Kriza energjetike në Kosovë, Hoti: Përgjegjëse qeveria "Kurti"

20 Shkurt 2022, 18:28Rajoni TEMA

Zyra e Rregullatorit të Energjisë të Energjisë në Kosovë ende nuk e ka bërë publik vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ndonëse kjo është kërkuar me forcë edhe nga partitë opozitare. Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, thotë se megjithëse qeveria aktuale nuk është ajo që e shkaktoi krizën energjitike, ajo është përgjegjëse për përkeqësimin e saj.

Avdullah Hoti: Krizën energjetike nuk është që e ka sjellë kjo qeveri por mos veprimet e kësaj qeverie e kanë përkeqësuar jashtëzakonisht shumë gjendjen. Kryeministri i vendit ka qenë akteri kryesor në mbështetjen dhe nxitjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Duke e konsideruar të paarsyetuar vendimin për rritjen e çmimit të të energjisë, ai thotë se çdo protestë kundër këtij vendimi është legjitim dhe duhet mbështetur.

“Nuk ka kauzë më fisnike, më qytetare që të kundërshtohet një vendim i tillë me mjete kushtetuese përfshirë edhe protesta për të dalë kundër një vendimi të tillë që është plotësisht i pabazuar.”

Sa i përket angazhimit të Lidhjes Demokratike në këto protesta ai theksoi se deri më tani nuk ka një vendim të tillë nga strukturat drejtuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje