Nga Robert Kagan “Washington Post”
Le të supozojmë për një moment se Vladimir Putin arrin ta vendosë plotësisht nën kontroll Ukrainën. Cilat janë pasojat strategjike dhe gjeopolitike të këtij akti?E para do të jetë një vijë e re e frontit të konfliktit në Evropën Qendrore.
Deri më tani, forcat ruse mund të vendoseshin vetëm deri në kufirin lindor të Ukrainës, disa qindra kilometra larg nga Polonia dhe vendet e tjera të NATO-s në perëndim të Ukrainës.
Kur rusët ta përfundojnë operacionin që sapo kanë nisur, ata do të jenë në gjendje që të vendosin shumë forca – tokësore, ajrore dhe sisteme raketore – në bazat e tyre në Ukrainën Perëndimore por edhe në Bjellorusi, vend që është shndërruar de fakto në një vasale të Rusisë.
Kështu, forcat ruse do të vendosen përgjatë gjithë kufirit lindor prej1046 km me Poloninë, si edhe përgjatë kufijve lindorë të Sllovakisë dhe Hungarisë, dhe kufirit verior të Rumanisë. (Edhe Moldavia ka të ngjarë të bjerë nën kontrollin e Rusisë, kur trupat ruse të jenë në gjendje të formojnë një urë tokësore nga Krimea në provincën e shkëputur të Moldavisë, Transnistria).
Rusia pa Ukrainën është siç tha dikur ish-Sekretari amerikan i Shtetit Dean Acheson për Bashkimin Sovjetik “Volta e Epërme me raketa”. Rusia me Ukrainën është një “kafshë strategjike” krejtësisht e ndryshme. Kërcënimi më emergjent do të jetë për shtetet baltike. Rusia kufizohet drejtpërdrejt me Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë përmes Bjellorusisë dhe enklavës së saj në Kaliningrad.
Që përpara pushtimit, disa analistë ngritën pyetjen nëse NATO mund t`i mbronte vërtet anëtarët e saj në rajonin baltik nga një sulm i mundshëm rus. Pasi Rusia të ketë përfunduar pushtimin e Ukrainës, kjo pyetje do të ketë një nivel të ri emergjence.
Një pikë e mundshme e shpërthimit të përleshjeve do të jetë Kaliningradi, ku ndodhet Flota Ruse e Baltikit. Ky qytet dhe territori përreth u shkëputën nga pjesa tjetër e Rusisë kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik. Që atëherë, rusët kanë qenë në gjendje të hyjnë në Kaliningrad vetëm përmes Polonisë dhe Lituanisë.
Pritet një kërkesë zyrtare e Moskës për të pasur një korridor të drejtpërdrejtë, që do të vendoste de fakto vendet e rajonit nën kontrollin e Rusisë. Por edhe kjo do të ishte vetëm një pjesë e asaj që me siguri do të ishte një strategji e re ruse për ta shkëputur Ballkanin nga NATO, duke treguar se aleanca nuk mund të shpresojë më që t’i mbrojë ato vende.
Në fakt, me Poloninë, Hungarinë dhe 5 anëtarë të tjerë të NATO-s që ndajnë një kufi me një Rusi të re dhe të zgjeruar,do të zbehej shumë aftësia e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për të mbrojtur krahun lindor të aleancës.
Situata e re mund të impononte një rregullim të rëndësishëm në lidhje me domethënien dhe qëllimin e aleancës. Putini ka qenë shumë i qartë për qëllimet që ka:Ai dëshiron ta rivendosë sferën tradicionale të ndikimit të Rusisë në Evropën Lindore dhe Qëndrore.
Disa në Perëndim janë të gatshëm që ta pranojnë. Por mos harroni se kur perandoria ruse ishte në kulmin e saj, Polonia nuk ekzistonte si vend; Baltiku ishin një pronë e Carit; dhe Evropa Juglindore ishte një rajon i kontestuar midis Austrinë dhe Gjermaninë.
Gjatë periudhës sovjetike, vendet e Traktatit të Varshavës, pavarësisht nga rebelimet e herëpashershme, udhëhiqeshin de fakto nga Moska. Sot, Putin kërkon së paku një NATO me dy nivele, në të cilën të mos ketë më forca aleate të vendosura në territorin e ish-vendeve anëtare të Traktatit të Varshavës.
Negociatat e pashmangshme mbi këtë dhe elementë të tjerë të një “arkitekture” të re të sigurisë evropiane, do të kryheshin me forcat ruse të vendosura përgjatë kufijve lindorë të NATO-s, dhe kësisoj në mesin e një pasigurie reale në lidhje me aftësinë e NATO-s për t’i rezistuar kërkesave të Putinit.
Për më tepër, kjo ndodh në një moment kur Kina po kërcënon të prishë ekuilibrin strategjik në Azinë Lindore, ndoshta me një sulm të një lloji të ngjashëm kundër Tajvanit. Nga pikëpamja strategjike, Tajvani mund të jetë ose një pengesë e madhe për hegjemoninë rajonale kineze, siç është tani; ose mund të jetë hapi i parë i madh drejt dominimit ushtarak kinez në Azinë Lindore dhe Paqësorin Perëndimor.
Në rast se Pekini do t’i detyronte tajvanezët ta pranonin sovranitetin kinez, pjesa tjetër e Azisë do të tmerrohej dhe do të kërkonte ndihmë nga Shtetet e Bashkuara. Këto sfida strategjike të njëkohshme në dy teatro të largët të kujtojnë vitet 1930, kur Gjermania dhe Japonia synuan të përmbysnin rendin ekzistues në rajonet e tyre përkatëse.
Ato nuk ishin asnjëherë aleate të vërteta, nuk i zinin besë njëra-tjetrës, dhe nuk i koordinuan drejtpërdrejt strategjitë e tyre. E megjithatë, secila përfitoi nga veprimet e tjetrës. Përparimet e Gjermanisë në Evropë i inkurajuan japonezët të ndërmerrnin rreziqe më të mëdha në Azinë Lindore. Përparimet e Japonisë e nxitën Adolf Hitlerit të besonte se Shtetet e Bashkuara nuk do të rrezikonin të hynin një konflikt me dy fronte.
Sot, për Xi Jinping duket se është e qartë se Shtetet e Bashkuara i kanë të zëna duart në Evropë. Sido që të kenë qenë llogaritë e tij përpara pushtimit rus të Ukrainës, ai mund të arrijë në përfundimin se janë rritur shanset e tij për të arritur diçka, qoftë në Tajvan apo në Detin e Kinës Jugore.
Kohë më parë, strategjia amerikane e mbrojtjes ishte e ndërtuar mbi mundësinë e një konflikti të tillë me dy fronte. Por që nga fillimi i viteve 1990, Shtetet e Bashkuara e kanë çmontuar gradualisht atë strategji. Doktrina e dy luftërave u zbeh dhe më pas u braktis zyrtarisht në dokumentin strategjik të mbrojtjes të vitit 2012 .
Nëse kjo prirje do të ndryshojë tani dhe do të kemi rritje të shpenzimeve në mbrojtje, kjo mbetet për t’u parë. Por është koha të nisim të imagjinojmë një botë ku Rusia kontrollon efektivisht pjesën më të madhe të Evropës Lindore dhe Kina kontrollon pjesën më të madhe të Azisë Lindore dhe Paqësorit Perëndimor. Amerikanët dhe aleatët e tyre demokratikë në Evropë dhe Azi, do të duhet të vendosin përsëri nëse kjo botë është apo jo e tolerueshme për ta./ Përktheu: abcnews.al
“disa analistë ngritën pyetjen nëse NATO mund t`i mbronte vërtet anëtarët e saj në rajonin baltik nga një sulm i mundshëm rus.”
nato ligjërisht nuk mund të mbrojë ukrainën,në sferën e OKBsë është e vështirë ta bëjë,sepse vetot e kinës dhe vetë rusisë nuk e lejojnë!!
por për të mbrojtur aleatët e vetë e bën pa pikë problemi!!
kemi përballë dy faktorë,atë të NATOs dhe putinin!aspak rusinë,por thjesht një të çmëndur!!
deri tashti i është hapur rrugë këtij të çmëdnuri duke shpresuar se ai do të hiqej qafe o nga “seleksioni politik” o nga ai natyror!!por ti hapësh rrugë “budallait”,nuk është fjalë e urtë,është një gabim shumë i madh!!
kur budallai është dhe shejtan,atëherë hapja e rrugës për shejtan budallain është e barabartë me bllokimet e rrugëve të tua!!
kjo ka çuar botën gati në këtë fillim lufte!!
“Pasi Rusia të ketë përfunduar pushtimin e Ukrainës, kjo pyetje do të ketë një nivel të ri emergjence.”
dhe kjo emergjencë ka vetëm një emër”marrja seriozisht” e situatës!!përballë rrezikut shtohet vigjilenca,shtohet aftësia e goditjes bashkohen radhët!!
si amerika dhe BE, duhet të ndryshojnë mentalitetin!
amerika nuk duhet të marrë përsipër gjithçka duke toleruar dhe mbrojtur në të njëjtën kohë BE,por dhe BE duhet të fillojë e të funksionojë si një shteti i vetëm,të paktën në planin e jashtëm dhe atë ushtarak!!
krijimi i një ushtrie të unifikuar europiane do ndihmonte shumë në aleancë!do kishte një fuqi të jashtëzakonshme dhe jo kështu si lesh e koqe!
dëshirat e një diktatori,sidomos të çmëndur nuk mund të plotësohen edhe sikur ato të jenë të parrezikshme!edhe sikur ato të jenë të parëndësishme!!
dëshirat e një diktatori të ndyrë duhen çrrënjosu që në momentin e parë dhe me rrënjë!!
njeriu normal,ndyrshe nga një vrasës serial mundet të bllokojë instiktin vrasës!e njëjta gjë dhe me një politikan demokrat perënimor në krahasim me një diktator të çmëndur!ky i dyti nuk ka sensorë për masën,nuk ndalet përpara asgjëje!!
nuk mund ti ofrosh një copë torte një obezi që kërkoni ta dobsoni!
shkrimi i historisë me copa si na leverdis ne,duket pak si budallaqe”Por mos harroni se kur perandoria ruse ishte në kulmin e saj, Polonia nuk ekzistonte si vend”,ata që pretendojnë një gjë të tillë janë aspirantë për shoqëri me diktarorin rus!!
sepse ka pasur kohë kur mbretëria polake i merrte toka carëve të rusisë,dhe se gjermania e sotme nuk është e njëjtë me gjermaninë e para 1914ës!!e se për nja 6 muaj nuk kishte perandori ruse,por kishte perandori franceze deri në moskë!!
sot nuk flitet me çfar ishte dje!
sot flitet me të drejta të njeriut dhe jo të drejta të plumbit!!
tolerimi i diktatorëve nuk është zgjidhje problemi,është vetë çvendosje në kohë dhe në madhësi!!sa më shumë të shtyhet aq më i madh bëhet!!
këto 8 vite “pritje” që bëri kjo kërmë,nuk janë gjë tjetër veçse rezerva të grumbulluara për një “rrethim” të mundëshëm si ky!!
ai është në gjëndje,të paktën,të qëndrojë në “rrethim”të paktën për 2 ose 3 vjet!!
prandaj sanksionet nuk duhen bërë sashtu si tha baiden që në momentin e parë”do të kesh sansione të tmerrshme nëse pushton ukrainën,por më pak nëse bën ndonjë cic-mic”!!
ky ishte një gabim i madh në këtë situatë!!
dhe ai e filloi cic-micin!
sanksionet duhet të jenë të ashpra në maksimum!kjo do të bënte që ai rezervat ti harxhonte shumë shpejt!!
dhe të përfundonte si cari i fundit!!
i masakruar në ndonjë bodrum,nga rusët vetë!!
As mos u shqetësoni fare, legjionet e LGBT europiane, të paisura si jo më mirë me shampo dhe prezervative do t’u kallin datën trupave ruse në lindje të Europës. Kot nuk po e promovon qytetërimi perëndimor LGBT-në si e vetmja mënyrë efikase për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe demokracisë, për të cilët europianët në shekuj kanë derdhur gjak. Ndaj mos u shqetësoni aspak, me LGBT liria është e garantuar. Natën e mirë dhe gjumë të embël.
NUKE JANE VETEM SAKSIONET QE E ZMBRASIN PUTIN NGA VEPRIMTARIA E TIJE KERCENUSE .PROBLEMIN ME TE MADHE PUTINE DO TA KETE PO ME GJENERALET E TIJE ,SEPSE DO TE BEJNE ROLIN E MERCENARIT ,SICE KANE VEPRUAR NE KOHE PAQE . ME FILLIMIN E LUFTRAVE NUKE RREZIKOHET VETEM KOKAT E USHTAREVE ,POPULLIT ,PORE EDHE KOKAT E DREJTUSEVE TE OPERACIONEVE ,QE KERKOHEN QYSHE NE FILLIME TE LUFTES PER TE NDALUAR GJAKDERDHJET .KJO METODE U BE EDHE ME DREJTUSIT E ISHE VENDEVE DIKTATOR,SICE NDODHEN NGJARJET MBASE SULMIT TE TORRAVE XHEMELE . MUNDE TE JESHE I ZOTI TE KOMANDOSHE NE KOHE PAQEJE ,PORE NE LUFTE ESHTE E VESHTIRE QE TA KUPTOSHE ,SE SA DO TE KUPTOJE LUFTA TY SI KOMANDANTE I PERGJITHESHEM TE FORCAVE PUSHTUSE .NUKE QUHESH ME KOMANDATE I PERGJITHSHEM I FORCAVE TE ARMATES RUSE .