Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë një sugjerim për amerikanët sesi të sulmojnë Rusinë. Sipas tij ata duhet mbulojë avionët luftarakë me flamuj kinezë dhe të sulmojë Rusinë, duke thënë se kjo do t’i shtyjë rusët dhe kinezët të luftojnë njëri-tjetrin.
Duke iu drejtuar donatorëve kryesorë të Komitetit Kombëtar Republikan mbrëmë në New Orleans, Trump iu referua sërish luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kështu që ai parashtroi idenë se do të ishte mirë që SHBA-ja të maskonte avionët luftarakë F-22 me flamuj kinezë dhe të bombardonte “m… rus”, sipas një audio-regjistrimi audio të publikuar nga gazetari i Washington Post, Josh Dawsey.
“Dhe pastaj ne themi, Kina e bëri atë, ne jo. Pastaj ata fillojnë të debatojnë me njëri-tjetrin dhe ne ulemi e shikojmë”, shtoi Trump.
“Nën Bush, Rusia pushtoi Gjeorgjinë. Nën Obamën, Rusia pushtoi Krimenë dhe nën Biden, Rusia pushtoi Ukrainën. Unë mbeta i vetmi president i SHBA-së në shekullin XXI që Rusia nuk sulmoi askënd”, përfundoi ai.
Në prag të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Trump lavdëroi Vladimir Putinin, duke e quajtur atë një gjeni, e cila gjë shkaktoi reagime të ashpra tek demokratët dhe disa republikanë të shquar.
Oh sa kom qesh , si gjithmon njerzit e ktij sistemi te pa drejt mashtrusa intrigant , ku i shkon me dja plakut dreqit , kerkon te fusi ne ngaterres Rusin me Kinen , imagjinoni kush e drejton boten kudo , prandaj po shkon bota per lesh , nuk gjen dot dy udheheqsa shteti me koqe qe ti zgjidhin problemet si dikur , jan te ter te pa besushem mashtrusa alabak , nuk ka faj Putini qe thot qe skam me cilin bisedoj se nderrohen presidentet xhdo sezon çfar thot njeri nuk thot tjetri , sa lidhesh per diçka i vjen koha shpejt per ndrrim ne takimet e rradhes del fytyr tjeter me mendje tjeter , botes po i vjen fundi nga niveli mizerabel i poplitikanve , sistemi demokratik esht sistem i njerezve mashtrus me vese .