Anonymous hack-on TASS, shfaq numrin e viktimave në Ukrainë

28 Shkurt 2022, 12:17Bota TEMA

Anonymous ka hack-uar agjencinë shtetërore të medias ruse “TASS”.

Në faqen e saj zyrtare tashmë shfaqet një mesazh dhe numri i viktimave të shkaktuara nga lufta.

“Të nderuar qytetarë. Ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në vdekje të sigurt djemtë dhe burrat tuaj. Putini na bën të gënjejmë dhe na vë në rrezik.

Ne ishim të izoluar nga e gjithë bota, ata nuk blenë naftë dhe gaz. Pas pak vitesh do të jetojmë si në Korenë e Veriut. Çfarë është për ne? Për ta futur Putinin në tekstet shkollore? Kjo nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë!”, është mesazhi i Anonymous-it.

Më tej shtohet se ky mesazh do të fshihet dhe “disa prej nesh do të pushohen nga puna apo edhe të burgosen. Por ne nuk mund të durojmë më”.

1 komente në “Anonymous hack-on TASS, shfaq numrin e viktimave në Ukrainë”

  1. bobi says:

    Bravo.Vetem keshtu ketij te cmenduri do ti vije fundi.Ju lumte. Ai kujton se mund te filloje luften ku te kete deshire por kjo lufte me ne fund do ti haj koken.E sigurte se vazhdimi i saj do te kete pasoja te medha ne popullsine e pafajshme civile por do te rrise dhe opozitarizmin ne Rusi dhe Bjellorusi.Fundi i te 2 diktatoreve do te jete i afert

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje