Përndjekja e një protestuesi britanik në Tiranë, që shkon çdo mëngjes para Ambasadës ruse

1 Mars 2022, 18:29Sociale TEMA

Dy makina të Policisë së Shtetit dhe të paktën 5 punonjës të saj u përpoqën të martën të largonin nga lulishtja “Vëllezërit Frashëri” një shtetas britanik 24 vjeçar, i cili po protestonte i vetëm përballë ambasadës ruse kundër pushtimit të Ukrainës.

Nga Vladimir Karaj

Për të tretën ditë radhazi, një shtetas britanik ka dalë në lulishten “Vëllezërit Frashëri” para ambasadës ruse në Tiranë për të protestuar i vetëm kundër pushtimit të Ukrainës.

I riu është 24 vjeç dhe kërkoi që të mos i përmendej emri për shkak të punës që kryente. Ai është i martuar me një ukrainase me origjinë nga Kharkiv, një prej qyteteve më të prekura nga lufta, dhe thotë se ka vendosur të protestojë çdo ditë përpara se të shkojë në punë.

Ndërsa priste të gjendej me të tjerë mbështetës në protestën e heshtur, britaniku thotë se është përballur çdo ditë me punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët i kërkojnë atij që të largohet.

Protestuesi tha se fillimisht i kanë kërkuar të largohet punonjësit në detyrë pranë ambasadës, ndërsa pretendoi se forcat “Shqiponja” të thirrur prej tyre e kanë larguar me forcë nga sheshi. Në njërën prej ditëve, ai tha se policia i sekuestroi një radio në të cilën po luhej himni i Ukrainës.

E njëjta skenë ndodhi edhe të martën rreth orës 10:00, kur ky gazetar e pa protestuesin e vetmuar dhe iu afrua të bisedonte. Por pa u mbyllur prezantimi, tre punonjës të policisë së objekteve u afruan duke bërë shenja me këmbë e duar që të largoheshim.

Të pyetur nga BIRN se në cilin ligj bazoheshin dhe për cilën arsye po kërkonin të largohej protestuesi, policët e pranishëm nuk kthyen përgjigje. Një prej tyre tha se “ata” – duke treguar me dorë nga ambasada ishin të shqetësuar dhe se “po u hapnim punë”. Por pas këmbënguljes së protestuesit për të qëndruar, punonjësit e policisë së objekteve u larguan. Dy minuta më vonë, në rrugicën mes ambasadës dhe lulishtes u shfaqën dy makina patrulle dhe një person i veshur civil.

Punonjësit e policisë fillimisht bënë foto nga distanca. Protestuesi u përgjigj duke ngritur lart tabelën në të cilën shkruhej “Glory to Ukraine, Fuck Putin”. Ata gjithashtu bënë shenja me dorë, me të cilat nënkuptonin se ai duhej të largohej.

Këmbënguljes së protestuesit se ishte i lirë të qëndronte aty, punonjësit e policisë nuk dinin çfarë përgjigje t’i jepnin. Po ashtu, ata nuk iu përgjigjen pyetjeve të BIRN se përse Policia e Shtetit shqetësohej për një protestues të vetëm.

Pasi kërkesa e tyre u refuzua, punonjësit e policisë u larguan për herë të dytë.

Protestuesi tha se ishte i habitur nga ndërhyrja e policisë. “A është e lirë protesta?”, pyeti ai në mënyrë retorike.

Ai theksoi se kishte pritur që më shumë njerëz të nguleshin para ambasadës, edhe pse e dinte që kjo pak ndryshonte. “Unë bëj atë që kam mundësi,” tha ai, ndërsa herë pas here ngrihej në këmbë për të mbajtur lart tabelën me ngjyra të flamurit të Ukrainës.

Ai i tha BIRN se kishte kaluar mjaft kohë në Ukrainë dhe se vendin e donte. “Njerëzit janë miqësorë dhe klima është shumë e mirë, njësoj si këtu (Shqipëri)”, tha ai në bisedë. Ai tha se ishte i shqetësuar për familjen që kishte atje, ndërsa tregoi se xhaxhai i bashkëshortes dhe vëllai i saj ishin në luftë në mbrojtje të Kievit dhe po ashtu për ankthet prej luftës të nisur pa arsye ndaj Ukrainës.

Gjatë kohës që bëhej biseda, makina e policisë kaloi edhe tre herë në rrugicën e ngushtë. Sa herë policia kalonte, 24-vjeçari ngihej në këmbë dhe ngrinte më lart parullën.

Në një bisedë në kafene pasi qëndroi mbi një orë para ambasadës, ai i tregoi BIRN fotot e bëra me bashkëshorten në sheshin qendror të Kharkiv,  qytetit të bombarduar nga Rusia mëngjesin e të martës si dhe fotot e tij të dasmës në Kiev.

“Kjo ishte vetëm ceremonia civile,” tha ai, duke treguar fotot e veta dhe bashkëshortes. “Dasmën do ta bënim këtë verë në Ukrainë, por me këtë tani (luftën) unë nuk besoj që do të ndodhë,” shtoi ai.

Një zëdhënëse e Drejtorisë së Policisë së Tiranës i tha BIRN se qytetarit i ishte kërkuar të largohej, pasi kishte shkelur “perimetrin e sigurisë së ambasadës” dhe pasi ai nuk ishte bindur, policia e kishte larguar me forcë. Edhe pse iu vu në dukje se protesta zhvillohej në lulishte, një vend normal pushimi për qytetarë dhe jo në derën e ambasadës, zëdhënësja këmbënguli se bëhej fjalë për ‘perimetrin e sigurisë’. 24-vjeçari i tha BIRN se ai do të vijonte të dilte çdo ditë në protestë.

20 komente në “Përndjekja e një protestuesi britanik në Tiranë, që shkon çdo mëngjes para Ambasadës ruse”

  1. Zhapik anglie says:

    Histori bidon me duket cfare kerkone ky nga Anglia ne Tirane i vetem kur nuk e lidhe asgje me Shqiperine mire me Ukrainen e lidhe Elena Irina Tatiana .
    Ky ose eshte i marre ose ka objective tjeter kapeni prej bythe dhe hopa andej nga vjen

  2. Lani says:

    Na trego o gazetar pse proteston ne Tirane ndersa eshte britanik?

  3. Tony says:

    Ju lutem qytetareve te Tiranes ti bashkohen ketij njeriu me kurajo; kjo eshte me e pakta qe mund te bejme per Ukrainasit qe po japin jeten jo vetem per vendin e tyre por edhe per lirine tone. Diktatoret nuk ikin vete nga pushteti.

    1. rri njeher rri says:

      o tonyc, cke cte besdis?? kush qenka ky diktator qe e paska me ty???
      ti dil protesto njeher kunder qeverise tende,….qe ta ka hyp e sta ndan, pastaj merru me te tjerat!!
      apo….vu si delet……”proteston” e ben poça BE vuuu edhe ti

      1. Sulo says:

        Ne fakt prandaj sbejme hajer ne si vend … nga delet dhe dhite si puna jote. Atij botit qe proteston I lumte trapi

    2. Blendi says:

      Dil ti cke me te tjeret.
      Milan inter x sot 90 min

    3. Gjirokastriti says:

      Ah Tony mor Tony Ukraina te kerkoje nje here falje per Ukraineasit qe luftuan ne krah te Serbise ne Kosove, te njohi Kosoven si shtet te pavarur.

  4. ben says:

    Bravo! Te tjere duhet ti bashkohen ketij dajli trim.

  5. Daku says:

    Ky vllai e paska ne terezi

  6. DinPak says:

    Ah moj Shqiperi, e shkreta Shqiperia ime!
    Si moj te te behet lemsh policia dhe sigurimi i shtetit nga nje protestues shume paqesor dhe fare i parrezikshem per kedo, aq me teper, qe protesta e tij eshte ne perputhje te plote me linjen zyrtare te shtetit shqiptar dhe me protestat solidarizuese me Ukrahinen qe po ndodhin pothuajse ne te gjithe boten! Po ç’te keqe ka qe ai eshte i vetem ne kete ndermarrje te tij, perse duhet te shqetesoheni dhe te alarmoheni kaq shume?
    Kjo me kujton nje histori te ngjajshme ne kohen e sistemit te kaluar: Duhet te kete qene nga vitet ’70. Ne qytetin tone, ishte nje ish oficer i liruar, jetonte i vetmuar dhe gjithmone e shikoje rreth qendres se qytetit. Ishte edhe hokatar i madh, prandaj dhe njerzit e pelqenin dhe i jepnin te pinte e hante me ç’mundeshin.
    Sillej verdalle duke terhequr kembet si i dehur, mbase edhe ishte i tille, por, ngaqe ishte edhe kopil i zgjuar, njerezit edhe nuk e besonin dhe i hidhnin ndonje rromuz, e ai ua kthente po me romuz e humor, qe shume here tejkalonte kufijte e standartit te lejuar te kohes.
    Kjo kishte rene ne sy te autoriteteve lokale te cilet kishin vene njerez per te ndjekur dhe vrojtuar se mos bente ndonje hata te madhe.
    Nje mbremje, dy police e kapin dhe e çojne ne Degen e Puneve te Brendeshshme te qytetit.
    Te nesermen, shoket e pyeten se ç’kishte ndodhur.
    Dhe ish oficeri u tregoi: Hiç gje ore, po sillesha verdalle, kur vura re, si zakonisht, nja dy kaleca. U lodhen te shkretet duke me ndjekur pas, sepse deri atehere nuk u kisha dhene rast, prandaj, vajta e u mbeshteta pas nje shtylle elektrike. Ata erdhen me vrap dhe mu afruan. Une, me faqen ngjitur pas shtylles, fillova te flisja me ze, ne menyre qe te me degjonin ata: “Alo Greqia, alo Greqia”. Menjehere m’u hodhen persiper, me vune prangat e me çuan ne Degen e Brendeshme. Me dorzuan tek hetuesat duke u thene atyre se me kishin kapur duke folur me Greqine. Kur me pyeten hetuesit, une u thash se ç’kishte ndodhur. Njeri nga hetuesit, mesaduket ai me i zgjuari, m’u drejtua duke uluritur: -Po me ke po flisje ti “alo, Greqia”, atje nuk kishte telefon. Une u thashe se isha i dehur dhe me fliste rakia. Me mbajten gjithe naten e me leshuan sot ne mengjes.
    Ah moj Shqiperi, e mjera Shqiperia ime! Ah sa shekuj do ajo e shkreta Demokraci te mesohet e implimentohet!

  7. Ceni says:

    Dil e protesto se eshte e drejta jote. E drejta e protestes. E drejta e shprehjes se lire. E drejta e organizimit etj. Shqiptaret merren vetem me llafe dhe nuk i perdorin te drejtat baze te njeriut. Me keq akoma, nuk i lene te tjeret te protestojne.

  8. Një qytetar says:

    Ti o shpirt je nga ai vënd i bekuar që në shekuj ka derdhur gjak për liri e përparim, një vënd ku kanë lindur dhe lulëzojnë idetë dhe idealet që udhëheqin botën. Kurse ne nuk jemi asgjë më shumë se një vënd ku idetë dhe idealet, që siç thash lindin e lulëzojnë në një vënd si yti, këtu vijë për të vdekur. Ne nuk jemi asgjë më shumë se një varrezë për këto ndjenja të larta dhe fisnike. Ndaj mos u çudit or mik pse je vetëm. Dhe mos ki frikë nga policët, se nuk të bëjnë gjë, kujdesu vetëm për xhepat, është i vetmi vënd ku ata kontrollojnë imtësisht se mos gjejnë ndonjë lekë….

  9. Torino says:

    Shqipot jane menefregista o shoku!Sidoqofte hallall e pac dhe vazhdo se ska ligj qe te ndalon.(Perimetri i sigurise ne lulishte?)

  10. 1 says:

    Me keto veprime te policise mos po kthehemi ne nje regjim putinian pa e kuptuar fare?Veprimi i policise eshte i paprecedent dhe sqarimi i zedhenses pa sens logjik

  11. katundari me surrat qytetari says:

    Por nuk e dini mor gomere,qe te besh proteste duhet marre leje nga policia,per vendin dhe kohe zgjatjen e protestes.

  12. Lapraks says:

    Eh cna can trapi me protesta. Protest per iceneratorin protest per minatorin protest per foltoren protest per nevojtoren protest per ukrainen la lodhet o vlla na leni te bejm i dit pushim

  13. Shqipe says:

    Paskimi shume muzhik,se kam ditur…

  14. Qytetar i zakonshem says:

    Po mirmo ky ben sherr me ruset dhe kercet e iken ne Angli . Dhe sherrin na e le ne ne dere. Do ky te protestoje ? Shume mire . Te dorzoje shtetesine angleze dhe te protestoje gjithe diten si shqiptar.

  15. drin says:

    Jo më kot Dua Lipa lulezon ne Angli , ngrihu kunder qeverise tende kur kercenohet njerezimi ne Ukraine thone

  16. hektor says:

    Shko ne Ukraine dhe lufto mor idjot…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje