Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po arrin suksese të mëdha në muzikë.
Ajo tashmë ka grumbulluar miliona e miliarda dëgjime në platformat e ndryshme në bazë të krijimtarive muzikore që ka realizuar.
Kështu ka ndodhur edhe me këngën “Me, Myself & I”, të cilën e solli rreth gjashtë vite më parë në bashkëpunim me G-Eazy.
Në postimet e radhës që ka shpërndarë në InstaStory, ajo tregon se është shpërblyer nga Spotify pasi ka arritur 1 miliard dëgjime.
Në letrën që mori nga platforma e famshme shkruhet ‘urime që ke arritur 1 miliard dëgjime’.
“Shpresojmë që të merrni një moment për të reflektuar mbi gjithçka që ju desh për të arritur një moment historik kaq të jashtëzakonshëm. Kjo pllakë qëndron si testament për gjithë punën tuaj të palodhur”, thuhet më tej.
Biondja dukej se ishte tejet e lumtur për arritjen, ndërkohë që mbante pllakën dhe kërcente bashkë me të.
Krahas shënimeve të njëpasnjëshme në karrierë, ajo po shijon prej dy vitesh një lidhje dashurie me Keyan Safyari.
Të njëjtit po kalojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit, ndërsa së fundmi u fotografuan në makinë në disa momente intime.
NEW YORK, NY - JANUARY 28: Recording artist Bebe Rexha attends the 60th Annual GRAMMY Awards at Madison Square Garden on January 28, 2018 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for NARAS)