Dash Shehi: Na duhet një president i urtë, jo si këta agresivët që kemi pasur. Meta ishte ushtar i partisë së vet që prishi rregullat

9 Shkurt 2022, 09:52Politika TEMA

Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi, tha se procesi i shkarkimit të presidentit Ilir Meta, është një nismë krejtësisht politike e socialistëve, me të cilën duan të tregojnë se janë më të fortë se kundërshtarët e tyre.

“Komisioni Hetimor, shkarkimi i Presidentit, është lëvizje politike. Unë po mbroj institucionin, jo Ilir Metën. Ka pasur dhe të tjerë që janë sulmuar në mënyrë të rëndë nga mazhoranca. Janë histori të kota që nuk kanë impakt. Ne pas tre muajsh zgjedhim presidentin e ri dhe bëjmë këtë sherr në sytë e botës. Ata kanë të drejtë të thonë “këta nuk janë të zotë të bëjnë shtet”.

Ky kryeministër, sikur nuk i mjafton gjithë ky pushtet, vazhdon me këmbëngulje të rrënojë institucionin që e sheh si kundërshtar, me numrat e Parlamentit, presion mbi Gjykatën Kushtetuese. Qytetari i thjeshtë thotë “ky është i fortë, i qëroi këto. Ky e ka në dorë”. Prodhon ide nga ato të kohës së Enver Hoxhës”, tha Shehi i ftuar në “Dita jonë”, në A2 CNN.

“A ka presidenti gjynahet e veta, a mund të ketë tejkaluar limitet e detyrës? Sigurisht që po. Por nuk është kjo e mjaftueshme për të krijuar një precedent kaq të rrezikshëm. Të gjithë popujt normal i ruajnë institucionet e veta, qoftë edhe formalisht”, vijoi ai.

Shehi pranoi se presidenti i radhës, sigurisht që nuk mund të bëjë dot si zoti Meta.

“Këta që bëjnë zhurmë sot e kanë vënë vetë Metën. Nëse largojmë këtë zotëri, ai që vjen pas tij do të jetë gjysmë-president. Sepse roli i tij është demoluar me vite. Që nga ana Kushtetuese, nga zgjedhja me 2/3-at, presidenti u bë nëpunës i thjeshtë i Partisë.

Meta prishi rregullin, sepse ishte edhe oficer, edhe ushtar i partisë së vet. Dhe përfunduam te Meta, që është thuajse një president partiak, kuptohet i partisë së vet. Kemi 10 vite që zgjedhim president nga 40 vjeç. Presidenti supozohet që është një njeri i urtë. Këtu të gjithë presidentët e Shqipërisë janë marrë me politikë në mënyrë agresive, sepse vijnë nga një funksion shumë i lartë”.

5 komente në “Dash Shehi: Na duhet një president i urtë, jo si këta agresivët që kemi pasur. Meta ishte ushtar i partisë së vet që prishi rregullat”

  1. Matrapiku says:

    Kur shoh foton e ketij birbos (D Shehi) ne gazeta, nuk e di pse me vjen ne mend nje shprehje nga nje film shqiptar i kohes se socialzmit:
    – “Ike ore bajge”

  2. Sara says:

    I urte, mos ta prishi qejfin as interesin, te kete qef rakine e bixhozin, t’i pelqeje pacja e plonci plot me hudhra, po tjeter c’karakteristikwe duhet te kete Presidenti i rradhes?
    he daje na thuj….

  3. Bejto ziu says:

    po ja do te veme ty o pijanec

  4. rexha 10 says:

    Qe te dy vuajne per te komanduar .Njeri kryetare partie ,kryeminister ,drejton c’do lloi digasteri te shtetit ,duke mose i pytur ministrat ,sepse eshte qeveria e dale nga tajaret e ketije kryeministeri ,tjeteri PRESIDENTE ,ME NJE PARTI PRIVATE ,QE KURE HIQET NGA KRYETARI JA JEPE PARTINE GRUAS SE TIJE .E vetmje gje qe i ndryshojne eshte se njeri eshte provincial ,dhe i pa ndreqeshem ,dhe i pa besushem ,ndersa tjeteri eshte INTELEKTUAL , ME KUPTIMIN E MYNYRES SE SI TE FLETE ,NUKE TE LENE TE FLASESH DHE MOSPERFILLES .Te vetem gje qe kane te perbashket eshte interesi per te gllaberuar me shume pasurite publike me koncesionet ,apo shitjen e ndermarjeve per ti cuar te gjitha per skrape . Duke perdorur edhe shinat e trenit .Njeri ndertone hekurudhen e re ,ndersa tjeteri cone per skrape shinat e hekurudhes se vjeter .

  5. qytetar says:

    Eh Shqiperi ne doren e kujt ke rene !
    Jep mend Dash Shehu [email protected]@

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje