Jashari: Kënaqësi kur e shoh Ushtrinë e Kosovës, gjithmonë duhet të jemi bashkë

5 Mars 2022, 12:41Rajoni TEMA

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në ceremoninë që është mbajtur në kazermën “Adem Jashari” për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se ndjehet krenar me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Jashari gjatë fjalimit të tij ka bërë thirrje për unitet duke potencuar se kosovarët duhet të kenë një gjuhë të përbashkët dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në mënyrë që t’i arrijnë qëllimet e tyre shekullore.

“Është kënaqësi kur e shoh ushtrinë e Republikës së Kosovës të rreshtuar, duke falënderuar Zoti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe gjitha shtetet mike që ne e arritëm 14 vjetorin e pavarësisë dhe kjo do të qëndrojë sa të ketë jetë populli kosovarë ‘dem-baba-dem’”, ka pohuar Jashari.

“Gjithmonë do të jemi bashkë dhe krenarë, dhimbjen do ta hedhim sepse liria i mund të gjitha, vetëm duhet të kemi gjuhë të përbashkët, të bashkëpunojmë që t’i arrijmë qëllimet shekullore”, ka shtuar ai.

4 komente në “Jashari: Kënaqësi kur e shoh Ushtrinë e Kosovës, gjithmonë duhet të jemi bashkë”

  1. shqip says:

    Te lumte bre bac. Familja Jashari e Drenices, simbol krenarie e Kombit Shqiptar!

    1. i revoltuar says:

      O Rifat, nuk ka “popull kosovar” dhe yt’vella nuk u vra per kosovarizem por per shqiptari!
      Hajt …

      1. Qosja pa mustaqe says:

        Jo vetem kaq, por njelloj si Kurti nuk permend Shqiperine, por e fut ate ne vendet miq. Ne ketej nga fshati themi: I ka hipur vehtja ne qejf, por per kete tip me mire do shkonte : I kane hipur mustaqet ne qejf.

  2. Bimi says:

    Keti erifit,osmanja ja ka mesuar permendsh keto fjali.Del dhe reciton,nuk pyet me thelle se i dhemb koka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje