Thirrja me lot në sy e gazetares ukrainase ndaj Johnson: NATO ka frikë, po na vrasin

1 Mars 2022, 16:03Bota TEMA

Gjatë konferencës së kryeministri britanik në Poloni, pati edhe një moment prekës. Një gazetare ukrainase i drejtohet Boris Johnson-it me lot në sy duke i thënë se Perëndimi nuk po bën mjaftueshëm për të mbrojtur civilët dhe Ukrainën nga pushtimi rus.

“Ju keni frikë. NATO nuk është e gatshme t’na mbrojë, pasi NATO ka frikë nga Lufta e Tretë Botërore, por ajo tashmë ka nisur. Dhe janë fëmijët ukrainas që po goditen.

Ju flisni për më shumë sanksione, kryeministër, por Roman Abramovich nuk është sanksionuar, ai është në Londër, fëmijët e tij nuk po bombardohen, ato janë në Londër.

Fëmijët e Putin janë në Holandë, në Gjermani, në vila luksoze. A janë sekuestruar ato vila luksoze? Nuk më rezulton kështu. Po shoh që familjarët dhe kolegët e mi po qajmë. Nuk dimë ku të shkojmë. Kjo është ajo që po ndodh, kryeministër”, i tha gazetarja.

“Faleminderit, faleminderit për pyetjet dhe që jeni këtu sot. Jam i lumtur që ju ishit në gjendje të mbërrinit këtu. Thjesht dua të them se jam shumë I vetëdijshëm se nuk mund të bëjmë shumë, si qeveri e Britanisë së Madhe, për t’ju ndihmuar në mënyrën që ju dëshironi dhe unë dua të jem i sinqertë lidhur me këtë”.

1 komente në “Thirrja me lot në sy e gazetares ukrainase ndaj Johnson: NATO ka frikë, po na vrasin”

  1. Gazetare ne sherbim te oligarkve says:

    Zoti gazetare kerkoje llogari humoristit qe keni zgjedhur jo kryeministrit angleze.
    Kur ke nje superfuqi ne kufi eshte mire te mbashe qendrim neutrale .
    Cfare do ti bente Amerika Meksikes nese ne kufi do vendoseshin forca Rusé ?
    Rusia nuk po bene asgje cfare ka bere ne Ceceni.
    Amerika te djege te gjalle ju kujtohet lufta e pare irak – kuvajt megjithese firmosen marveshjen per terheqjen e trupave kur iraku filloi te terhiqesh Amerika i goditi i vdiq te gjithe dhe sot ajo autostrade quhet autistrada e vdekjes .
    Votuesi nuk ta jep voten per lufte por per paqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje