Basketbollistja amerikane arrestohet në Rusi, rrezikon deri në 10 vite burg

5 Mars 2022, 18:19Sport TEMA

Rusia thotë se ka arrestuar një basketbolliste amerikane, pasi është kapur në kufi me vaj hashashi me vete.

Shërbimi Federal i Doganave të Rusisë tha se sportistja ishte dy herë fituese e Lojërave Olimpike me Kombëtaren amerikane, por nuk e identifikoi me emër. Ndërsa Agjencia Ruse e Lajmeve, TASS, duke cituar burime nga organet ligjzbatuese, tha se bëhej fjalë për basketbollisten e Phoenix Mercury, Brittney Griner.

Gjatë kalimit të doganës në aeroportin e Moskës, kontrollorët gjetën në çantën e saj shishe me vaj hashashi. Sipas ligjeve ruse, nëse Griner shpallet fajtore për transport të lëndëve narkotike, rrezikon të dënohet me burg deri në 10 vite.

Arrestimi vjen në një prej momenteve më të tensionuara mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga kjo e fundit. SHBA ka akuzuar Rusinë se ka arrestuar disa amerikanë vitet e fundit, me akuza të sajuara, për t’i shfrytëzuar për një shkëmbim të mundshëm mes të burgosurve.

Shumë basketbolliste amerikane luajnë në Rusi pasi mbaron sezoni i kampionatit të femrave në SHBA, për shkak se rrogat aty janë më të larta. Griner ka luajtur për disa vite me skuadrën UMMC Ekaterinburg.

Ndërkohë, SHBA u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të largohen nga Rusia, ndërsa situata në Ukrainë nuk duket se po përmirësohet.

1 komente në “Basketbollistja amerikane arrestohet në Rusi, rrezikon deri në 10 vite burg”

  1. kanadezi says:

    Njesoj si Kina qe arrestoi 2 qytetare kanadeze me akuza te falsifikuara per te detyruar Kanadane qe te lironte presidenten e Huawei dhe bythqiri qe kemi K.Minsiter beri pazar me Kinen duke e mbajtur presidenten e Huawei ne arrest shtepie ne vend qe ta dergonte ne ndonje burg te sigurise se larte qe ti tregonte te jatit se nese nuk liroheshin menjehere qytetaret kanadeze, vajza e tij do behej prostituta e te burgosurve kanadeze.
    Diktatoret marrin vesh vetem gjuhen e forces. Nese edhe shtetet e tjera demokratike perdorin te njejten metode me figurat politike e ekonomike te regjimeve diktatoriale sic e perdorin edhe keto regjime me shtetasit e huaj, rezultati do jete ai i duhuri. Qenit te terbuar po i tregove shkopin iken me bisht nder shale.
    Derri do plumb, ndryshe nuk merr vesh – thote nje shprehje e vjeter shqipe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje