Sulmohen objektet shëndetësore në Ukrainë, OBSH jep alarmin: Shumë viktima dhe të plagosur

6 Mars 2022, 13:04Bota TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar disa sulme në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë, duke shkaktuar vdekje dhe lëndime të shumta.

Deklarata erdhi nga drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një postim në Tëitter, por pa dhënë  një shifër të saktë.

“Sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor ose punonjësve shkelin neutralitetin mjekësor dhe janë shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar,” shtoi ai.

.@WHO has confirmed several attacks on health care in #Ukraine, causing multiple deaths and injuries. Additional reports are being investigated. Attacks on healthcare facilities or workers breach medical neutrality and are violations of international humanitarian law. #NotATarget https://t.co/Wdc2jeoHIB

— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) March 6, 2022

Deri më tani, OBSH ka konfirmuar gjashtë sulme në objektet e kujdesit shëndetësor, që janë spitale apo qendra shëndetësore, tha kreu i zyrës së OBSH-së në Ukrainë, Jarno Habicht, për BBC të dielën, duke shtuar se sulmet prekin punonjësit e kujdesit shëndetësor që janë në vijën e parë.

Ajo që është e rëndësishme është “të respektohet edhe ligji humanitar për të siguruar korridore të sigurta, sepse nevojat shëndetësore të njerëzve po rriten çdo ditë dhe çdo orë, dhe është shumë, shumë e rëndësishme të sigurohet që të ketë një kalim të sigurt të medikamenteve dhe kirurgjisë”, shtoi ai.

Sipas Habicht puna e punonjësve të kujdesit shëndetësor është gjithnjë e më e vështirë për shkak të ofensivës ushtarake, pasi shumë prej tyre punojnë në strehimore për bomba.

Habicht e përshkroi situatën si “mjaft shkatërruese”, pasi sistemi i kujdesit shëndetësor tashmë po përballet me sfida të shumta shëndetësore, përfshirë Covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje