"Rusia synon të zaptojë dhe të kontrollojë një pjesë të madhe të Ukrainës"

24 Shkurt 2022, 15:52Bota TEMA

Rusia synon të zaptojë dhe të kontrollojë një pjesë të madhe të Ukrainës, sipas zyrtarëve perëndimorë.

Sipas tyre, forcat e Vladimir Putin po përdorin sulme precize ushtarake, sulme ajrore dhe manovra tokësore për të kaluar kufirin Ukrainas nga drejtime të ndryshme, përfshirë nga zona e rajonit të Donbas, Krimesë dhe Bjellorusisë.

Zyrtarët perëndimorë thonë se për momentin është e paqartë nëse marrja nën kontroll e gjithë shtetit ishte objektivi imediat i forcave ruse, ndërsa shtojnë se lëvizjet e deritanishme të forcave ruse tregojnë se target janë Kievi, Odessa, Mariupol dhe zonat separatiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje