Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është i njohur për ekzagjerimin e deklaratave të homologëve të tij, pasi kreu i shtetit serb theksoi se Serbia do të jetë vendi i parë në rajon që do të hyjë në Bashkimin Evropian.
“Por, nëse është e vërtetë që një vend që mbështet pushtimin rus dhe provokon tensione në rajonin e tij do të jetë i pari që do të hyjë në BE, është sinjali më i keq për BE-në, ka shkruar Ahmeti në Twitter.
Ndryshe Vuçiç, në një intervistë për televizionin serb Kurir ka theksuar se asnjë shtet nuk mund të futet në Bashkimin Evropian para Serbisë.
Madje ai tha se një mesazh të tillë ua ka përcjellë presidentëve të Francës dhe Turqisë, Emanuel Macron dhe Rexhep Tajip Erdogan, me të cilët ka biseduar në telefon.
“Kam biseduar me të gjithë liderët botërorë, sot me Macron-in dhe Erdoganin dhe u kam thënë të gjithëve se Serbia dëshiron paqen, të rritet ekonomikisht, të përparojë, të bëjë ndryshim në raport me të tjerët”, potencoi Vuçiç.
Po beheni si ata te krahines se koqevarise .
Serbia eshte partnere e frances dhe e gjermanise ju na tregoni peralla
E Fraces po ndersa per Gjermanine nuk besoj. Macroni eshte pro Rus dhe pro Serb.Franca asnjehere nuk e ka dashur Shqiperine me gjithe perpjekjet e Rames ne takimet e fundit me Presidentin e saj por gjithsesi asnjehere ne bote Serbia nuk mund te hyje perpara Shqiperise ne BE.
Evropa nuk nxjerr mësime nga përviojat e praktikat diplomatike të saj. Ajo me Serbinë do të bëjë të njējtat gabime taktike që bëri me Rusinë, e cila mirësjelljen dhe diplomacinë e butë të saj e llogariti si shfaqje të dobësisë së Evropës e kjo e çoi në delirin e besimit të moskundërshtimit ose të kundërshtimit formal të fillimit të luftës.