej nga sigurimi i shtetit si agjent i grekeve.

      1. TV Skampa says:

        Po o gjigandi i komunitetit tone, sigurimi dyshonte qe mund te ishte nje agjent i asfalise greke. Muc Xhepes nuk po i shitet libri, ka ngele ne hall te madh, shtepia botuese i kerkon detyrimet, Muci ky dissident i oreve te para ka ngelur ne pike te hallit.

  6. Pokeristi says:

    Mjaft dokumenta te ashtuquajtura reale,jane formuluar nga hetuesë me fantazi te shfrenuar dhe ne perputhje me direktivat qe vinin nga nivele te larta te shtetit komuniste.
    Qellimi kryesor ish te mbillej pasigurija e te nesërmes dhe te mbahej nen tension populli.Sgurimi i shtetit ka kryer pafundesisht krime nga me monstruozet.Te gjitha keto krime kane qene fantazira ne perqindjen me te madhe,te stisura nga shkaqe siperfaqsore,te majmura nga fantazi fshatareske amatore jo profesjonale.
    Zbulimet e huaja ketu,kanë luajtur si ju ka dash qejfi.I vetmi faktor pengus per ta ish vetëm frika dhe terori qe mbante mbi kuriz populli.
    Per deshtimin e madh Anglo Amerikan,mund te thuhet se ish faktor determinus KGB-ja ruse,faktori Kim Filbi.
    Eshte turp sot te shkruajne e te publikohen dokra e gjepura te ish sigurimsave.
    S’eshte çudi qe ne nje te ardhme te afert bishat sigurimse te na dalin engjëj qe siguronin dhe mbronin jetën e popullit te ngrate.
    Në Shqipëri,çdo gjë besohet,çdo gjë bën vaki.

  7. Martin says:

    Per mua nuk ka asnje dyshim se koka e agjentures serbe ne Shqiperi eshte cift Sali dhe Sllobodanka Berisha!
    Autori Bujar SH. Hoxha eshte i lutur te shkruaje nje liber tjeter me titull “Pelicilina”.

  8. Kris 1 says:

    Gabim qe u kapen spiunet. Do I pagujme demshperblim per gjithe jeten.
    Amerika vertet e do shqiperise si Izraelin.Rama me nxitim vuri president Metanjahun por nuk I eci Shqiperia do tebehet si Israeli kur shqiptaret te mendojne si Israelite.

  9. Imigrannti says:

    Eh o mik,
    You falenderoj per kurajon qe keni guxuar te thoni te verteten, si asnje tjeter per 32 vjet. Jam i sigurte qe do keni nje reaksion zinxhir “persekutimesh” por ju qe e moret kurajon te thoni te verteten ne publik si askush tjeter nuk ju a kam merakun sepse ju kam njohur per djale trim. Nuk merakosem se do te trembesh nga komentet a atyre qe ju permendni ne kete liber dhe u bene heroj te demokracise qe u shiten te serbi dhe greku “per te sjelle demokracine”. E them kete duke menduar qe kete liber e ke hedhur ne treg per te mbrojtur te verteten dhe per asnje aresye tjeter. Nuk e kam lexuar librin the do ta porosis ne te parin njeri qe vjen ketej pertej oqeanit, por jam shume kurioz te di nje te vertete dhe nuk e di ne se e ke prekur ne liber: Perse Agimi u arrestua the Ilir Kumbaro i resistoj kohes? Ju jeni deshmitar okular dhe te vertetat duhet te dalin lakuriq. Koha post komuniste ne demokraci ndoshta do jete me me interes se cfar keni pershkruar. Kur njeriu fillon te rrefehet, duhet te rrefehet plotesisht.

  10. Ju pershendes sinqerisht. says:

    Të gjitha ato që shkruan B.SH.Hoxha, janë të verteta, por po të ishte një patriot-nacionalist i vertetë, do emeronte në librin e tij, të gjithë agjentët e UDB-së Serbe ( Jugosllave ), që ai i ka njohur në saje të punës së tij, sidomos ata të Hasit, Tropojës, Pukës etj, të cilët i ka kapur në flagrancë ish-S.SH.SHqiptar, dhe Drejtesia i ka gjykuar per spihunazh, akt të cilin, e kanë pranuar dhe rrëfyer me detaje ata vetë. Në Tropojë, një nga celulat e UDB-së, ishte grupi i Isuf Halucit, të cilët u kapën nga S.SH.Shqipatar, të cilët i shpetuan denimit me vdekje, vetëm pasi bashkëpunuan dhe treguan në detaje, me emra etj etj, aktivitetin e tyre si shkerdhata të UDB-së Jugosllave. Mikrrobët që përbënin grupin e Isuf Halucit, që nga viti 1992, me mbështetjen morale dhe financiare të UDB-së, të Azem Hajdarit dhe Sali Berishës, filluan aktivitetin e tyre anti-Shqiptar, anti-Kosovë dhe më pas anti-UÇK. Ky grup tradhëtarësh të kombit, janë aktorët kryesorë të tragjedisë në Tropojë, të cilët e minuan harmoninë në Malsi të Gjakovës me qellim dhe me urdher të UDB-së Serbe të cilët kishin dy qellime kryesore : 1- Organizimin masiv të thyrjes së bllokadës që ONU-ja ja kishte vënë Serbisë, duke organizuar kontrabandën e karburantit, për ta ndihmuar në maksimum funksionimin e makinerisë ushtarake Serbe në gjenocidin që ushtronte kunder Bosnjës, Kroacisë dhe Kosovës. 2- Organizimin e vrasjeve sipas listes së UDB-së, të patriotëve të vertetë në Tropojë, ndezjen e një vella-vrasje masive dhe një kaos, në pragun e luftës në Kosovë, me qellim që Tropoja mos të bëhej një bazë kryesore dhe e sigurtë dhe një mbeshtetse morale dhe llogjistike per UÇK-në. Ky plan i UDB-së, që u zbatua nga agjentët e sajë në Tropojë, u realizua në thyerjen e bllokadës ekonomike ndaj Serbisë me kontrabanden e karburantit, u realizua me vrasjen e shumë patriotëve Tropojanë, por kurrë nuk arriten që ta bënin Tropojen një tokë të djegur, dhe Tropoja, Malesia e Gjakovës, ishte dhe u forcua edhe më shumë si prapavijë dhe bazë kryesore per Kosoven dhe UÇK-në heroike. Z. B.SH.Hoxha, 99% të agjentëve të UDB-së, te vjeter apo të rinj, njifen nga të gjithë Tropojanët, sepse ka patur shumë Tropojanë që kanë punuar në S.SH.Shqiptar, të cilët kanë patur dijeni direkt per keta morra, por sot po ju drejtohem juve, meqense ju keni shkruar për këtë aspekt të punës së S.Sh. Shqiptar.

  11. rexha 10 says:

    Dy gjera jane te sakta ,Epara Shqiperia ishte vendi me i besuar ne Ballkane per SHBA .Dhe e dyta eshte se Shqiperia do te luante nje role te madhe si ne Ballkane ,pore edhe ne EUROPEper dhenie e marje te informcioneve sekrete ,Pra do te ishte per boten nje izraele i dyte ,ose me shume .Historikishte thone se ne dy shqiptare ,duke permendur edhe Kosovaret ,njeri ishte ,eshte ,dhe do te jete spiune . Keshtu e ngriti shtetin RAMIZ ALIA ME ENVER HOXHEN.Me kete mynyre hapen dyerte e burgjeve ne Shqiperi ,dhe u mbushen plote vetem per nje fjale goje .Lufta e klasave mori ne qafe gjysmen e popullsise se vendit . Sa per vrasjet eRamizit ,apo Enverit jane vetem pallavra ,sepse ishte Enveri qe solli Ramizin,ishte Ramizi qe solli Saline ,ishte Saliu qe solli Ilirin ,dhe ishte Iliri qe solli Ramen .

  12. Teofzuwjd says:

    Ne qoftese burgjet u mbushen plot me kta pushta antishqiptar shum mir qe u mbushen , kta meritonin denim me vdekje siç i denon e gjith bota , kta kan qen te shumt kta pusht qe punonin kunder interesit komtar ne sherbim te agjentures serbe dhe greke , sot dalin haptas gjoia ne luft kunder komunizmit , ai qe luftonte komunizmin dhe ishte patriot nuk lidhej me pushtusin dhe me agjenturat e huaja , por luftonte komunizmin por dhe ofertat e agjenturave te huaja si pranonin , keshtu jan patriotet qe meritojn rrespekt , kta pushta qe jan denuar gjoia qe kan luftuar komunizmin jan dhe kan qen pushta antishqiptar qe benin pazare me interesat e kombit asgje me shum , si kta pushta tradhtar qe tregon ky zotria , ja qe shum plera nuk qenkan denuar kot ne at koh , rrespekte per agjenturen dhe kunderzbulimin shqiptar lavdi armes sigurimit te shtetit qe ruanin me xhdo çmim interesat e atdheut ton , lavdi heronjve te heshtur te kas arme , posht ish tradhtaret dhe kelyshet e tyre qe kan shitur bythen tek te huajt per dy kacidhe turpi i mbuloft ne perjetsi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje