Rritet me 15 lekë çmimi i qumështit në treg

2 Mars 2022, 22:40Ekonomia TEMA

Qytetarët janë përballur së fundmi me rritjen e çmimit të qumështit dhe kosit me afro 10-15 lekë për shishe, por edhe të produkteve të tjera të bulmetit.

Në një intervistë për SCAN, përfaqësuesi i Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Donjaldo Hoxha, shprehet se rritja ka ardhur për shkak se fabrikat janë përballur me kosto shumë të larta në këto muaj, duke nisur që nga çmimi i energjisë elektrike, rritja e çmimit të gazit, të naftës, ambalazhit si dhe lëndës së parë nga fermerët.  Sipas tij, në këto kushte ka qenë e pamundur që këto kosto të amortizoheshin, duke mos u reflektuar në çmimin final.

Industria e Përpunimit të Qumështit kërkon nga qeveria që në këto kushte të rishikojë vendimin për rritjen e akcizës së gazit nga 1 korriku 2022, me argumentin se do të rriste edhe më shumë kostot, duke i çuar fabrikat drejt falimentit.

2 komente në “Rritet me 15 lekë çmimi i qumështit në treg”

  1. ermal says:

    kane filluar i japin nafte lopeve, skane faj

  2. dirjan says:

    Nuk eshte problem se eshte situata e tille dhe gjith bota po rrit cmimet por ne Shqiperi ka vetem rritje dhe nuk ulen me cmimet, rrofte sebepi per keta horra, buken, ushqimet, karburanti, gazi e cfar te thuash me pare. E keqia eshte se opozita eshte me mut se keta qe jane, eshte opozite kriminale si brava sahtu dhe shpellaret e varese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje