Tregjet ruse e mbyllin ditën me 33% më të ulëta

24 Shkurt 2022, 21:00Bota TEMA

Indeksi kryesor MOEX i Rusisë përfundoi seancën e së enjtes, 33% më të ulët pas veprimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Ai u rrëzua deri në 45% më herët gjatë ditës sotme.

Kompanitë dhe bankat e mëdha ruse të energjisë u goditën më së shumti mes pritjeve që Perëndimi do të shpallte sanksione më të ashpra. Gazprom ra 38% dhe Rosneft ra 40%, ndërsa bankat VTB dhe Sberbank gjithashtu ranë më shumë se 40%.

Rubla ruse mbetet në nivelet më të ulëta rekord, duke rënë 7% kundrejt dollarit amerikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje