Luftë në rrugët e Kievit, por rusët nuk ia dalin dot: Pse i duhet strategjisë së Putinit kryeqyteti ukrainas?

26 Shkurt 2022, 12:01Politika TEMA

Rusia është duke e sulmuar Ukrainën nga të gjitha anët, por marrja e kontrollit të kryeqytetit është vendimtare për Moskën dhe për suksesin e pushtimit rus.

Por kjo mund të përfshijë luftime rrugë më rrugë. Lufta urbane që do thotë humbje të rënda për të dyja palët.

BBC raporton se autostrada për në Kiev është jashtëzakonisht e qetë, me shumë pak automjete që lëvizin në të dy drejtimet, por aty ka shumë dëshmi të luftës.

Në atë autostradë gjendet e shkatërruar edhe një autokolonë e ushtrisë ukrainase, përfshi tre tanke dhe një sistem mbrojtjeje anti-ajrore. Autokolona u godit dje nga një sulm anti-ajror rus.

Këta të fundit nuk po e marrin dot qytetin pavarësisht se është një ndër objektivat kryesorë të sulmit, raporton abcnews.al.

Marrja e Kievit ka rëndësi më shumë se strategjike dhe mesazhi për rusët pasi në këtë mënyrë do të arrinin edhe objektivin e tyre kryesor: Ndërrimin e qeverisë ukrainse, vënien në krye të një presidenti pro-rus dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve që e lidhin vendin me Rusinë.

Për aq sa kjo nuk ka ndodhur do të thotë se rusët nuk kanë arritur asnjë objektiv madhor të sulmit.

Ministri i Mbrojtjes britanike James Heappey tha se ata që po luftojnë ukrainasit në rrugët pranë Kievit janë forcat speciale ruse, kurse autokolona kryesore e tyre ndodhet disa kilometra më tej duke pritur që specialët të pastrojnë rrugën. Deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

9 komente në “Luftë në rrugët e Kievit, por rusët nuk ia dalin dot: Pse i duhet strategjisë së Putinit kryeqyteti ukrainas?”

  1. Monitor says:

    Molotovin cdo qytetari per ushtaret pa vetedije rus! Vota eshte e ne njerezve! Jeta eshte motiv i i cdo qenie njerezore! Nuk eshte NATO dhe as tek e Putin antinjeriut qe Ukraine te mos jete ne NATO! Njerezit e kesaj bote duhet te plitesojne cilin e tyre njerzit. Cdo person i vrare eshte krim ndaj njerezimi. Thirje e kot! Ushtar Rus braktiseni Putin pa origjine familjar dhe me zanatxhi spiun dhe sherbetor. Punon ta doni ne gjyq si kriminel. Duhet izoluar! Popull i madh Tus , ju fitimtar te luftrave, kur ju sulmuan , dhe hi bene shprese e nderit dhe paqrs per tere globit, ngrihuni kunder Putin ( shq. Rrugac) deri sa ta largimi nga jeta juaj. Eshte Kolonel i zi i Sherbimit sekret! Lermontov, Cehov, Dostoevsky, Esenin, Pasternak, Gargarin dhe qindra mendje te mrekullueshme ne cohesion me Boten modeluan njerezimi modern te sotem. Popullit Tus duhet ta hedh poshte dhe con ne Have kete colonel pilives! Ruset jane dimension she hapesire gjogante qe Koloneli i KG
    B nuk mund ta zoteroj. Ushtarak dhe popull Tus behind nderi i planetit! Shpeton boten nga ky spurdhjak me mbiemer Putin! Jeta biologjike eshte mbi gjithcka!

  2. Ilirian says:

    Kryesorja qe nuk publikohet : Presidenti me profesion aktor komedian i kerkon nga dje Rusise bisedime armepushimi ne Minsk (Bjellorusi)
    Eshte gadi te pranoje Ukrainen Neutrale ashtui si thonin ruset para sulmit, kjo eshte arsyeja pse nuk e leshojne kete lajm.

    1. Miri says:

      Ai aktori është më trim se ca legena në shërbim të Putinit para tastierës!
      Se çfarë vendos një vend për veten e tij i takon atij e nuk ka pse Putin ti pushtojë. Ukraina nuk ka qenë kurrë kërcënim për Rusinë.
      Po ti vazhdo se na kujton se çfarë kemi rrotull!

    2. Piro says:

      Vetem njw djale i nje ish-oficeri te dale nga ucilishet e rusise duhet te jesh me gjithe kete dashuri per Rusine pushtuese e mizore, qe eshte bere barriera me e madhe per njohjen nderkombetare te Kosoves. Te jesh me agresionin rus ne UKraine eshte qendrim jo vetem antihumanitar por edhe antishqiptar.

    3. Asd says:

      Nuk i ke kuptuar lajmet; Zelenskyy ka kerkuar te futet ne bisedime me Rusine per te “ndalur zjarrin”, ndersa eshte putin qe ka pranuar me kushtin qe te pranoje neutralitetin, madje ka edhe nje kusht tjeter qe me pare ukrainasit duhet te dorezojne armet. Ne te kunderten Putin po sjell ne Kiev arme letale te rrezikshmerise shume te larte. Ndoshta behet fjale per katjushat qe ka ndermend ti perdore ne qytet.

  3. Sara says:

    Ti Ilirian duket qe vetem i tille nuk je!!!!

    1. ben says:

      Sara-juve vazhdoni cdo dite te me befasoni me saktesine e komenteve tuaja brilante.
      Kur lexoj komente idjote nga individe qe mbajne emra te nderuar shqiptare si “Ilir”, “Adrian”, Gjergj”, deshperohem dyfish.
      Si ka mundesi qe ka shqipfoles, pasi nuk mundet te jne asnjehere shqiptare, qe per me teper mbajne emra simbol per shqiptaret dhe qe dalin ne mbrojtje te nje agresori si Putin apo Rusise?

  4. Xha Jaho says:

    Ucraina ??, UE ?? USA ?? E kane futur ne kurth Putinin , Ata po e lejne te futen sa me thelle ne teritorin e Ukraines dhe ne nje moment te caktuar Putini do ta ndjej veten i rrethuar nga miliona Ukrainas qe jane ngritur ne lufte dhe te armatosur nga UE ?? dhe ??, gjithashtu Putini eshte i rrethuar Politikisht dhe Ekonomikiksh nga e gjithe Bota , ne keto kushte Putini do te dorezohet dhe nese nuk dorezohet, do te jete Ushtria e BS qe do nderpresi sulmin se nuk ka pse te humbin jeten bijte, bijat, vellezerit, motrat, bashkeshortet, femije dhe pensioniste te te dy vendeve, per nje te mare qe jep urdherat nen alkolin Vodkes, andej nga Moska dhe do te kthehet mbraps dhe sebashku me popullin heroik Rus do ta nxjerri nga vrima e Miut diktatorin e tyre

  5. Adelina Greca says:

    Te gjitha fijet I luan Muhamet Veliu I Top Kanalit. Se kuptoni dot. Jani te trashe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje