FOTOT/ Rrjeti shpërthen ndaj "vajzës sekrete" të Putin: Je e bija e një vrasësi

2 Mars 2022, 10:25Lifestyle TEMA
FOTOT/ Rrjeti shpërthen ndaj "vajzës sekrete" të Putin:

Luiza Rozova, një studente 18 vjeçe në Shën Petersburg, thuhet se është “vajza sekrete” e liderit rus, Vladimir Putin. Ndaj ajo është sulmuar ashpër nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Disa e kritikuan për mënyrën e jetesës luksoze, duke theksuar se veprimet e babait të saj po shkaktojnë mijëra vdekje dhe vuajtje për miliona njerëz të pafajshëm.

“Mirrror” shkruan se Rozova është vajza e një pastrueseje, Svetlana Krivonogikh, 45 vjeçe, e cila tani është pjesërisht pronare e një banke të madhe ruse. Svetlana zotëron një rezidencë prej 3.1 milionë funtesh në Monako.

Putin kurrë nuk e ka pranuar publikisht Rozovën si vajzën e tij. Ndërsa shumë komente negative vërshuan ndaj saj, disa të tjerë i dolën në mbrotje duke thënë:

“Mos e gjykoni, nuk është faji i saj”. Një postim në Instagramin e 18-vjeçares thotë se ajo është “bija e një vrasësi, krimineli lufte, psikopati dhe të droguar”.

4 komente në “FOTOT/ Rrjeti shpërthen ndaj “vajzës sekrete” të Putin: Je e bija e një vrasësi”

  1. Mos ma vini re says:

    Si ne kohen e Enverit. Per ato qe ben babai, mban pergjegjesi, gruaja, femija, madje edhe fisi.

  2. Martin ph says:

    Po nese nje pastruese behet pronare e nje banke ,me vile ne Monako,e bija bene jete superlukzoze…dhe te gjitha keto favore nga babaj kriminel e kurvar,athere duhet te pranoje edhe konstatimet .Jo cdo gje lidhet me Enverin,nese goca sdo pranonte privilegjet,sdo tja kujtonin atesine…

  3. Jane pa fund krimet komuniste says:

    Shume mire ja bejne. Ta dije qe eshte vajza e nje krimineli. Ashtu si perfiton mireqenien nga pozita e babait, te vuaj dhe krimet e tij.

  4. Teasfred says:

    O tyç te ka ngelur ora tek krimet e komunizmit , shko idjot shiko varrezat sa i zmadhoj demokracia nga parcela i ktheu ne qytete si sharren dhe shishtufinen , njerez pa tru i ka ngel truni kantato tek komunizmi .kommunizmin e votuan shqiptaret te ter , ju ndiqni saliun si qent e zgjebosur qe vrau dhe perzuri gjysmen e shqiperis njerez te marum komunizmi ka 30 vjet larguar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje