Johnson: Putin, i gatshëm që të përdorë taktika barbare kundër popullsisë civile në Ukrainë

1 Mars 2022, 12:05Bota TEMA
Johnson: Putin, i gatshëm që të përdorë taktika barbare

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson thotë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është i gatshëm që të përdorë taktika barbare kundër popullsisë civile dhe të pafajshmëve në Ukrainë.

Gjatë takimit me kryeministrin polak në Poloni, Johnson u shpreh se “Putin është përgatitur të bombardojë pallate, të godasë me raketa këto pallate e të vrasë fëmijë. Tragjedia që ne parashikuam ka ndodhur. Po shohim një fatkeqësi në kontinentin tonë Europian.”

Kryeministri britanik tha ndër të tjera se është i bindur se Putin do të dështojë.

“Jam i bindur se një ditë, edhe pse ky konflikt i tmerrshëm vazhdon, Putin do të dështojë, jam më i bindur se kurrë”, theksoi Johnson, i cili i ofroi mbështetje edhe Polonisë për flukset e emigrantëve ukrainas që largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës.

Kryeministri britanik vlerësoi edhe ukrainasit në luftën e tyre për të mbrojtur vendin.

“Putin ka nënvlerësuar dëshirën e zjarrtë të popullit ukrainas për të mbrojtur vendin e tyre. Më lejoni që t’i bëj homazhe edhe guximit që po tregon Volodymyr Zelensky. Mendoj se ai ka frymëzuar dhe mobilizuar jo vetëm njerëzit e tij, por edhe mbarë botën për atë që ka ndodhur”. Johnson shtoi se mbështetja e Britanisë ndaj Ukrainës do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

1 komente në “Johnson: Putin, i gatshëm që të përdorë taktika barbare kundër popullsisë civile në Ukrainë”

  1. Nuk jam per luften dhe viktimat ne popullsine civile ,sepse e imponon Politika e Mafiozeve te Botes ,
    por ne gjithe afriken dhe arabin ,
    ne Siri kta zhduken gjithe Sirine e rrafshuan me token dhe miljona femije u vrane
    por kta Heshten ?
    Kta bij Kurvash qe bejn sot te interesuarin Nxiten dhe ndihmuan me arme Qeverrine Monarko Fashiste Greke
    te bente Gjenocidin ne Cameri !
    Sa femilje gra pleq e femije theri Greku para syve te gjithe Botes dhe ju bij Kurvash Kanibale e duarttrokisnit
    se ishin Shqiptare ?!
    Kanibalit i ardhka keq sot ?
    Nuk i vjen aspak Joooooooo !
    Sepse kta e futen ne Lufte Ukrainen dhe kta vazhdojne ta nxisin Luften ,si intereson aspak femijet ukrainas
    por e kane kunjen me Rusin ,qe ja ngeci ne bythe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje