Rusia gati të pushtojë Ukrainën?! Spartak Ngjela: Putinin do ta vrasin ose...

14 Shkurt 2022, 10:45Politika TEMA

Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia tashmë duket se është pothuajse plotësisht e përgatitur për të pushtuar Ukrainën, pasi presidenti Vladimir Putin ka mbledhur 70% të personelit ushtarak dhe armëve që do t’i duheshin për një pushtim të tillë.

Lidhur me konfliktin Rusi-Ukrainë avokati i njohur, Spartak Ngjela ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook”. Ngjela ka thënë se nëse Putin vendos që të pushtojë Ukrainën, ose do ta arrestojnë ose do ta vrasin vetë mbështësit e tij, pasi një luftë me Ukrainën do ta shkatërronte Rusinë.

Reagimi i Ngjelës:

 

Unë, për një gjë jam i sigurt: Vladimir Putini nuk është evropian; dhe e urren qytetërimin Perëndimor. I tillë ka qenë edhe një Vladimir tjetër në Rusi: Vladimir Iliç.

E pra, Rusisë i erdhi sërish në krye një joevropian.

Kjo kuptohet. Por, po të ishte gjallë Cesare Lambroso, ai do ta kapte nga forma e kafkës pathologjinë kriminele të Vladimir Putinit.

Putini kërkon shkatërrim për të ngopur pathologjinë e tij; por do ta shihni që ai do të karfoset nga frika.

Nuk është Putini i pari tiran antiperëndimor i Rusisë të cilit i ka ndodhur kjo.

Por, nëse Putini nuk do të pushtohet nga frika – ndonëse frika e tij është mundësia më e madhe – ai mund të shkojë drejt luftës.

Një luftë me Ukrainën, shkatërron Rusinë. Këtë e di tani çdo mendje e kthjellët në politikën e lartë ruse dhe në rangjet e larta të ushtrisë ruse.

Atëherë?

Shumë e qartë: nëse Putini do të shpallë luftë për pushtimin e Ukrainës; ata që duan ta ruajnë Rusinë nga shkatërrimi i kësaj lufte, ose do ta rrëzojnë nën arrest, ose do të vrasin Putinin.

Këtë shembull na i kanë dhënë historitë e kësaj forme të vetëshkatërrimit të një kombi, kur është fjala për elitat ushtarake.

Megjithatë, duhet të presim. Por gjasat janë që Putini do të tërhiqet, sepse dihet që, psikologjikisht, fuqia e frikës është më e madhe se forca e pasionit.

4 komente në “Rusia gati të pushtojë Ukrainën?! Spartak Ngjela: Putinin do ta vrasin ose…”

  1. asd says:

    Putin ka ne plan kryesor mbajtjen e pushtetit qe i eshte embelsuar aq shume por qe po i rrezikohet nga disidente te politikes se tij. Edhe masat (populli) nuk e shohin me sy te mire nje president qe eshte miliarder dhe bredh me jahte e dashnore krejt ne kundershtim me llogjiken e ruseve qe punojne nga mengjesi ne darke. Por ja ku vjen edhe gjetja e Putin; Ai i prek ruset ne plagen e tyre, pikerisht ne deshiren e tyre per tu qene ne qender te botes si dikur kur ishin BRSS. Putin dinak fillon te “luaje” me Naton dhe SHBAte. Nuk ka asgje per te humbur. Humbja e tij ne fakt rrezikohet vetem nga vete ruset. Sigurisht qe tema e “krizes me perendimin” bllokon mendjen e ruseve (pjeses me te madhe te tyre) qe ti kerkojne llogari Putinit per “mosperputhjet” e tija te pasurise. Atehere ai fillon te “luaje shah”. Rrethon Ukrainen dhe e tremb me lufte duke deklaruar se “nuk do ta sulmoje”, pra politikisht dhe strategjikisht eshte ne shkalle shume te larte dhe te rafinuar per te vene ne veshtiresi Naton dhe SHBAte. Keto te fundit kapen pa nje strategji dhe pa kurajo per te perballuar Putinin. Ata bejne gafen me te madhe: deklarojne qe nuk do te mbrojne Ukrainen. Bile e trembin edhe me keq Ukrainen duke u dhene edhe daten e sulmit sepse gjoja kane informacione nga CIA. Deklarata e mosnderhyrjes behet (me naivitet) nga frika se mos Putin u drejton raketat berthamore. Por, gjithe kercenimet me fjale, zotit Putin nuk i hyjne ne vesh fare. Ai po luan me sukses lojen e tij dhe ka trembur gjithe palet. Ka shume te ngjare qe Ukraine po kerkon bisedime me Putin per ti premtuar qe do te largohen vete nga angazhimi i tyre per antaresim ne Nato. Dhe ja ku jemi qe Ukraina largohet nga “te miret” dhe bashkohet me te “keqinjte”.
    Nato (por edhe SHBA) po tregojne qe ky organizim eshte burokratizuar ne maksimum. Gjeneralet e tyre jane trashur e dhjamur aq shume sa nuk jane ne gjendje te mendojne asgje te sakte. Ne fakt ne gjithe samitet e tyre diskutojne per 2 perqindshat e parave te vendeve anetare dhe nuk mendojne dot si nje skuader lufte e veprimit te shpejte dhe energjik. Nato eshte ne krize te thelle, dhe shume shpejte Putin do ta vere ne prove me te njejten loje; Me siguri tani do te rrethoje Finlanden ose Estonine, ose Lituanine apo Letonine. Nato tha shume fjale dhe beri asgje. Nderkohe qe nuk duhet te kishte bere asnje deklarate por te vendoste dyfishin e trupave dhe armatimeve ruse ne rrethinat e Ukraines. Ate qe nuk beri sot, do ta beje me nje kosto shume me te larte neser. Do te jete e detyruar. Nderkohe lexoj qe gjoja Putinin do ta vrasin (sic thote Ngjela), por une besoj se keto jane endrra me sy hapur. Putin nuk eshte nje person, eshte fenomen. Sikur te vdiste vete nga nje infarkt ne zemer, per dy ore do te zevendesohej nga nje tjeter edhe me i eger se ai.

  2. Patrioti Verior says:

    Z. avokat Ngjela, këtu ia ke futur kot fare. Ka kohë që nuk po të dalin parashikimet. Bëji ca ditë pushim, duket se je lodhur.

  3. Lazarat a gjith Shypnia...lol says:

    Taku …o taku…taku, lol!

  4. shori says:

    Ky kokeloqja, trushkulur, mbeturine sperme i Bllokut, flet percart duke marre te verteta fantazite qesharake te tij dhe Merua, si gazete serioze qe eshte, i boton… Ma ha mendja, se e ben per humor…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje