Në 102-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, gazetarja Rezarta Delisula sjell librin me titull “Çfarë ka qenë Tirona”, ku paraqiten për të herë parë dokumente origjinale të gjetura në Arkivin Osman të Kryeministrit të Stambollit.
Në promovimin e këtij botimi tek “Reja”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se ky libër është një testament për kryeqytetin me 1 milionë banorë. Por, duke u ndalur tek zhvillimet e javës, ai foli edhe per protesten e disa banorëve, që preken nga procesi i rindërtimit tek lagja “5 Maji”.
“Ishte shumë e dhimbshme të shikoja në Parlament, se si zhvillohej një debat për zaptimin e pronës dhe Komisionin e drejtonte një gocë tironse si Klotilda Ferhati, te cilës ia kanë zaptuar tokën e babës, por ajo nuk e tha kurrë këtë. I dëgjoi me durim. Keni zaptuar, e kuptojmë, sepse kanë qenë ditë të vështira. Ke marrë 500 metra, sot do marrësh po 500 metra, sepse ky qytet është zemërhapur për të gjithë. Kur ne insistojmë që personat që i bashkohen kësaj zemre të madhe duhet të bëhen tironsa, nuk është puna tek aksenti, se nuk të bën vetëm gjuha, por rregullat e bashkëjetesës, rregullat e komunitetit, rregullat e solidaritet, rregullat e fqinjësisë së mirë”, deklaroi Veliaj.
Në librin me 452 faqe, Delisula përcjell përmes dokumenteve osmane, kontributin e popullsisë vendase në ndërtimin e institucioneve arsimore, si dhe detaje e kuriozitete të panjohura më parë mbi funksionimin e qytetit dhe jetesës së asaj kohe.
“Nëse nëpërmjet këtij libri i kuptojmë kodet e bashkëjetesës së këtij qyteti, se si funksiononte me 10 mijë banorët e parë, e sigurt që do të kthehet në libër të shenjtë, për ta kuptuar edhe 1 milion të tjerët që kanë ardhur më vonë, se vetëm fqinjësia e mirë, bashkëjetesa, zemra e hapur, solidariteti, dëshira për të kontribuar, për të ndihmuar dhe mbajtur njëri-tjetrin lart, është formula e suksesit të kryeqytetit tonë”, theksoi Veliaj.
Ai apeloi për më shumë solidaritet dhe bashkëpunim, ndërsa nënvizoi se beteja për ta bërë Tiranën është një betejë e përditshme. “Ndonjëherë shumë prej këtyre temave urbane që kemi sot, do të duhet t’i vëmë në sytë, në lupën, edhe në mikroskopin e atij që është vendali, i cili thotë: “Ej, prit pak, lashë nga toka ime që të bëhej rruga, dhashë nga prona ime që të bëhej ura, dhashë nga pasuria ime që të bëhej shkolla”. Kjo është fryma që e bëri Tiranën Kryeqytet, dhe është e vetmja frymë që mund t’i mbajë 1 milion vetë bashkë me rregullat e bashkëjetesës, të atyre 10 mijë që ishin të parët në këtë territor. Ndaj, edhe sot, pavarësisht se qyteti ka sfida, unë them, beteja për ta bërë Tiranën është një betejë e përditshme”, tha Veliaj.
Gjatë fjalës së mbajtur në promovimin e librit, kryebashkiaku Veliaj njoftoi emërimin e Delisulës drejtoreshë të Muzeut Etnografik të Tiranës. Rezarta Delisula me një eksperiencë të gjatë në media, publikoi në dhjetor të 2018 librin e saj të parë ”Tirana Mahnia”, një guidë historike, etnografike e zakonore e kryeqytetit, për të cilin u vlerësua me çmimin “Mirënjohja e qytetit” akorduar nga Bashkia e Tiranës.
cin toke babe mer i kane zaptu Ildes?!! Ilda bashk eme ty s’ka lon prone ne Tirone pa zaptu duke nis qe nga Pazari i Ri qe e boni si i vjetri ti medemek me paret tona e ua grabite pronen robve per miqt e shoqet tuja….
ju mire qe jini mashtrusa po jeni dhe krejt te pacipe
PO nuke e quan veten zaptuse nje kryekomunar ,minister ,deputet ,etj te tjeret mbeten vetem jabanxhi ku vijne dhe ikin ,me nje fjele ngeklen rrugeve
O lali mashtrusi o njerI i felliqur. Ju oa kapluar arroganca e pushtetit o monster.
Slow down man, se do te thyesh qafen…
“noneLiza “duhet te shkoje nga ka ardhur ,ne katunin e saj ,bashke me tribune e saj dhe kete baxhellen e Temes ,Sara
Veliaj kujdes kur jep 500 m për 500m,shìf legjislacionin,po kryeni shkelje ligjore.
Sara baxhella eshte llum , dhe si llum qe eshte vetem llum nxjer nga goja ne cdo koment te saj.Tirana eshte me fat qe ka nje kryebashkiak si Erjon Velia i cili ja ka ndryshuar faqen Tiranes tone te bukur.Erjon vazhdo perpara qente le te lehin karvani …..
Hajt te ndertosh bashkejetese e demokraci me monstra si “Sara”. Nuk behen njerez shpellaret hajdute e mashtrues, por as nuk do i gezojne pronat e zaptuara. Mallkimet do i ndjekin deri ne brezin e shtate.
“Sara” njeriu i ri i “Foltores” se Bishe Berishes qe po çon vendin ne kohen e zaptimeve te tokave me dru druvari te njerezve-majmune te neoandertalit.
Është për të ardhur keq që vetëm ata që shkelin ligjin, janë mërfituesit e mëdhenj?!
Kështu ka ndodhur me mospaguesit e kredive, debitorët në shumë sektorë, vetëm ATA tolerohen?! Qytetari korrekt paguan gjithmonë, me tepricë në disa raste?! Në një shtet EU atje ku duam të shkojmë jo vetëm nuk tolerohet zaptimi i pronës, por në një rast kur një “i fortë” zaptoi tokën e një pronari “jo të fortë” dhe ndërtoi aty, pas më shumë se 30 vitesh jo vetëm ktheu “gjënë@ e grabitur, por ktheu dhe interesin ( fitimin e munguar të pronarit) KY ËSHTË SHTETI I SË DREJTËS. Vetëm në Shqipëri ka ishpronarë dhe pronarë të “rinj” (zaptues, kundravajtës, ….) nuk gjen në asnjë literaturë apo teori juridike në GLOB këtë “risi” sali_iste, demokratiko-populiste shqipëtare?!!! E denjë për një dramë famoze që rrënqeth ç’okënd që do ta sohë?!!!
Edhe pse drejtësia e vonuar është drejësi e mohuar, PRONARËT FALIN, mjafton ti kthesh pronën, pra dinjitetin. Lërini shkelësit e ligjit të vuajnë pasojat e veprimeve të tyre, vetën ndëshkimi i kundravajtësve sjell rendin e duhur dhe BARAZINË SOCIALE( barazinë para ligjit)
Trashegimtaret e pronareve (se pronaret po nderrojne jete) jane me te diskriminuarit ne kete sistem ashtu si ne sistemin e meparshem. Kkmpensim sa 10% e vleres se tokes sipas cmimit te qeverise me 2016!!!!!!!! Dhe Shqipove u duket shume fatura prej 180 milion euro per kompensimin e pronareve, por nuk llogarisin faturat per kompensimin e zaptuesve te tokave dhe as faturat e arbitrazhit!!!!! Veliaj mos dal te bej propagande kunder Nen Lizes, por t’i jape pronareve ate qe i takon!!! Nese nuk e ka ai ne dore, te bind shefin e tij, qe i urren pronaret e vertete, pasi ai pronat e tij i ka bere me zhvatjen e popullit dhe jo si gjysherit tane me djersen e ballit. Sa per Veliajn, mos na e nxirrni me kete menzyre mashtruese