Situata ushtarake në terren po përkeqësohet: ndërsa tanket ruse janë tani në qytetin e Sumy, duke depërtuar për më shumë se 50 kilometra në territorin ukrainas, trupat nga Moska kanë marrë kontrollin e aeroportit Hostomed. “Kiev mund të bjerë brenda pak orësh”, vlerësojnë burimet e NATO-s të cituara nga agjencia Bloomberg. Një bombardim i fortë i qytetit port të Mariupolit rifilloi gjithashtu në mbrëmje.
Ndërkaq Biden foli sërish nga Shtëpia e Bardhë: “Putini ka refuzuar çdo ofertë për dialog, lufta ishte paramenduar prej muajsh: ai është agresori dhe ai do të paguajë pasojat”. Presidenti njoftoi sanksionet e reja që parashikojnë ngrirjen e aktiveve të 5 bankave ruse, kufizime në eksportet drejt Moskës, veçanërisht në fushën teknologjike. Biden përsëriti se ai nuk do të dërgojë trupa amerikane në Ukrainë.