Ambasadori rus në BE, Vladimir Tsizov në një intervistë të dhënë për mediat e huaja ka bërë me dije se Moska do të kishte të drejtën të nisë një “kundërsulm” nëse e gjykon të nevojshme për të mbrojtur të drejtat e njerëzve rusisht folës në Lindje.
Ndër të tjera ai ka theksuar se që nga viti 2014 lufta është ndezur në zonat e Donbass në Ukrainën lindore ( Donetsk , Lugansk ).
“Ne nuk do të pushtojmë Ukrainën nëse nuk provokohemi. Nëse ukrainasit sulmojnë Rusinë ose fillojnë të vrasin civilë rusë kudo në Donbass apo gjetkë, mos u habitni nëse hakmerremi,” ka thënë ai.
Sipas tij separatistët rusisht-folës dhe pro-rusë po luftojnë atje kundër forcave ukrainase, duke pretenduar shkëputjen e tyre nga pjesa tjetër e Ukrainës. Në këtë kontekst, ata kanë bërë deklarata të njëanshme të pavarësisë që aktualisht nuk janë njohur zyrtarisht as nga Moska.
Ruset dhe shoqeria e tyre keto dite mund te krahasohen vetem me shoqerine gjermane te Rajhut te Trete ne vitin e mbrapshte 1938.Sigurisht banditeve te Kremlinit nuk u duhen shume kohe per te fabrikuar nje “tragjedi” apo sulm te “ banderitsve” kunder “popullsise se pambrojtur” ne Donbas.Vete klima agresive dhe luftenxitese eshte e mjaftueshme per te denuar agresoret ruse.Nje Zot e di cmund te pjelle mendja e semure e Kbgistit te Kremlinit.Ne sheullin e 21 nje monster luftenxitese ne perferi te Europes te kujton hordhit e GengisKhanit.ne Ukraine sot mbrohet Europa e shurdhet dhe e mefshet , vetem SHBA mund te garantoje lirine e Europes.