Ukrainasit rimarrin kontrollin e Chuhuiv

7 Mars 2022, 10:23Bota TEMA

Zyrtarët ukrainas thonë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv. Në një postim të dielën në mbrëmje, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e Kievit kishin rimarrë qytetin nga trupat ruse, duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave të Moskës gjatë betejës. Zyrtarët ukrainas deklaruan po ashtu se dy komandantë të lartë rusë u vranë.

Me një popullsi prej rreth 31,000 banorësh, Chuhuiv ndodhet në një vend strategjik, rreth 37 kilometra nga qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv. Ky i fundit është në shënjestër të bombardimeve të rënda ruse prej më shumë se një jave.

1 komente në “Ukrainasit rimarrin kontrollin e Chuhuiv”

  1. asd says:

    Me shtohet gjithnje e me shume besimi qe ukrainasit jane te pathyeshem.
    Njelloj si 300 spartane kunder hordhive greke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje