Tri dështimet e mëdha të ushtrisë së Putinit në Ukrainë, por a do ta çojnë këto drejt humbjes së luftës?

5 Mars 2022, 19:30Politika TEMA
Tri dështimet e mëdha të ushtrisë së Putinit në

Për analistët ushtarakë, lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, ka sjellë 3 surpriza të mëdha. E para ka të bëjë me vështirësitë e konsiderueshme me të cilat përballet ushtria ruse, sa i përket logjistikës, koordinimit të forcave, moralit dhe lëvizshmërisë.

E dyta me dështimin e forcave ajrore ruse për të pasur epërsi mbi mbrojtjen ajrore të Ukrainës, dhe për të operuar në shkallë të gjerë kundër forcave tokësore të Ukrainës. Dhe surpriza e tretë ka qenë uniteti dhe efektiviteti i jashtëzakonshëm i rezistencës ukrainase, e cila e ka ngadalësuar ndjeshëm përparimin rus në veri të Ukrainës, duke i shkaktuar humbje të mëdha në trupa dhe mjete ushtrisë ruse në të gjitha frontet.

Por fatkeqësisht, asnjë nga këta faktorë nuk e ndryshon prognozën e përgjithshme, se është shumë e mundshme një fitore ushtarake e Rusisë gjatë fazës luftarake konvencionale të kësaj lufte. Ka shumë prova, se forcat e armatosura ukrainase morën pak ose aspak paralajmërim se do të ndodhte pushtimi.

Fushata ruse e dezinformimit strategjik – e cila sillej rreth mohimeve kategorike të paralajmërimeve perëndimore mbi një pushtim të afërt – pati sukses në parandalimin e mobilizimit ushtarak nga qeveria ukrainase apo kryerja e përgatitjeve për një rezistencë civile.

Gjithsesi, kjo do të thoshte gjithashtu se kur ushtria ruse hyri në Ukrainë, e bëri këtë me një koordinim shumë të dobët, dhe pa asnjë nga mjetet logjistike apo planifikimet ushtarake që do ta lejonin atë të ndërmerrte operacione ushtarake të qëndrueshme.

Përkundrazi, plani kryesor duket se ka qenë mbështetja tek operativët e infiltruar dhe forcat speciale, për të vrarë apo kapur liderët ukrainas kryesorë, dhe futja e trupave me automjete të lehta dhe të mesme për të rrethuar me shpejtësi qytetet, me shpresën e një kolapsi të shpejtë të Ukrainës dhe nisjen e bisedimeve për dorëzim.

Por kjo gjë nuk ndodhi. Në veri të vendit pranë Kharkiv-it, dhe në veri të Kievit, kolonat e ushtrisë ruse që nuk kishin artilerinë, armët e kalibrit të rëndë dhe mbështetjen e mbrojtjes ajrore, hasën në një rezistencë të ashpër të ukrainasve. Viktimat në radhët e rusëve ishin të shumta.

Shumë njësi i braktisën automjetet e tyre, dhe iu dorëzuan në masë ukrainasve. Parashutistët Elitë të Rusisë (VDV), ndërmorën sulme të guximshme, por në dukje të pakoordinuara me helikopterë, sidomos në aeroportin Hostomel në veriperëndim të Kievit.

Por duke qenë shumë larg nga forcat tokësore miqësore që mund t’i përforconin me shpejtësi, ato sulme u përballën me kundërsulme të shpejta nga forcat e reagimit të shpejtë ukrainas, dhe viktimat si nga personeli i VDV ashtu edhe humbjet në helikopterë kanë qenë të shumta.

Kjo është shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh se përveç njësive sulmuese çeçene, VDV është e vetmja njësi sulmuese që ka treguar deri më tani një agresion të konsiderueshëm luftarak dhe moral të qëndrueshëm.

Ndërkohë në radhët e trupave ruse, ka pasur raste të vazhdueshme të vetë-sabotimit të automjeteve, një normë të lartë të dorëzimit tek armiku, sidomos tek njësitë që ishin të shkëputura nga pjesa tjetër e forcave ruse, dhe një narrativë të qëndrueshme midis trupave të kapura rob, se ata mendonin se do të shkonin në një stërvitje dhe jo në operacione luftarake, dhe se nuk kishin dëshirë të luftonin në Ukrainë.

Reagimi i Moskës ndaj përparimit të ngadaltë dhe shumë viktimave në veri dhe verilindje, ka qenë dërgimi i trupave shtesë dhe i pajisjeve nga Bjellorusia dhe Belgorodi, për të plotësuar rrethimin e qyteteve Kiev, Kharkiv, Sumy, por edhe qyteteve më të vogla.

Por dështimet logjistike kronike, përfshirë paaftësinë e dukshme për të avancuar jashtë rrugëve automobilistike, për shkak të praktikave të dobëta të mirëmbajtjes së gomave dhe terrenit me baltë në Ukrainën Veriore në këtë periudhë të vitit, kanë sjellë bllokime të mëdha të pajisjeve ushtarake ruse, të cilat kanë bërë pak progres në më shumë se 3 ditë.

Për shkak të afërsisë së tyre me kufirin rus, qytetet Kharkiv dhe Sumy janë rrethuar me sukses, duke iu nënshtruar bombardimeve të rënda. Por forcat ruse nuk janë ende në gjendje të depërtojnë në shkallë të gjerë në asnjërin prej tyre. Edhe përreth Kievit, sulmi është ndalur për 3 ditë, duke pasur vetëm luftime të kufizuara në periferinë veriore të qytetit, teksa ushtria ruse po rigrupohet.

Në Ukrainën Jugore, forcat ruse kanë përparuar më shpejt. Kjo pjesërisht për shkak të afërsisë së bazave ruse të furnizimit në territorin e aneksuar të Krimesë, dhe pjesërisht për shkak të një numri shumë më të paktë të forcave ukrainase, që ishin stacionuar atje për të mbrojtur kufirin me Gadishullin e Krimesë.

Terreni i sheshtë bujqësor atje, favorizon një forcë sulmuese me një fuqi të madhe zjarri. Dhe vetë Ukraina ka zgjedhur të shmangë betejat e mëdha jashtë qyteteve. Thuhet se qytetet Kherson dhe Melitopol kanë rënë në duart e trupave ruse, dhe porti kryesor jugor i Mariupolit është i rrethuar, dhe ka qenë prej disa ditësh objekti i bombardimeve të rënda.

Por edhe në jugun e Ukrainës, trupat ukrainase kanë vazhduar të kapin pajisje ushtarake ruse, dhe të shkaktojnë një shkallë të konsiderueshme viktimash. Forcat ruse kanë kryer sulme nga territoret e pushtuara të Donetsk dhe Luhansk, duke shënuar një lloj përparimi.

Një nga arsyet e përparimit rus më të ngadaltë se sa pritej dhe i viktimave më të shumta në numër, është se forcat ruse të hapësirës ajrore, nuk kanë arritur deri më tani të kryejnë operacione ajrore në shkallë të gjerë me mbi 300 avionë luftarakë modernë.

Ndërsa sulmet fillestare me raketa shmangën me sukses radarët ukrainas, dhe shkaktuan disa dëme në sistemet e e vjetruara ukrainase S-300P, ato nuk e shkatërruan dot forcën ajrore të Ukrainës. Ka të ngjarë që forcat ajrore ruse të mos ishin mobilizuar në një shkallë shumë të gjerë, dhe gjatë ditëve të para të pushtimit, Shtabi i Përgjithshëm rus mund të ketë shpresuar se një ndërhyrje e tillë nuk do të ishte e nevojshme.

Edhe rezervat e kufizuara ruse në municione që godasin me saktësi të madhe, dhe pilotëve të aftë në përdorimin e tyre, nënkupton se avionët sulmues rusë kanë aftësi të kufizuara për të gjetur, identifikuar dhe goditur nga ajri trupat dhe automjetet ukrainase.

Morali i lartë dhe rezistenca e ashpër e shfaqur nga forcat ukrainase, bien në kontrast të fortë me performancën e ushtrisë ruse gjatë javës së parë të pushtimit. Sanksionet e rënda dhe izolimi diplomatik po i shkaktojnë kosto të mëdha qeverisë por edhe qytetarëve ruse.

Por pavarësisht dëmeve serioze gjeopolitike dhe ekonomike, gjasat që udhëheqja ruse të tërhiqet për shkak të arritjeve të saj të dobëta ushtarake deri më tani janë thuajse zero. Përkundrazi ushtria ruse do të vazhdojë thuajse me siguri qasjen që po ndjek tashmë në Kharkiv dhe Mariupol.

Ajo do t’i rikthehet përdorimit të armëve më të rënda dhe taktikave brutale të rrethimit urban, për të provuar thyerjen e vullnetit të ukrainasve për të luftuar. Mungesa e përgatitjes dhe e ushqimit, ilaçeve, ujit dhe municioneve nga qeveria ukrainase në javët para pushtimit, do ta përkeqësojë katastrofën humanitare që tashmë ka filluar.

Por forcat ruse do të bllokohen në një vend që është i bashkuar kundër tyre, për shkak të linjave të cenueshme të furnizimit, dhe duke u përballur me moralin e dobët, dhe me një fluks të shpejtë të armatimeve moderne që vjen vazhdimisht nga Perëndimi për forcat ukrainase. Javët e ardhshme mund të jenë edhe më katastrofike për ushtrinë ruse. Por ukrainasit po përballen tashmë me katastrofën, dhe faza tjetër e luftës do të jetë më e keqe.

Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

13 komente në “Tri dështimet e mëdha të ushtrisë së Putinit në Ukrainë, por a do ta çojnë këto drejt humbjes së luftës?”

  1. daja pri tirone says:

    Epo çudi e madhe mer jahu me nji kta rust , ngelen tuj u vra , duke humb tanke e aviona ene helikaptera , ushtaret pa buke ne kafe duke u dorezuar truma truma …..line mo hambargon nga e gjithe mileti mare rruzullit , ne kta dreq po veq tuj perparu ec e ec ne jon tuj i mor gjithe fshatnat ene qytetet ne rrjesht ????? Si ka munesi mer jahu pa ushtri jon tuj pushtu Ukrainen kta ??? Vallai veq kta kom pa ene digju qe humbin por perparojne …..e mer jahu dreq o pune …… sjom tu kuptu gjo une ,jo vallai …..o kom rreshkit una o nji keta qi na japin ksi haberesh !!!!!!!!!

    1. Poturet e Lymit says:

      Me ate humorin tend idiot, me te vertete te denje per « tironsit » e trashe, nuk mund ta kuptosh se Rusia e ka humbur qysh tani luften.

      1. tironsi says:

        Ky miku qe hiqet si Tirons, asht nji kaqol, qe nuk i duhet kujt.
        Tironsit kane qene me breza dhe vazhdojne te mbeten nji popull i bute dhe me zemer t’modhe.
        Gamore si puna e atij “dajes prej tirone” ka me cdo ven.
        Pse si thu tina, ne mos me pase gamore n’Tirone? Ene kush do ta baj ujin masanej?

      2. enter”” says:

        Vetem koqet dhe delet si ju akoma besojne traplliqet e medias.

        Rusia jo vetem po triumfon por po i tregon perendimit se jane ata humbesit dhe hipokritet me te medhenj.

        Dhe ta dish ti bukurosh, ate godinen afer reaktoritq berthamor e goditen ukrainasit sepse nga shperthimi do demtohej me shume popullsia ruse

        Rrofte

  2. Dragan iz Beograda says:

    Smrt Rusiji, Serbiji i Bjelorusiji. Slava Ukrajini.

  3. paradoxal says:

    Ukraina do qendroje! Por ajo gjithsesi ka nevoje per ndihmen e vullnetareve evropiane.
    Historia e saj eshte e ngjashme me rezistencen qe beri Arbri nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit ndaj dyndjes otomane para 500 vitesh. Edhe si atehere, Europa ishte ne gjume para kercenimit. Lufta e Shqiptareve i dha kohe Europes te organizohej per perballjen me otomanet.
    Ruset e sotem, si turqit e djeshem jane kercenim ne mos edhe me i rrezikshem. Uroj qe kjo rezistence heroike e Ukrainasve mos kete fatin tone. Si «shperblim» ne morem nga Europa ndarjen ne 6 copa.
    E kote te shtoj qe evropianeve nuk u besohet. Ata gjithmone i nxjerrin geshtenjat me duart e te tjereve. Njesoj si rruspiet me te perdala, respekt kane vetem per dhunuesit, gangsteret, horrat.
    Amerikanet jane me te drejte e pa hile. Mesa duket, jane te vetmit qe akoma kane principe ne kete planet.

    1. Turi says:

      Me nje ndryshim. Sepse Arberit ishin nga karhu Osman. Sot ukrainasit luftojne per Ukrainen.Ndersa Skenderbeu apo Gjergji sic thua ti ishte i vetem dhe i tradhtuar nga shqiptaret. Qe kur ai i shiti Krujen mbreterise ne Napolit.

  4. Simpatizanti says:

    Artikullshkruesi eshte i paqarte dhe kontradiktor ne vetvehte.
    Perkethyesi i ka bere lemsh problemet aq sa nuk kuptohet qartas ,difektet e sulmuesit apo mbrojtesit.Nuk dihet pse analisti eshte kaq i sigurte qe ushtria ruse do fitoje !

  5. Darra says:

    I tu t jap drejt Loku

  6. Ylli says:

    Ngadalesimi i avancimit sulmit rus ka ardhur si shkak se duan te shmangin humbjet e civileve ukrainas. Ky eshte shkaku edhe i atyre koridoreve te dakortesuara per largimin e civileve (numri i te cileve ne 10 dite ka kaluar mbi 1.200 000 ukrainas). Ky ngadalesim eshte perkthyer nga ky Justini prane oxhakut atje ku ngrohet si “…Efektivitet i jashtezakonshem i rezistences ukrainase…”

  7. El español says:

    Qaini hallin kaloresit se i varen kembet
    Si gjithmone , pipelli skipetar shkon nga fryn era.
    Te dhenat meren nga dy palet, e jo opinar sepse na pelqen.
    Te gjitha do sqarohen e shpejt, pastaj car do thuhet, apo do ndryshojme mendim
    Cdo shtet Mendon per popullin e tij, e ketu opidhionestet per politiken,

  8. Смерть росіянам! Слава Україні!
    Смерть русским! Слава Украине!

  9. enter”” says:

    Ukraina dhe nazistet qe ajo mbeshtet kane bere krime ndaj popullsise ruse ne Ukraine.

    Po te most ishte Rusia sot Europa….nejse nejse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje