Rritja stratosferike e çmimit të naftës efekt domino në ekonominë e shqiptarëve

13 Shkurt 2022, 16:33Ekonomia TEMA

E ndërsa çmimi i mesatar i naftës në mbarë botën është 1,17 Dollarë amerikanë për litër, në Shqipëri ai po kap vlerën e 200 Lekë.  Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë se, rritja e çmimit të naftës pritet të ketë efekt domino në sektorët e ekonomisë.

“Çfarëdolloj rritje çmimesh në lëndët energjetike përkthehet në një efekt domino në të gjitha çmimet e produkteve, pra të mallrave dhe shërbimeve. Zhvillimet negative në ekonomi nuk mund të mos çojnë në tkurrjen e konsumit për rrjedhojë edhe në ngadalësimin e rritjes ekonomike kombëtare”, tha Zef Preçi, ekspert ekonomie.

Sipas ekspertëve, zhvillimet në tregjet ndërkombëtare e lejnë në pikëpyetje se kur pritet të ulet çmimi i naftës në vendin tonë.

“Në vendin tonë reflektohet vetëm rritja dhe asnjëherë ulja në bursa ndërkombëtare të çmimit të referencës”. 

Në Itali nafta blihet me 1.9 $ për litër, ndërsa në Greqi 1.8$. Shqipëria lë pas vetëm Serbinë ku cmimi naftës për  1 litër është 1.77 $.

2 komente në “Rritja stratosferike e çmimit të naftës efekt domino në ekonominë e shqiptarëve”

  1. Jam une naivi says:

    S’ka gje, se e zgjidh Amerika kete problem me provokime dhe prapagande lufte ne Ukraine. Kur t’ja arrije qellimit per konflikt çmimi i gazeta do bjere ne menyre drastike dhe ekonomia do lulezoje…
    Me behet qejfi kur shoh qe Amerika e perdor Evropen si prezevativ dhe Evropa brohoret…

  2. emigranti says:

    Ngritjes se cmimit te karburanteve ne tregun global nuk kemi se c’ti bejme, por ajo qe ka ne dore qeveria eshte te ule nivelin e larte te taksave , te kontrolloje cmimet dhe te subvencionoje bujqesine.
    Perndryshe vendi do te zhytet me keq ne krize, ku me shume do ta pesoje bujqesia, e cila me zbatimin e ” Open Balkan ” do te shkoje drejt falimentimit.
    Shqiperia do te kthehet thjesht ne nje vend konsumator te produkteve serbe pa patur fuqi te eksportoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje