UEFA heq finalen e Champions League nga Shën Pjetërburgu, e dërgon në Paris

25 Shkurt 2022, 10:53Sport TEMA

UEFA ka marrë vendimin për të hequr finalen e Champions League nga Shën Petersburg më 29 maj dhe ta çojë atë në Paris.

Vendimi i UEFA-s erdhi pas urdhrit urgjent të Parlamentit Europian pasi Rusia sulmoi Ukrainën.

Gjithashtu, BE i kërkon ekzekutivit të UEFA-s të anulojë kontratën e sponsorizimit me “GazProm”, për shkak të situatës në Ukrainë.

Edhe gjatë edicionit të kaluar, tre javë përpara se të luhej, finalja e Champions ndryshoi qytetin organizator.

Ndeshja e parashikuar të luhej në Stamboll u transferua në Porto, për shkak të emergjencës së krijuar nga pandemia, e cila kishte goditur rëndë qytetin turk.

1 komente në “UEFA heq finalen e Champions League nga Shën Pjetërburgu, e dërgon në Paris”

  1. Ilirjan says:

    Te zhduket shkrimit Gazprom nga cdo fanelle e cdo ekipi europian, nen shembullin e Schalke 04 ne Gjermani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje