Putin fut në "listën e zezë" vëllezërit Klitschko

1 Mars 2022, 11:12Sport TEMA

Sipas asaj që raporton “The Times”, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka krijuar një listë të zezë të përbërë prej 23 personave, në të cilën gjenden edhe dy vëllezërit Klitschko.

Sipas asaj që është duke u raportuar, Putin ka dërguar rreth 400 mercenarë në Kiev për ta vrarë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe anëtarët e qeverisë së tij.

Në mesin e njerëzve të Zelensky-t janë edhe dy ish-boksierët e njohur ukrainas, të cilët thuhet se janë vënë nën shënjestrën e agresionit rus.

Vitali Klitschko është kryetar i bashkisë së Kievit që nga viti 2014, ndërsa Wladimir Klitschko, i cili është rekrutuar në ushtrinë e vendit të tij, ka qenë këto ditë përkrah vëllait të tij.

Dy vëllezërit Klitschko i janë bashkuar ushtrisë ukrainase që nga fillimi i luftës, derisa ngjashëm kanë vepruar edhe dy boksierët e njohur Oleksandr Usyk dhe Vasiliy Lomachenko.

Qeveria ukrainase u informua për këtë mision të shtunën në mëngjes dhe, disa orë më vonë, Kievi shpalli një shtetrrethim 36-orësh në një përpjekje që të pastronte qytetin dhe për t’i kërkuar këta mercenarë.

2 komente në “Putin fut në “listën e zezë” vëllezërit Klitschko”

  1. Sara says:

    hahaha tremben keta tigrat nga nje mi kanaleh si Putini thua?

    1. mik says:

      Nese lajmi asht i vertete, mendoj se mund te interpretohet edhe ndryshe :
      Kaq ” strateg ” i madh ushtarak asht Putini sa qe kerkon te eliminoje dy boksiere ? A thu se fati i luftes vendoset ne ring.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje