Disney dhe Warner ndalojnë shfaqjen e filmave rusë, shkak pushtimi i Ukrainës

1 Mars 2022, 09:36Lifestyle TEMA

Kompania “Walt Disney” tha se do të “ndalonte” shfaqjen e filmave të saj në kinematë ruse, duke përmendur pushtimin e Ukrainës, ndërsa “The Batman” e WarnerMedia nuk do të shfaqet në vend këtë javë, siç ishte planifikuar.

Filmi i parë i Disney-t i prekur do të jetë “Turning Red”, një film i animuar i prodhuar nga “Pixar” dhe i shfaqur në Kanada. Ishte planifikuar të dilte më datë 10 mars.

“WarnerMedia” tha se do të monitorojë situatën ndërsa pret për “një zgjidhje paqësore të kësaj tragjedie”.

Shoqata e filmave, grupi tregtar amerikan që përfaqëson studiot kryesore të Hollivudit dhe Netflix, lëshuan ​​një deklaratë në dënim të pushtimit rus.

“Ne shprehim mbështetjen tonë më të fortë për popullin e Ukrainës, i cili, si të gjithë njerëzit, meriton të jetojë dhe të punojë në paqe”, thuhet në deklaratë.

Filmat amerikanë kanë shënuar suksese në tregun rus, tha të hënën media “The Hollywood Reporter”, duke iu referuar “Spider-Man” dhe “No Way Home” të Sony-t, të cilië kanë arritur të mbledhin rreth 44.5 milionë dollarë në arkat e kinemasë.

Publikime të tjera të planifikuara të Disney përfshijnë “Doctor Strange in Multiverse of Madness”, caktuar të dalë në 5 maj dhe “Lightyear”, i planifikuar për 16 qershor.

“Duke pasur parasysh pushtimin e paprovokuar të Ukrainës dhe krizën tragjike humanitare, ne po ndalojmë shfaqjen e filmave teatrale në Rusi”, tha kompania. Disney shtoi se do të ketë vendime të ardhshme në Rusi “bazuar në situatën në zhvillim”.

“Hollywood Reporter” tha se studiot amerikane do të preken nga vendimi për të përjashtuar Rusinë nga sistemi global i mesazheve të pagesave bankare Swift.

“Pa Swift, studiot mund të mos jenë në gjendje të marrin para nga partnerët e tyre të shpërndarjes ruse,” raportoi gazeta tregtare e argëtimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje