Edhe Ballkani në prag të luftës, mund ta shpëtojë vetëm vendosmëria e SHBA-së

12 Shkurt 2022, 16:08Politika TEMA

Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax

Shtetet e Bashkuara sapo kanë autorizuar shitjen tek Kroacia të disa helikopterëve ushtarakë. Rusia u kundërpërgjigj menjëherë, duke i ofruar armë Serbisë. Si historia, ashtu edhe situata aktuale sugjerojnë se diçka është duke ndodhur. Ne po shohim një ndërthurje të faktorëve lokalë dhe atyre rajonalë në një lojë gjeopolitike globale.

Fjala nuk është vetëm për Ballkanin, por edhe për Ukrainën dhe të tjerët. Kroacia ndodhet në pjesën perëndimore të atij që është quajtur që në lashtësi “Intermarium”, pra në territoret midis Detit të Zi, Detit Baltik, dhe Detit Adriatik.

Ajo është fqinje me Hungarinë dhe Sllavoninë në veri dhe verilindje, me Serbinë në juglindje dhe në jug me Bosnje Hercegovinën. Kroacia laget nga Deti Adriatik në perëndim, ashtu si Mali i Zi dhe Shqipëria.

Kroatët katolikë janë sllavë të jugut, së bashku me serbët e krishterë ortodoksë dhe boshnjakët myslimanë. Më parë ata ishin një popull sllavo-jugor (jugosllav), por në të kaluarën u ndanë sipas linjave fetare dhe të civilizimeve.

Paraardhësit e sllavëve të jugut bashkëkohorë ishin pjesë të Perandorisë Romake. Pas ndarjes së saj, disa mbetën të krishterë latinë, ndërsa të tjerët ranë nën ndikimin e Perandorisë Bizantine dhe besimit të saj ortodoks.

Në shekullin XII-të Bosnja iu nënshtrua Bogomilizmit, një lëvizje heretike gnostike, e cila e kishte origjinën në Bullgari. Ithtarët e saj u persekutuan për 100 vitet e ardhshme si nga Kisha Katolike Romake, ashtu edhe nga Kisha Ortodokse Serbe.

Në shekullin XIV-të, Bosnja dhe Serbia u pushtuan nga osmanët. Shumë nga ish-bogomilët boshnjakë e përqafuan Islamin. Represioni mysliman çoi në rebelime, arratisje, migrime serbe në veri, dhe rrjedhimisht në krijimin e një kufirit ushtarak të diktuar nga serbët në emër të Perandorisë Habsburge dhe kundër osmanëve.

Kësisoj bashkësitë fetare u ndërthurën në një mozaik konfuz të sllavëve të jugut. Për shkak të largësisë së tij, Mali i Zi arriti ta ruante autonominë e tij nga Turqia. Ndërkohë, Kroacia funksiononte si një pjesë praktikisht autonome e Mbretërisë së Hungarisë, e cila megjithatë, pjesërisht ra nën kontrollin e turqve në shekullin XV-të.

Në shekullin XV-të polakët dhe më vonë Habsburgët, luftuan në Ballkan për të sprapsur  Islamin. Përfundimisht, Rusia e zhvendosi ndikimin e Portës së Madhe në Ballkanin Lindor. Austria e dëboi Turqinë nga pjesa më e madhe e Ballkanit Perëndimor.

Greqia përfitoi nga mbështetja e Fuqive të Mëdha për të arritur pavarësinë e saj. Serbia u vetë-çlirua në fillimin e shekullit XIX-të. Shqipëria ishte e fundit në vitin 1912, në vazhdën e luftërave ballkanike, të cilat së pari i dhanë fund sundimit osman në Evropë, dhe më pas vunë përballë njëri-tjetrin fitimtarë ballkanikë të atij konflikti.

Për popujt ballkanikë, Lufta e Parë Botërore ishte thjesht një zgjatim i luftës së mëparshme.

Për shkak se Shtetet e Bashkuara i dhanë një ndihmë jetike Anglisë dhe Francës për të mposhtur Gjermaninë në Frontin Perëndimor në vitin 1918, Serbia doli e fituar nga ajo luftë.

Në fillim gllabëroi Malin e Zi, i vetmi komb aleat që u zhduk nga harta. Pastaj Serbia nënshtroi Kroacinë, Sllavoninë dhe Bosnje-Hercegovinën në mbretërinë e saj, e cila shumë shpejt u riemërtua me emrin Jugosllavi. Serbët ishin kombësia dominuese në atë mbretëri, duke i denigruar të tjerët.

Tensionet shpërthyen hapur gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur sllavët e jugut luftuan kundër njëri-tjetrit të pozicionuar në disa koalicione dhe grupime. Disa bashkëpunuan me Boshtin. Të tjerët preferuan italianët mbi gjermanët apo anasjelltas.

Komunistët, të cilët ishin edhe më të pamëshirshmit, dolën në fund fitimtarë. Ishte Stalini ai që garantoi triumfin e tyre, pasi Ushtria e Kuqe e përzuri Ëehrmacht-in nga Ballkani. Në vitin 1945, Jugosllavia u rishfaq nën sundimin e kuq.

Por shumë shpejt edhe pse e ruajti marksizëm-leninizmin e saj, u bë një shtet i vetmuar “nacional-bolshevik”, duke iu bashkuar lëvizjes së shteteve të paangazhuara në ndonjërin prej 2 blloqeve të mëdha të Luftës së Ftohtë, atij kapitalist dhe atij komunist.

Beogradi krenohej me statusin e një diktature komuniste më pak kufizuese. Brenda federatës elementi serb mbeti de fakto dominues. Në vitin 1989, kur forcat centrifugale shpërbënë Jugosllavinë (dhe së shpejti edhe Bashkimin Sovjetik), pakicat vendosën që të shkëputen në shtete të veçanta.

Serbët kundërshtuan, ndaj shpërtheu lufta. Sllovenia e arriti lirinë pa derdhur shumë gjak. Pjesa tjetër përjetoi një kalvar vdekjesh, shkatërrimesh dhe spastrimesh etnike. Ndërhyrja e Amerikës e ndali gjakderdhjen, dhe i dha fund vuajtjeve.

Po ashtu SHBA-ja i frenoi ambiciet e Serbisë. Beogradi humbi një pjesë të madhe të territorit të tij. Kur Mali i Zi shpalli pavarësinë në vitin 2006, ai u bë një vend pa dalje në det.Ndërkaq, Bosnje-Hercegovina e shpalli veten një shtet më vete, ashtu si edhe Sllovenia, Kroacia. E fundit ishte Kosova në vitin 2008.

Nuk është për t’u habitur, që këto zhvillime e kanë nervozuar Serbinë. Ajo është afruar shumë me Rusinë. Pakicat serbe në Kosovë, dhe sidomos ajo në Bosnje Hercegovinë është e shqetësuar. Madje në vitin 2016, në Mal të Zi pati një tentativë për grusht shteti nga elementët pro-serbë.

Dhe pse disa segmente të politikës serbe, kërkojnë pasjen e raporteve të mira me Perëndimin, si dhe integrimin në Bashkimin Evropian, të tjerët preferojnë Rusinë, dhe shpresojnë për një ndryshim të rrethanave gjeopolitike. Nëse kjo do të thotë luftë, apo thjesht një test vullnetesh, këtë do ta shohim së shpejti. Si kudo tjetër, paqja në këtë rajon varet nga vendosmëria e Amerikës./ abcnews.al

16 komente në “Edhe Ballkani në prag të luftës, mund ta shpëtojë vetëm vendosmëria e SHBA-së”

  1. Gangrena e Ballkanit ka vetem nje emer: Vucic says:

    Titulli do duhej te ishte me i gjate: Ballkani ne prag te luftes per shkak te nje nevojtoreje te quajtur Serbi dhe nje bajge me emrin Vucic!

    1. heu bre says:

      Ky Marek shkrimtari
      qenka nje KOQE KANDARI …

  2. Genti says:

    Paqja në botë është në tolerancën apo dëshirën e SHBA-së për luftë. Nëse SHBA tërhiqet nga oreksi për ekspansion në lindje atëherë luftë nuk do ketë. Në të kundërt lufta bërthamore është në prag dhe nëse ndodh nuk ka zot mbi dhe që të na mbrojë nga një katastrofë e këtyre përmasave.

    1. L says:

      Amerika sdo zgjerim.ne.lindje.
      Lepuri.fle te interesat e djalit te bidenit.me.kompanit energjitike te Ukraine’s .
      Prandaj duan ta cojn.ne.konfrontim se rendesi ka.dollari.
      Tjetra esht qe.cdo.president amerikan SA her Ka.probleme te brendshme e con.vemendjen te lufta qe ti c orientoj.njerezit dhe te fitoj pike.politike.
      KY idjoti matuf Ka.len kufijt e jugut Ku hyjn derri e dosa ,I behet vone per kufijt e ukraines.
      Me teorin e gjoja luftes kunder terrorizmit rus do I futi dhe nje survejim me te rrept te gjithe kundershtareve se gjoja KY idjot do mbroj demokracine ukrainase qe esht me keq se e shqiperine
      Do mbrojn modelin demokratik qe amerika.solli ne afhanistan,irak libi.apo dhe shqiperi.

  3. Asd says:

    Pa merak. Asnje frike. Thjeshte po me kujtohen (nga artikuj te meparshem) disa komentues gazetash, qe jane shume trima dhe here pas here… ose shajne Ameriken dhe ambasadoret e saj, ose eshte nje grup tjeter qe duan pilafin gati, tua beje Amerika e bile tua mbaje te nxehte. Them me vete, shyqyr qe i kemi sepse me siguri qe nuk jane aq spurdhjake sa duken dhe ja, per raste si ky qe permendet ne kete shkrim, do te jene gati per nje ushtri te tyre “sovraniste” nen udheheqjen e Sali Carit dhe Lir Lopes per ti bere balle ruseve edhe serbeve.

  4. Gjergj Fishta i riu says:

    Kroatët katolik nuk janë sllav të jugut por janë katolik latin (ose dhe ilir) që janë asimiluar në gjuhë nga sllavët, kurse kroatët ortodoks janë katolik latin(ose dhe ilir) që janë asimiluar nga sllavët në gjuhë dhe në fe. faleminderit

    1. A ka ndonje studim qe verteton kete ? Jo studim kroat por nderkombetar.

  5. Dardan says:

    LUFTEN KOSOVE-SERBI e ndalon vetem Edi Rama.

  6. Degelisi says:

    Ju te Temes kene shkruar per luften ne Ballkan we do nis sot dhe do nise neser
    Po te ishte per ju dhe per ata qe perkethejne mediated e “kazanit” ne Ballkan do kishte lufte ne cdo vite

  7. Yxhym mamluk says:

    Kur do filloj qe te shikojme ca gallate me trimat mitingash e politikan hajdute e mashtrusa.
    Te shikojme foltoren dhe sali kriminelin te fshihen neper shpella…
    Brigada e pensionistave nen drejtimin e sali karaxhicit e sllobodankes duke luftuar me molotov kunder tankeve ruso serbe..
    Ilircfurku me skraparlinjt e inatosur te armatosur me cfurqe,hanxhar e lopata te luftojne si macja monikes

  8. Timi says:

    Po bëri Serbia nje gabim dhe fillon luftë do ti mbetet vetëm rrethina e Beogradit. Do ishte rasti ynë për ta shkatërruar njiher e mirë.

  9. futu Ruso futu.....kape rrupi çupi says:

    te dashur komentues,USA, shteti teknologjik-me inteligjence artificiale, eshte fituesi i se ardhmes.
    Ne kete rast, pra sot, ne kete “konflikt lindor”, USA perfitoi nga rasti dhe me nje rruge i hoqi masken shume shteteve.
    Testoi BE, denigroi dhe zbuloi GJERMANINE (nje shtet i shitur ndaj Rusisë), testoi Francen (pra s’vleu nje lek ne kete konflikt), testoi TURQINE(edhe kete se pordhi Rusia), dhe ne fund i ka dhene SHAH-MAT RUSISE (se nese Rusia sulmon, ajo do futej ne nje krize ekonomike-shoqerore te papare, do prishej nga brenda).
    Dhe Rusi si i trashe qe eshte, ka mbledhur gjithe forcat grumbull bashke, pra nje shenjester e lehte.
    Tani USA mezi e pret nje agresion nga rusia, madje po i fryn zjarrit, duke terhequr shtetasit e saj.
    RUSIA do te terhiqet, si perfundim, me justifikimin: “bera stervitje me Llukashenkon”.
    Kush eshte fituesi???
    USA ($) ??

  10. desi says:

    Tani qe ne vume shtatoren e “mbretereshes Geraldine” te na hane mune se as duam t’ia dijme!Pastaj kulaket dhe te gjithe ata qe kane bashkepunuar me fashizmin dhe nazizmin jane ne pushtet ndaj ,s’ka propabilitet te bejme lufte pasi ata jane te gatshem kurdohere ta falin shqiperine po qe nevoja.

  11. Sul Koburja says:

    Gabimi jot o Asd është se mendon se Saliu me Lir lopën do luftojnë kundër Rusisë e Serbisë.Ata janë kolona e 5 e tyre.

  12. bronsson says:

    Nuk ja vlen tu besh komente artikujve te niveleve te tilla mediokre “bythe-lepirse” te “shpetimtarit” ( ne fakt ndezesit te luftrave ) Ameriqise . Por dua ti kujtoj ketij artikullshkruesit qe as emerin nuk marr mundimin ti a lexoj se qe pas perfundimit te luftes se dyte boterore 44 e deri sa hyri “demokracia” e importuar nga matane oqeanit made in Daj Sam ne ballkan nuk ka pasur as me te voglin konflikt te armatosur ,per veç se atij ideologjik qe vlente per konsum te brendeshem dhe nuk qe konfliktual nder etnik . Duke shtuar ketu edhe prezencen apo influencen Ruse prezente ne hapesirat e ballkanit . Per fatin tone te madh ne hapesiren e viteve 90 na erdhi “shpetimtari” dhe i dha dermen qetesise dhe plasen konfliktet nder etnike qe edhe sot pas 30 vitesh “kujdesje” nga “shpetimtar” i yne pertej detit, jane po aq te ndezura dhe eksplozive sa ne fillimet e saj . Ndoshta pjesa me e madhe e komentuesve nuk e njohin Oliver Stone (regjizor,skenarist,realizator,produktor e aktor amerikan), se domosdo njohin Donaldrat,Beatrisat e ku di une …….. Po ju citoj vetem nja dy fraza nga nje leter e hapur qe i drejtohet opinionit publik amerikan dhe atij boteror, citoj: Eshte ne mode tani qe te sulmohen republikanet dhe Tramp dhe te shmanget nga kritikat Obama dhe Klinton , por mos harroni se 13 luftrat qe kemi filluar ne keto 30 vitet e fundit ,14 bilione dollare shpenzuar dhe qindra mijera jete te humbura te kesaj bote . Mos harroni se kjo nuk ishte vije e nje udheheqje por rezultat i sistemit republikano -demokrat . Ju quajeni si te doni : kompleksi ushtarako-industriali sigurise financiare e mediatike. Pra ky eshte sistem i cili funksionon sipas preteksit qe keto jane “luftera te drejta” qe shfajesohen ne emer te flamurit i cili valevitet krenar mbi jetet tona . Vendi yne eshte bere i begate per shume njerez por ne emer te kesaj begatije nuk mund te justifikojme sistemin tone, si qendra e vlerave njerezore, perderisa sfidojme kaq shume luftera dhe kaos . Nuk ka nevoje te numeroj viktimat por ne e dime qe kemi nderhyre ne 100 shtete ushtarakisht ,per te nderruar regjimet me kaosin ekonomik ose me luften hibride- fuqi e bute . Sido qe ti vihet emeri kjo quhet lufte ………… etj etj …… pra keto nuk jane fjalet e mija por te nje amerikani intelektual i panvarur, i njohur ne te tere boten Oliver Ston . Ps evitoni te thoni budallalliqe si pershembull eshte i shitur tek ruset Oliveri etj !!!!!!!

  13. Hasan Spahiu says:

    A nuk ishte ky bideja zv.presidenti i lidhur me situaten dizinformuese te Cia ne Irak.Perfundoi me -iraku u pushtua,sadami u var nga …koka,por fabrika antraksi nuk u gjeten.Por u gjet dicka tjeter:-infarmatat e cia ishin te rreme,interesat lidheshin me interesin e familjes bideja per naften ne lindjen e mesme.Thone se edhe Bin Ladeni ka patur mardhenie ekonomike te perbashleta me …familjen Bideja.Lexoni shtypit e kohesper shkrimet mbi sulmin ne irak . ,autori ka shkuar deri ne lashtesi.Mire ka bere.Por nje gje te fresket nuk e di:-:sipas Gribanov ne librin “banda tito arme ne duart e luftenxitesve angloamerikane”,bot. Viti 1951,rusisht.,tito ka qene agjent i zbulimit englez qe nje vit para se te marre drejtimin e PKJ.Sipas J.Amery ne librin Bijt e shqipes ,ne takimin
    e zhvilluar ne 2 grusht 1944 ne Napoli i ka premtuar curcillit se ne “ballkan nuk do te ndertohen sistemi komunist”.pra Titoja nuk ka qene asnjehere stalinist.Gjendja e sotme e Ballkanit eshte veper e europes dhe shba.Fillon me kufijte shqiptare te 1913.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje