Ndërron jetë folësja e fundit, zhduket gjuha indigjene kiliane

18 Shkurt 2022, 15:23Lifestyle TEMA

Një gjuhë indigjene nga Amerika e Jugut është zhdukur plotësisht pas vdekjes së folëses së saj të fundit dhe njëkohësisht edhe kujdestarja e kulturës së saj stërgjyshore.

Cristina Calderon vdiq të mërkurën, në moshën 93-vjeçare. Ajo kishte zotëruar gjuhën Yamana të komunitetit Yagan dhe pas vdekjes së motrës së saj në 2003 ishte personi i fundit në botë që mund ta fliste atë. Ajo punoi për të ruajtur njohuritë e saj duke krijuar një fjalor të gjuhës me përkthime në spanjisht.

“Me të një pjesë e rëndësishme e kujtesës kulturore të popullit tonë është zhdukur”, tha Lidia Gonzalez, vajza e Calderon, në Twitter. Gonzalez është një nga përfaqësuesit që aktualisht po harton një kushtetutë të re në Kili.

“Fjalori, megjithatë, nënkupton se ka shpresë për të ruajtur gjuhën në një formë. Edhe pse me largimin e saj humbet një pasuri e njohurive, veçanërisht të vlefshme në aspektin gjuhësor, mundësia e shpëtimit dhe ruajtjes së gjuhës mbetet e hapur”, tha ajo.

Megjithëse kanë mbetur ende disa dhjetëra Yagan, me kalimin e brezave njerëzit nga komuniteti ndaluan së mësuari gjuhën, e cila u konsiderua “e izoluar” pasi ishte e vështirë të përcaktohej origjina e fjalëve të saj.

Calderon jetonte në një shtëpi të thjeshtë, duke shitur çorape të thurura në qytetin kilian të Villa Ukika, një qytet i krijuar nga populli Yagan në periferi të Puerto Williams.

 

7 komente në “Ndërron jetë folësja e fundit, zhduket gjuha indigjene kiliane”

  1. Nga maqedonia says:

    Ne mes te BE po zhduket me cinizem gjuha arvanite, nga njerz qe urrejn vet veten, nuk kerkon shkolla ne gjuhen e vet le ta quajn dialekt grek, por le ta fusin si lend ne shkoll. Perse nuk e ngren as kush ket pyetje. Natyrisht nuk ka nevoj te thuet dialekt shqiptar se pyetja si pyetje do u ngeli ne gryk nga andartet akoma pa u artikuluar. Futeni si lend dialktin grek Arvanitas ne shkoll. Kaq. Pastaj gjera vijn vet ne vendin e vet.

    1. Shmil Gurra says:

      Diku nga fundi i shek 19 në Dalmati flitej një gjuhë arkaike ilire-arbnore, e paregjistruar dhe e padokumentuar (FUNDI i shek 19!!)
      Kujtoni mbiemrat e dalmatëve – BEARA, Macura, KUCI, deformim i Q-së shqipe (fisi Kuci) etj.

      Nga vendi prej nga na shkruan Ti, FYROM, ose Shqipëria Lindore, po zhduket (vdjerret) e folmja arkaike shqipe (fug – hudh etj), me idioma nga më të larmishmet – ” U vrafsh me dorën tone”, “Shporrmu qafe”! etj

      Ka një surroinstitut “kulture” në Shkup dhe një surrokatedër të shqipes surrogate në Tetovë, me inflacion të madh diplomash. Nuk kam lexuar që të kenë publikuar ndonjë projekt serioz studimesh, ndonëse paguhen nga shqiptarët e manipuluar e të nëpërkëmbur.
      Kuadrot e prodhuara aty, zor se stisin dy-tre fjali në gjuhë korrekte shqipe dhe kontaminojnë me subkulturë të përgjithshme nxënësit -brezin e ardhmërisë së coroditur

      1. dalmat puro says:

        Ore Qamil Gurra paske dale nga spitali i semundjeve trunore se kishe humbur u be shume kohe ?? O legjende , o akademik i gjithçkathoje ……shyqyr qe u ktheve ne mesin tone te na sjellesh perseri humorin . Je i pa zevendesueshem …. o Mr Bean i gazetes tema , urime per sherimin o qiri ndriçues i dijeve arbnore. Po nje gje kisham une …nuk e kuptoj “ironine” tende me siper ku thua citoj: Ne Dalmaci flitej nje gjuhe arkaike Ilire-arbnore , e pa regjistruar dhe e padokumentuar (Fundi shek 19) !!!!!!!!! Pra e padegjuar dhe e padokumentuar ……dmth qe s’ka ekzistuar !!!!!!! Pastaj Dalmacia , nuk eshte cep fshati i humbur nga maja e malit nga vjen zotrote , por tere ajo krahine ne shtrirje gjate Adriatikut dhe e populluar dendeshem dhe te thuash qe u zhduk keshtu…… tak fak ……..gjuha iliro- arbnore ku prap diçka ketu nuk shkon iliro -mijera vjet perpara dhe arbnore – po themi 500-600 vjet para …..sikur nuk shkon kjo “martese” alla Gurra !!!!!!!! Pastaj kjo e jona shqipja nuk qenkerka iliro-arbnore ???? Ke humor te holle or Qamil Gurra ………megjithate gezohem qe i paske shpetuar Covid-it .

        1. mik says:

          Dalmat puro.
          Pse mundohesh te denigrosh dike qe shpreh mendimin e vet, per dicka qe ndoshta e di me mire se ti ?
          Ndoshta mbas njeqind vjeteve keshtu do thone edhe per gegnishten : Nga viti qe nuk mbahet mend, deri ne gjysmen e pare te shek. 21, ne veriun e tokave shqiptare, flitej nje gjuhe arkaike iliro-arbnore qe quhej gegnishte, e cila ishte e regjistruar dhe e dokumentuar por qe u zhduk me nderhyrjen e tosknishtes ( dialekti i shqiptareve te jugut ).
          Kjo ndodhi per arsye se shqiptaret e jugut nuk e donin kete dialekt malok te shqipes dhe, me qe ju dha mundesia e zhduken kete dialekt te pasur te gjuhes se tyre. Dhe ajo qe eshte me e keqja, asnje nga jugoret e ketij vendi ” interresant ” nuk u ngrit ne mbrojtje te ketij dialekti rranje te gjuhes se tyre.
          Atehere sternipi i jot, do beje te njejtin koment si stergjyshi i tij ne gazeten Tema te dates 18 shkurt 2022.

  2. qytetar says:

    Zhduket !!!!!!!??????
    Po nuk ia TRASHGOJ dikujt !?
    or KAZAN !

  3. Mahir Sali Domi says:

    Edhe gjuha Shqipe, ate rruge ka mare, drejt zhdukjes.
    Tjetersimi i gjuhes sone filloi vrullshem ne Top Albanja Radjo me 14 Shkurt te vitit 1998, vit ne te cilin, ne kete radjo, per mungese personeli te kualifikuar u punesuan shume vajza dhe djem adoloshente te lindur ne brigjet e Tamizit, ne brigjet e Tiberit, ne brigjet e Ebros, qe me nje kurs intensiv te gjuhes Shqipe, mezi mesuan rreth 2000 fjale shqip, dhe ne keto rrethane detyroheshin te flisnin anglisht, (bye-bye), italisht, ( o mio dio, çiao), spanjishte, (Ola, Ola) tradite qe vazhdon me sukses te plote edhe sot e kesaj dite.
    Eshte kenaqsi e madhe te degjoshe cicerimat e bukura ne gjuhen shqipe ne tv kombetare, te degjosh Ardit Gjebrean kur pershendet i lumtur: Çiao, e dashur, (per hir te se vertetes duhet thene se fjala “tung” qe do zevendesonte “çiao”-n, humbi me sukses, dhe sot nje pjese e madhe e e mexhlisit te kulturuar pershendesin njeri-jatrin: “hajde çao” dhe keshtu duket se jane teper po teper te mbushur me dije dhe kulture) kur degjon gazetaret e klanit qe “degustojne pa limite” çorbat ne turizmin katundar, kur degjon çupkat e bukura te Top Kanalit, qe sajojne “puntata, pas puntatave”, kur degjon analistet e paneleve televizive ne mbremjet romantike te Albanise, kur degjon politikanet ne forume ku shtjellojne taktikat e tyre. Sa me shume jo shqip te llapesh, aq me shume i ditur dhe “i modes se fundit” je.
    “Hyxhym o xhemat, hyxhym” drejt askundit.

    1. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

      Mahir, jam shume dakort me mendimin qe shprehni, por me lejo te te korrigjoj pak. U shprehe se Ciao ka triumfuar ndaj fjales shqipes Tung. Ne fakt Tung eshte shpikje kosovaresh qe me dialektin e tyre krahinor me shume turqizma e fjale te huaja, tashme ka infektuar te gjithe llojet e teksteve te kengeve moderne shqiptare. Fjala origjinale eshte Tungjatjeta dhe eshte nje urim kujt ja thua per t’ju zgjatur jeta, ndersa Tung pervec te qenurit njesoj te kater shkronjave te para nuk ka asnje kuptim. Po, eshte e vertete qe ne jug po kjo fjale shpesh shqiptohet ne dialekt edhe si ‘Njatjeta por shkruhet me apostrof dhe eshte dukshem shkurtim pa i humbur kuptimin fjales. Po keshtu ka humbur edhe urimi Naten e Mire, ku sot thuhet shkurt Naten qe kur e aplikoi e para estrada e Shkodres ne fillim te viteve ‘90, Ore, kemi patur kateder te Gjuhes Shqipe ne Akademine e Shkencave, dini gje a ekziston akoma??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje