Presidentët e 8 shteteve të BE-së, thirrje për bisedime të menjëhershme për anëtarësimin e Ukrainës

28 Shkurt 2022, 21:10Bota TEMA

Presidentët e tetë vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore u bënë thirrje të hënën vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t’i japin Ukrainës menjëherë statusin e vendit kandidat në BE.

Ndër të tjera, udhëheqësit e këtyre shteteve duan të hapin bisedimet e anëtarësimit.

Kjo, sipas një letre të hapur të botuar të hënën, shkruan agjencia “Reuters”.

“Ne, presidentët e shteteve anëtare të BE-së: Republika e Bullgarisë, Republika Çeke, Republika e Estonisë, Republika e Letonisë, Republika e Lituanisë, Republika e Polonisë, Republika Sllovake dhe Republika e Sllovenisë fuqishëm besojmë se Ukraina meriton të marrë një perspektivë të menjëhershme pranimi në BE”, thuhet në letër.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nënshkroi më herët kërkesën për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Për ukrainasit, ky moment konsiderohet “historik” pasi çementon pikëpamjet e tyre Perëndimore.

Kryeministri i Ukrainës, Denis Shmyga, me anë të një statusi në median e tij sociale, tha se populli i tij e ka vërtëtuar që janë pjesë “integrale e komunitetit evropian”.

“Ukrainasit kanë vërtetuar prej kohësh se ne të gjithë jemi pjesë integrale e komunitetit evropian. Është koha për ta hedhur këtë në letër. Ukraina po aplikon për anëtarësim në BE sipas një procedure të veçantë”.

2 komente në “Presidentët e 8 shteteve të BE-së, thirrje për bisedime të menjëhershme për anëtarësimin e Ukrainës”

  1. Sokrat says:

    Kush jane keto?Traktati Varshaves.Ndersa per shqiptaret keto dhjete pansllave,ngrejne barriera.

  2. E verteta dhemb.... says:

    Thene ndrishe se, per “autochthonous” tourkalvanoi nuk do te vije kurre rradha per ne Evropi….kjo pasi kandidati i fundit qe mbyll deren i fundit per ne BE do te jet Ukrania.
    Fatale per (sunitoshqipfolesit)te futesh doren ne nje thes mbushur me p!th e te kapesh te vetmin [email protected] te ndodhur ne te…… gezuar ramazonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje