Ambasadori ukrainas pas takimit me Metën: Ndër të parët që mbështetët Ukrainën, ju shpreh falënderimet e presidentit Zelenesky

28 Shkurt 2022, 13:58Politika TEMA

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidentin Ilir Meta. Përmes një deklarate për mediat, ambasadori i Ukrainës ka shprehur falenderime për të gjithë mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës.

“Si ambasador i Ukrainës në Shqipëri dhe përpara nisjes së konfliktit kam ndjerë mbështetjen e zotit Ilir Meta. Edhe pas shpërthimit të konfliktit presidenti ka qenë ndër të parë që ka shprehur mbështetjen e tij.

Sot gjatë takimit tonë kam mundur të shpreh për falenderimet e presidentit Zelensky ndaj presidentit Meta.

Në këtë mënyrë kam përcjellë dhe fjalitë falenderuese nga i gjithë populli i Ukrainës”, tha ambasadori Shkurov.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje